| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1493 online users. » 0 Member(s) | 1489 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| Institucionet qeveritare dhe përkrahja që mund të ofrojë HP |
|
Posted by: iceboy - 02-19-2021, 07:02 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
HP në një konferencë të organizuar sot në Prishtinë në ambientet e Hotel Emerald, u shfaq me disa prezantues mjaft me përvojë që trajtuan para të pranishmëve disa tema shumë interesante.
Franz Scherz, drejtor menaxhues pranë Hewlett-Packard (CDG – Country Developement Group, përfshihen tregjet e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, etj), që ka një përvojë të madhe të veprimit në tregjet tona, ishte prezantues i temës sesi qeveritë, shtetet dhe qytetarët mund të përfitojnë nga përdorimi i ICT-së. Sipas z. Scherz vendet që janë në zhvillim e sipër si Kosova mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i teknologjisë informative, mund të jenë më efikas, të reduktojnë kostot e operimit, të rrisin kursimet në buxhet nga veprime të menaxhuara, etj.
“Kriza financiare ka qenë stuhia e përkryer për të nxitur ndryshime” u shpreh z. Scherz në prezantimin e tij. “Qeveritë ndërruan qasjen dhe filluan të mendojnë më seriozisht për shpenzimet e tyre, për menaxhim më efikas të sektorëve publik dhe madje për të integruar teknologjinë informative më mirë në mënyrë që të modernizohen shërbimet”.
z. Scherz pati një prezantim mjaft të detajuar dhe shumë interesant, mbi implementimin e zgjidhjeve të ndryshme të HP në tregjet tjera të botës, mbi automatizimin e proceseve të ndryshme të shërbimeve të ofruara nga institucionet e shteteve, mbi ndryshimet e tjera në treg, etj.
Shërbimet këshilluese të HP
Sonja Rnjak, Technology Service Sales pranë HP CDG u shfaq me një përshkrim më të afërt në lidhje me Shërbimet Këshilluese Teknologjike të HP duke vënë në pah disa detaje shumë konkrete mbi shpenzimet në mirëmbajtje dhe implementim të teknologjive të reja nga ana e institucioneve të ndryshme. “Sot 70% e buxhetit të dedikuar për investime teknologjike, shkon për mirëmbajtje ndërsa vetëm 30% që mbetet mund të shfrytëzohet për teknologji të re. Kjo duhet të ndryshojë”.
Stojce Dimov, Presales Consultant, Enterprise Server & Storage gjithashtu pranë HP CDG, që ligjëroi mbi “Infrastrukturën më të mirë Cloud për sektorin publik, përfshirë Blade System Matrix”, ngjalli një interes të veçantë për audiencën, veçanërisht për faktin se Cloud është teknologjia e re prej së cilës pritet shumëçka në të ardhmen dhe se paralel me zhvillimet e tregjeve të botës edhe shtetet si Kosova duhet të vënë në konsiderim investimet në këtë drejtim për shkak se kjo redukton kostot operative, dhe rrit dukshëm efikasitetin.
Ndërsa ligjërata e fundit ishte “Titaniku”, por që nuk kishte të bënte me filmin por me një krahasim argëtues dhe të detajuar mbi problemet dhe anashkalimin e problemeve kritike në kompanitë e IT-së si me rastin e fundosjes së anijes Titanik. Ruta Kurselyte, Software Territory Account Manager pranë HP CDG, tregoi se format e këtilla të qasjes ndaj tregut për të tentuar të ofrohet përshtypje maksimale për mediet janë të gabuara, dhe sipas saj me rastin e Titanikut që ka tentuar të bie në qendër të vëmendjes për mediet, kjo është arritur 100%. “Titaniku u fundos. Ishin titujt e medieve, dhe kjo tregoi se synimi për të rënë në sy të medieve u arrit”. Sipas saj qasje të këtilla nga kompanitë e IT-së duhet gjithsesi të evitohen.
Në publikimin e radhës të revistës CIO Albanian do të ketë një prezantim më të detajuar të kësaj konference, dhe gjithashtu një intervistë ekskluzive me z. Franz Scherz i cili dha disa këshilla shumë interesante për vet shtetin e Kosovës, që mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme në treg. /pcworldalbanian
|
|
|
| Më në fund “zbardhet” iPhone 4 |
|
Posted by: iceboy - 02-19-2021, 07:01 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Në ditën kur Apple debutoi versionin e bardhë të vonuar të iPhone 4, departamenti i marketingut gozhdoi historikun e turbulluar të këtij produkti. “Më në fund” u shkrua në titullin e madh, ndërsa në faqen <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.apple.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.apple.com</a><!-- w --> u shfaq fotografia që po shihni në të majtë.
Modeli i bardhë ishte paraparë që të debutojë përkrahë modelit të zi të iPhone 4 që ishte lansuar në qershor të vitit të kaluar. Por komplikimet në procesin e dizajnit që zgjatën për më shumë se 10 muaj, shtynë debutimin e deri në ditën e sotme.
Në testimet e para me modelin e bardhë të iPhone 4 pati edhe probleme teknike, siç ishte rasti me fotografi të turbullta, për shkak se proximity sensor që detekton kur celulari mbahet afër kokës së dikujt dhe fikë ekranin e ndjeshëm në prekje për të kursyer baterinë dhe për të mos hapur pa dashje aplikacione, po çrregullohet për shkak të bardhësisë. E vet Apple e quajti dizajnimin e versionit të bardhë si një sfidë.
Brian White, zyrtarë i Apple ka theksuar se duhet falënderuar të gjithë ata që kanë pritur derisa janë rregulluar gjërat si duhet. Ai pret që Apple të shet prej 1 deri në 1.5 milion çdo tre muaj derisa të shpaloset modeli i ri iPhone 5.
Ndërsa për sa i përket shitjes, iPhone 4 i bardhë veçse ka filluar të shitet në SHBA dhe radhët e njerëzve për të blerë atë nuk kanë munguar. /pcworldalbanian
|
|
|
| Apple para Microsoft edhe me profit |
|
Posted by: RaydeN - 02-19-2021, 04:39 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Profiti i tre-mujorit të fundit të kompanisë Apple për herë të parë e ka kaluar atë të rivalit të saj Microsoft pas 14 vitesh.
Këto rezultate Apple i ka arritur duke iu falënderuar performancës së mirë globale, gjatë viteve të kaluara.
Edhe pse të hyrat e përgjithshme të kompanisë Apple i kishin kaluar ato të Microsoft në tre-mujorin e parafundit, kjo e fundit prapseprap kishte mbetur lider në profitin e arritur për një tremujor.
Mirëpo, kësaj radhe Apple ka arritur që ta tejkalojë rivalin e saj edhe sa i përket profitit.
Gjatë ditës së sotme, Microsoft ka njoftuar se profiti neto i kompanisë ka arritur në 5.23 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2011.
Ndërsa, në anën tjetër, Apple jaën e kaluar kishte njoftuar se profiti i saj neto është 5.99 miliardë dollarë. Vlera tregtare e Apple tani është 100 miliardë dollarë më e madhe sesa ajo e Microsoft
|
|
|
| Laptopi me videoprojektor të instalua |
|
Posted by: RaydeN - 02-19-2021, 12:08 PM - Forum: IT Zone
- Replies (4)
|
 |
Duke parë kërkesat e larta për videoprojektor në tregun japonez, kompania “Fujitsu” ka prezantuar laptopine tij më të ri “Lifebook S761/C” me videoprojektor të integruar.
Ky model që ka një ekran LCD 13.3 inch, projekton një figurë me cilësi të larë me një rezolucion 1366 x 768 përmes pajisjes që e ka të instaluar në anën e djathtë të laptopit.
Por surpriza e “Fujitsu” nuk përfundon këtu. Ky laptop ka një memorje të integruar 160 GB, Intel Core i5-2520M CPU, 1GB/RAM dhe Windows 7 Professional. Prototipi “Lifebook S761/C” do të hidhet në tregun japonez në Maj të këtij viti dhe do të kushtojë 2,690 $.
|
|
|
| Kinezët përdorin rrjetet sociale më shumë se amerikanët |
|
Posted by: RaydeN - 02-19-2021, 12:05 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Përderisa në Kinë, rrjetet më të famshme sociale janë Youku, Tudou, dhe Sina Micro-blog, dhe këtu nuk bën pjesë Facebook, kinezët kanë shkallë më të lartë penetrimi në rrjetet sociale, dhe si faktor kryesor është madhësia e popullsisë.
Të paktën, kështu thuhet sipas raportit të ri të Netpop Research, i cili krahason rrjetet sociale amerikane me ato kineze.
Studimi i Netpop thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 169 milionë banorë përdorin internetin brezëgjerë, në Kinë kjo shifër arrin në 411 milionë banorë, të cilët shpenzojnë më shumë se 4.8 orë në ditë në internet, krahasuar me 4.2 orë që shpenzojnë amerikanët.
Netpop gjithashtu thotë se 93 për qind e kinezëve mbi moshën 13 vjeçare kontribuojnë online, ose vënë në shifra 382 milionë banorë, për dallim prej 73 për qind të amerikanëve që e bëjnë këtë gjë, ose 132 milionë banorë përkatësisht.
Gjithashtu, në studimin e Netpop thuhet se qytetarët e Kinës kanë qenë më të prirur të marrin pjesë në çdo aktivitet në rrjetet sociale, krahasuar me amerikanët që kanë shkallë më të ulët të pjesëmarrjes në këtë aktivitet
|
|
|
| Google lëshon Chrome 11 |
|
Posted by: RaydeN - 02-19-2021, 12:03 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Gjatë ditës së sotme ka lansuar versionin e ri dhe stabil të shfletuesit të saj Chrome, ndërsa duket se ky shfletues do të jetë mes nesh edhe për një kohë të gjatë.
Njëri prej funksioneve kryesore të Chrome 11 është mundësia e transformimit të zërit në tekst, ndërsa Google u ka mundësuar zhvilluesve të inkuadrojnë aplikacionet e uebit këtë funksion të ri, i cili duket të jetë mjaft interesant.
Në një faqe të caktuar e cila e përdor këtë funksion është ikona mbi të cilën duhet të klikohet, ndërsa më pas përdoruesi duhet të flas përmes mikrofonit të kompjuterit për të incizuar një audio fajll.
Përmbajtja e cila incizohet më pas konvertohet në tekst, ndërsa shfletuesi automatikisht e vendos tekstin në fushën e përcaktuar.
Risitë tjera në Chrome 11 përfshijnë edhe 3D CSS, përmirësimin e “krimbave” gjatë printimit virtual, azhurnime të sigurisë në Adobe Flash brenda Chrome dhe përmirësime tjera të kërkuara nga përdoruesit.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që thuhet se Chrome ka edhe 25 veçori të reja të cilat nuk kanë qenë pjesë e versioneve paraprake.
|
|
|
| Asus në vjeshtë del me “Transformer” |
|
Posted by: RaydeN - 02-19-2021, 12:02 PM - Forum: IT Zone
- Replies (2)
|
 |
Në vjeshtë kompania “Asus” ka hedhur në treg Androidin e tij “The Asus Transformer”, një pajisje që nga një laptop shndërrohet në një tablet.
Ky prototip ka një procesor Nvidia Tegra 2 me 1GB/Ram, një memorie të integruar 16 GB, e cila ka mundësi të rritet pasi ky Android ka edhe portë për një kartë microSD. “The Asus Transformer” ka kamerën frontale 1.2 mega-piksel dhe një tjetër të instaluar nga pjesa e pasme e tabletit, me një rezolucion 5 mega-piksel.
Por këtij tableti mund t’i bashkohet edhe tastjera. Nëse kjo e fundit montohet, atëherë rriten edhe orët e punës së këtij androidi nga 9.5 në 16 orë.
Në tastierë ka gjithashtu lexues karte SD dhe dy porta USB-je. Çmimi i këtij modeli të “Asus” është 399$.
|
|
|
|