![]() |
|
TouchPadi 7-inçësh në gusht? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: TouchPadi 7-inçësh në gusht? (/thread-6129.html) |
TouchPadi 7-inçësh në gusht? - iceboy - 04-23-2021 ![]() HP ka zgjedhur prodhuesin e kontraktuar për tabletin e vet 7-inçësh të bazuar në webOS, dhe ky është Inventec, shkruan “Taiwan Economic News”. Tableti është i gatshëm për prodhim, ndërsa pritet që të fillojë të shitet kah mesi i gushtit, pohojnë burimet. Rezolucioni i ekranit të TouchPadit 7” është 1024 x 768 pixelë, që është njëjtë sikurse në modelin tashmë të prezantuar 9,7-inçësh. Me modelin e ri 78-inçësh HP-ja do t’u bëjë konkurrencë tabletëve me Android me diagonale më të vogël të ekranit. Inventec thuhet se ka marrë porosinë për rreth 400.000 dhe 450.000 copë TouchPad në muaj. Modeli më i madh 9,7” me çmim prej 500 dollarësh fillon të shitet në SHBA më 1 korrik. Për çmimet e modelit 7” nuk ka informata akoma. |