![]() |
|
FACE2FACE fiton EPS IX France - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: FACE2FACE fiton EPS IX France (/thread-827.html) |
FACE2FACE fiton EPS IX France - XLN7 - 08-25-2020 FACE2FACE janë shpallur kampionë të ligës franceze EPS, pas fitoreve kundër Millenium dhe LDLC.com. Finalja e EPS league, që u zhvillua në kabinën e ESL brenda Paris Games Week, u luajtë ndërmjet tri ekipeve më të mira të sezonit të rregullt, që u ballafaquan me njëri-tjetrën në një fazë të grupeve, për të përcaktuar fituesin. FACE2FACE dhe Millenium filluan fushatën e tyre në EPS Finals me fitoret 2-0 kundër LDLC.com, me të dy ekipet që pastaj takuan njëra-tjetrën në ndeshjen vendimtare. Pasi fituan mapin e parë, de_inferno, në vazhdime (21-16), FACE2FACE e patën më të lehtë në de_nuke, duke mposhtur Millenium me rezultat 16-4. Renditja Përfundimtare në EPS France IX : 1. FACE2FACE - €3,0002. Millenium - €1,0003. LDLC.com - €750
|