| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1495 online users. » 0 Member(s) | 1491 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461
|
|
|
| mousesports shtojnë karrigan |
|
Posted by: XLN7 - 08-28-2020, 10:35 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (1)
|
 |
Shtëpia e madhe gjermane, mousesports ka bërë të ditur se Finn "karrigan" Andersen është sjellë në skuadër.
Ekipi më parë këtë vit kishte bërë të ditur përvetësimin e Christian "Blizzard" Chmiel, me qëllim të kompletimit të ekipit të Counter-Strike, pas vdekjës tragjike dhe humbjës së Antonio "cyx" Daniloski.
Në gusht të këtij viti, mousesports konfirmuan se Chmiel do të futet në radhët e tyre dhe të mbroj ngjyrat e këtij ekipi për ESL Pro Series Germany 17, si dhe duke luajtur në IEM5 European Championship me të.
Vetëm para pak minutash, organizata e famshme njoftuan se Finn "karrigan" Andersen është sjellë në skuadër nga Full Gaming.
![[Image: 1206192066.92.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/886-medium/1206192066.92.jpeg)
Në një intervistë të realizuar nga mousesports.com, thuhet se Andersen e zotëron gjuhën gjermane shumë mirë, duke parë se nëna e tij është me origjinë gjermane. "Nuk do të ketë asnjë pengesë me gjuhën", lexon.
HLTV.org muajin e kaluar publikuan një artikull, ku deklarohej se Navid "Kapio" Javadi është duke menduar përfundimin e karierës. Lojtari i mousesports kishte thënë: "Muaji i ardhshëm do të jetë ndoshta i fundit në karierën time të Counter-Strike".
Veç kësaj, artikulli kishte zbuluar se të dy, Manuel "Tixo" Makohl dhe Fatih "gob b" Dayik janë në prag të largimit, ky i fundit më i sigurtë se i pari, por një deklaratë zyrtare nuk është bërë akoma.
![[Image: 1267710919.23.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2502-medium/1267710919.23.jpeg)
Me këtë që u tha, nuk është e pamundur që ekipi t'i nënshtrohet ndryshimeve pas ESL Pro Series Germany finals. Për tani, mousesports mban përbërjen prej gjashtë lojtarëve, që është si vijon:
Manuel "Tixo" Makohl
Roman "roman" Ausserdorfer
Fatih "gob b" Dayik
Navid "Kapio" Javadi
Christian "Blizzard" Chmiel
Finn "karrigan" Andersen
Duke parë se Andersen tani është jashtë Full Gaming, skuadra ka mbetur me Jack "wazorN" Henriksen, Michael "Friis" Jørgensen dhe Morten "suraNga" Jensen, që vetëm e forcon mundësinë e ndarjës së tyre.
|
|
|
| loord kërkon falje për sjellje të keqe |
|
Posted by: XLN7 - 08-28-2020, 12:56 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (1)
|
 |
Gjatë konferencës për shtyp këtë mëngjes, lojtarët e Frag eXecutors, Wiktor "TaZ" Wojtas dhe Mariusz "loord" Cybulski kanë kërkuar falje për atë që ndodhi në ndeshjen kundër WeMade FOX.
Para ndeshjes së tyre ndaj TyLoo, dy lojtarët e Frag eXecutors janë ulur në dhomën e shtypit, për të kërkuar zyrtarisht falje për atë që ishte shkruar në ndeshjen kundër WeMade FOX dje, ku Frag eXecutors humbën 16-14 në de_inferno.
Mariusz "loord" Cybulski, i cili dje shkroi "FUCKING CHINA" derisa po luante, kur ai iu ribashkua serverit, pasi pati probleme në ndeshjen kundër Koreano-Jugorëve, filloi me deklaratën e mëposhtme.
"Para se gjithash, dua të them se jam shumë emocional sigurisht. Së dyti, dua të kërkoj falje për të gjithë komunitetin kinez për atë që kam bërë dhe atë që kam thënë."
Para se përkthyesi ta përkthente atë se çfarë tha Cybulski, ai përfundoi duke thënë "Më vjen keq" në Mandarin.
Pastaj ai vazhdoi duke thënë:
"Pra nëse vërtetë doni të dini se çfarë mendoj unë për Kinën, ky është për mua një shtet ndryshe, por sigurisht është vend i mirë, dhe njerëzit këtu janë nga më ndihmuesit në botë."
"Unë e thashë atë, sepse isha i tërbuar me atë që ndodhi gjatë ndeshjes, që e theu vrullin tonë, kështu që ne nuk ishim në gjendje të ngriteshim përsëri dhe e humbëm lojën për shkak të kësaj."
"Unë nuk dua ti ofendoj ndjenjat e dikujt, veçanërisht të njerëzve kinez, kështu që më vjen vërtetë keq për atë që kam bërë."
Wiktor "TaZ" Wojtas gjithashtu komentoi në ngjarjen e djeshme, duke shpjeguar se lojërat elektronike janë shumë emocionale.
"Të gjithë e dinë se lojërat elektronike janë shumë emocionale dhe nganjëherë kur lojtarët janë shumë të koncentruar në lojë. Fitorja është aq e madhe saqë nganjëherë ju harroni gjërat e rëndësishme, si respektimin e shtetit tjetër dhe mendoj se për Frag eXecutors, ne kemi shumë respekt për qeverinë kineze, njerëzit dhe WEM. Ne mund të premtojmë që nuk do të ndodhë më."
Për sjelljen e tij, Mariusz "loord" Cybulski dje pranoi një paralajmërim nga organizatorët e WEM, si dhe në rregulloren e WEM shkruan si mëposhtë:
Të gjithë lojtarët pjesëmarrës duhet të tregojnë respekt dhe korrektësi. Një denim do t'i jipet nga zyrtarët e WEM, çdo lojtari i cili është i pandershëm. Lojtari mund të diskualifikohet për këtë arsye.
Frag eXecutors janë akoma duke luajtur në World e-Sports Masters 2010, shoqëruar kjo me fitoren e fundit të tyre kundër TyLoo.
|
|
|
| alex konfirmon pensionimin pas WEM |
|
Posted by: XLN7 - 08-27-2020, 10:18 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
Kapiteni i TyLoo, Zhengwei "alex" Bian ka konfirmuar për HLTV.org se ai do të pensionohet nga pro gamingu pas World e-Sports Masters 2010 në Hangzhou, Kinë.
Raporti i parë rreth largimit të kapitenit të TyLoo erdhi tri javë më parë, dhe sot, Zhengwei "alex" Bian mbante shënimin "last show" (shfaqja e fundit) në ndeshjen kundër Power Gaming. TyLoo siç e dimë e fitoi ndeshjen, por fakti se Bian përdori etiketën "last show" në lojë, na bëri neve që të pyesim kapitetin pas fitorës ndaj Power Gaming.
Gjatë konferencës pas ndeshjes, HLTV.org e pyeti kapitetin e TyLoo nëse përdorja e "last show" në lojë kundër Power Gaming, përfundimisht konfirmon largimin e tij pas turneut WEM . Në pyetje, Bian u përgjigj thjesht: "Po"
I pyetur për arsyen prapa pensionimit të tij, Bian deklaroi: "Unë jam thjesht shumë i vjetër të vazhdoj të luaj."
![[Image: 1288851956.44.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3055-medium/1288851956.44.jpeg)
I lindur më 29 shkurt 1982, kapiteni i ekipit TyLoo është aktualisht 28 vjeç dhe akoma luan, por vetëm deri më përfundimin e WEM 2010. Bian ka qenë në skenë për shumë vite, duke përfaqësuar wNv Gaming në sukeseset e vitit 2006, duke arritur në maje të WEG Masters dhe së fundi duke u larguar për të kaluar te TyLoo.
Kjo do të thotë se pas WEM 2010, TyLoo do të përbëhet nga këta lojtarë:
Chao "GoodRifle" Xue
BingYuan "tb" Li
Xi "karl" Wang
XueFeng "xf" Lai
Aktualisht nuk ka indikacione se çfarë do të ndodh me skuadrën e TyLoo pas WEM 2010, nëse ata do të gjejnë një kapiten të ri, apo do të bëhet shpërbërja e ekipit.
|
|
|
| Fjal te urta |
|
Posted by: UNname - 08-25-2020, 04:40 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (19)
|
 |
Qfar jane fjalet e urta dhe nga kush jane te shkruara ato?
Shprehni me dometheneset!
Disa fjal te urta:
Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Pune shume, e fjale pak.
Armikut mos ia trego te verteten. etj
|
|
|
| FACE2FACE fiton EPS IX France |
|
Posted by: XLN7 - 08-25-2020, 10:11 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
FACE2FACE janë shpallur kampionë të ligës franceze EPS, pas fitoreve kundër Millenium dhe LDLC.com.
Finalja e EPS league, që u zhvillua në kabinën e ESL brenda Paris Games Week, u luajtë ndërmjet tri ekipeve më të mira të sezonit të rregullt, që u ballafaquan me njëri-tjetrën në një fazë të grupeve, për të përcaktuar fituesin.
FACE2FACE dhe Millenium filluan fushatën e tyre në EPS Finals me fitoret 2-0 kundër LDLC.com, me të dy ekipet që pastaj takuan njëra-tjetrën në ndeshjen vendimtare.
Pasi fituan mapin e parë, de_inferno, në vazhdime (21-16), FACE2FACE e patën më të lehtë në de_nuke, duke mposhtur Millenium me rezultat 16-4.
Renditja Përfundimtare në EPS France IX :
1. FACE2FACE - €3,000
2. Millenium - €1,000
3. LDLC.com - €750
|
|
|
| wazorN flet për ndarjen e Full Gaming |
|
Posted by: XLN7 - 08-24-2020, 09:55 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
Jack "wazorN" Henriksen ka treguar për HLTV.org se lojtarët e Full Gaming janë duke menduar shpërbërjen e ekipit.
Gjigantët danez janë çrregulluar pas largimit të Timm "ArcadioN" Henriksen drejt mTw të dielën.
Me katër lojtarë në përbërje, ishte pritur që Full Gaming do të përpiqeshin t'a rindërtonin skuadrën duke shtuar një lojtar të ri, por Jack "wazorN" Henriksen ka treguar se nuk ka gjasa për një skenar të tillë.
"Ne vërtetë nuk jemi të sigurtë [çfarë të bëjmë], por duket se disa nga lojtarët duan të shkojnë në drejtimet e tyre, në vend që të qëndrojnë bashkë dhe të provojnë pa ArcadioN," tha ai për HLTV.org.
"ArcadioN nuk është një lojtar që ju vetëm e ndërroni ashtu, prandaj unë supozoj që disa nga lojtarët kanë menduar se do të duhet shumë punë, apo ata thjeshtë kanë dashur që të shkojnë në drejtime të ndryshme."
![[Image: 1283022271.37.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2891-medium/1283022271.37.jpeg)
I pyetur rreth kalimit të Timm "ArcadioN" Henriksen te mTw, "wazorN" deklaroi se ai nuk ishte i shokuar të shoh shokun e tij të ekipit të ndërroj anët.
"Ne kemi biseduar për këtë shumë herë dhe e kemi ditur se kishte një mundësi të madhe që kjo të ndodhte, kështu që nuk ishte me të vërtetë një surprizë e madhe për mua," tha ai.
Full Gaming arritën kulmin, herën e parë kur ata mposhtën mTw në kualifikimet daneze për WCG. Pas një fushate dëshpëruese në Los Angeles, ku ata u eleminuan në fazën e grupeve, ekipi u zgjuan, për të fituar DSRack LAN #3 dhe duke përfunduar në vendin e dytë në KGC #2.
Ish-ekipi p00nhandlers, janë aktualisht në vendin e dytë në grupin e tyre të IEM5 European Championship, me gjashtë pikë nga dy ndeshje, me të ardhmen e tyre në garë tani në dyshime.
I pyetur për planet e tij për të ardhmen, "wazorN" theksoi: "Unë nuk jam duke ndaluar me CS, sigurisht. Mendoj se do të provoj të mbledh këta nga ekipi që duan të luajnë, dhe ndoshta t'i bashkoj ata me disa talentë të rinj."
Full Gaming aktualisht ka:
Finn "karrigan" Andersen
Jack "wazorN" Henriksen
Michael "Friis" Jørgensen
Morten "suraNga" Jensen
|
|
|
| ArcadioN në vend të Sunde |
|
Posted by: XLN7 - 08-24-2020, 09:19 AM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
mTw kanë bërë të ditur se kanë vendosur të zëvendësojnë Christoffer "Sunde" Sunde me Timm "ArcadioN" Henriksen.
Kjo lëvizje e befasishme vjen vetëm pas më shumë se një jave pasi ekipin ishin pjesë e DSRack LAN #3 dhe Komplett Gamer Challenge #2, ku iu mohua një vend në finale në të dy turnet, pasi u mposhtën nga rivalet lokal Full-Gaming, në të dy rastet.
Sunde ishte me ekipin, që kur iu bashkua NoA nga Spirit of Amiga në vitin 2007, duke i ndihmuar ata në periudhën e tyre më të mirë në histori, me fitoret në turnet si KODE5, ESWC Masters dhe WCG.
Ai do të zëvendësohet nga Timm "ArcadioN" Henriksen, njëri nga dy lojtarët që ishin pjesë e ekipit vitin e kaluar, kur ai ishte në pushime në Afrikën e Jugut.
"Për një kohë të gjatë, më së tepërmi që kur Jonas (whimp) dhe Muhamed (mje) u larguan nga ekipi, ka pasur një atmosferë tjetër në ekip. Personalisht, ne nuk kemi kaluar shumë mirë kohët e fundit - dhe me rezultatet e fundit nga DSrack dhe Slaplive, ishte e çartë se diçka drastike duhej bërë," - tha Sunde për webfaqen e mTw.
"Ka pasur zgjidhje të ndryshme të propozuara, dhe në fund, ishte vendosur se pa mua në ekip, disa nga tensionet do të uleshin. Unë e kam konsideruar më parë mundësinë e largimit nga ekipi, sepse unë nuk ndjehesha 'në shtëpi' më - Ndjeva se ekipi ishte thyer dhe nuk pashë asnjë zgjidhje. Kjo padyshim është gjëja më e rëndë me të cilen duhet të përballem, por në të njejtën kohë kjo ndjehet edhe disi si lehtësim.
![[Image: 1283022222.73.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2891-medium/1283022222.73.jpeg)
"Nëse do të luaj apo jo CS, unë vërtetë nuk mund të jap një përgjigje të drejtë. Siç duket, duhet të filloj të shikoj diçka të re për të bërë tani, por pasioni im për CS nuk do të vdes kurrë. Nuk dua të them se kam ndonjë pritje, por në qoftë se paraqitet oferta e duhur apo mundësia, do t'a pranoj atë."
Henriksen, i cili ka lënë kampionët e DSRack, Full-Gaming për t'iu bashkuar ekipit të ri, ka ndihmuar mTw të përfundojnë në vendin e dytë në Arbalet Cup Europe, ku ai ka luajtur si zëvendësues.
Me Sunde që nuk gjindet më, duket se Martin "trace" Bang do të marrë rolin e sniper te mTw, gjë të cilën ai e ka bërë rrallë.
mTw tani ka këtë përbërje:
Alexander "ave" Holdt
Danny "zonic" Sørensen
Martin "trace" Bang
Oliver "minet" Minet
Timm "ArcadioN" Henriksen
|
|
|
|