eSportsKosova - Gaming Community
loord kërkon falje për sjellje të keqe - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: loord kërkon falje për sjellje të keqe (/thread-872.html)



loord kërkon falje për sjellje të keqe - XLN7 - 08-28-2020

Gjatë konferencës për shtyp këtë mëngjes, lojtarët e Frag eXecutors, Wiktor "TaZ" Wojtas dhe Mariusz "loord" Cybulski kanë kërkuar falje për atë që ndodhi në ndeshjen kundër WeMade FOX.

Para ndeshjes së tyre ndaj TyLoo, dy lojtarët e Frag eXecutors janë ulur në dhomën e shtypit, për të kërkuar zyrtarisht falje për atë që ishte shkruar në ndeshjen kundër WeMade FOX dje, ku Frag eXecutors humbën 16-14 në de_inferno.

Mariusz "loord" Cybulski, i cili dje shkroi "FUCKING CHINA" derisa po luante, kur ai iu ribashkua serverit, pasi pati probleme në ndeshjen kundër Koreano-Jugorëve, filloi me deklaratën e mëposhtme.

"Para se gjithash, dua të them se jam shumë emocional sigurisht. Së dyti, dua të kërkoj falje për të gjithë komunitetin kinez për atë që kam bërë dhe atë që kam thënë."

Para se përkthyesi ta përkthente atë se çfarë tha Cybulski, ai përfundoi duke thënë "Më vjen keq" në Mandarin.

Pastaj ai vazhdoi duke thënë:

"Pra nëse vërtetë doni të dini se çfarë mendoj unë për Kinën, ky është për mua një shtet ndryshe, por sigurisht është vend i mirë, dhe njerëzit këtu janë nga më ndihmuesit në botë."

"Unë e thashë atë, sepse isha i tërbuar me atë që ndodhi gjatë ndeshjes, që e theu vrullin tonë, kështu që ne nuk ishim në gjendje të ngriteshim përsëri dhe e humbëm lojën për shkak të kësaj."

"Unë nuk dua ti ofendoj ndjenjat e dikujt, veçanërisht të njerëzve kinez, kështu që më vjen vërtetë keq për atë që kam bërë."


Wiktor "TaZ" Wojtas gjithashtu komentoi në ngjarjen e djeshme, duke shpjeguar se lojërat elektronike janë shumë emocionale.

"Të gjithë e dinë se lojërat elektronike janë shumë emocionale dhe nganjëherë kur lojtarët janë shumë të koncentruar në lojë. Fitorja është aq e madhe saqë nganjëherë ju harroni gjërat e rëndësishme, si respektimin e shtetit tjetër dhe mendoj se për Frag eXecutors, ne kemi shumë respekt për qeverinë kineze, njerëzit dhe WEM. Ne mund të premtojmë që nuk do të ndodhë më."

Për sjelljen e tij, Mariusz "loord" Cybulski dje pranoi një paralajmërim nga organizatorët e WEM, si dhe në rregulloren e WEM shkruan si mëposhtë:

Të gjithë lojtarët pjesëmarrës duhet të tregojnë respekt dhe korrektësi. Një denim do t'i jipet nga zyrtarët e WEM, çdo lojtari i cili është i pandershëm. Lojtari mund të diskualifikohet për këtë arsye.

Frag eXecutors janë akoma duke luajtur në World e-Sports Masters 2010, shoqëruar kjo me fitoren e fundit të tyre kundër TyLoo.


Re: loord kërkon falje për sjellje të keqe - Lizardi - 08-28-2020

qysh re , po ska faj ky se kur je nervoz ski qka bon ja ki me ja sha nanen mja motren , amo ky e kish dhi bash , FUCKIN CHINESE , i ka sha gjysen e botes , 2 miliard veta , sdi qysh pe lajn hala me jetu , mrena 24 kan me eliminu uahauhauhahua


Ta falim loord ta falim