![]() |
|
alex konfirmon pensionimin pas WEM - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: alex konfirmon pensionimin pas WEM (/thread-845.html) |
alex konfirmon pensionimin pas WEM - XLN7 - 08-27-2020 Kapiteni i TyLoo, Zhengwei "alex" Bian ka konfirmuar për HLTV.org se ai do të pensionohet nga pro gamingu pas World e-Sports Masters 2010 në Hangzhou, Kinë. Raporti i parë rreth largimit të kapitenit të TyLoo erdhi tri javë më parë, dhe sot, Zhengwei "alex" Bian mbante shënimin "last show" (shfaqja e fundit) në ndeshjen kundër Power Gaming. TyLoo siç e dimë e fitoi ndeshjen, por fakti se Bian përdori etiketën "last show" në lojë, na bëri neve që të pyesim kapitetin pas fitorës ndaj Power Gaming. Gjatë konferencës pas ndeshjes, HLTV.org e pyeti kapitetin e TyLoo nëse përdorja e "last show" në lojë kundër Power Gaming, përfundimisht konfirmon largimin e tij pas turneut WEM . Në pyetje, Bian u përgjigj thjesht: "Po" I pyetur për arsyen prapa pensionimit të tij, Bian deklaroi: "Unë jam thjesht shumë i vjetër të vazhdoj të luaj." ![]() I lindur më 29 shkurt 1982, kapiteni i ekipit TyLoo është aktualisht 28 vjeç dhe akoma luan, por vetëm deri më përfundimin e WEM 2010. Bian ka qenë në skenë për shumë vite, duke përfaqësuar wNv Gaming në sukeseset e vitit 2006, duke arritur në maje të WEG Masters dhe së fundi duke u larguar për të kaluar te TyLoo. Kjo do të thotë se pas WEM 2010, TyLoo do të përbëhet nga këta lojtarë: Chao "GoodRifle" Xue BingYuan "tb" Li Xi "karl" Wang XueFeng "xf" LaiAktualisht nuk ka indikacione se çfarë do të ndodh me skuadrën e TyLoo pas WEM 2010, nëse ata do të gjejnë një kapiten të ri, apo do të bëhet shpërbërja e ekipit. Re: alex konfirmon pensionimin pas WEM - fREELife - 08-27-2020 na kena deshtu n'jet :S kshyre kta tu dal naper media na kerka sjem :A Re: alex konfirmon pensionimin pas WEM - Lizardi - 08-28-2020 po ja nin shoqit ka bo pare , P: , GL TyLo.aleX |