![]() |
|
Apple para Microsoft edhe me profit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple para Microsoft edhe me profit (/thread-3786.html) |
Apple para Microsoft edhe me profit - RaydeN - 02-19-2021 Profiti i tre-mujorit të fundit të kompanisë Apple për herë të parë e ka kaluar atë të rivalit të saj Microsoft pas 14 vitesh. Këto rezultate Apple i ka arritur duke iu falënderuar performancës së mirë globale, gjatë viteve të kaluara. Edhe pse të hyrat e përgjithshme të kompanisë Apple i kishin kaluar ato të Microsoft në tre-mujorin e parafundit, kjo e fundit prapseprap kishte mbetur lider në profitin e arritur për një tremujor. Mirëpo, kësaj radhe Apple ka arritur që ta tejkalojë rivalin e saj edhe sa i përket profitit. Gjatë ditës së sotme, Microsoft ka njoftuar se profiti neto i kompanisë ka arritur në 5.23 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2011. Ndërsa, në anën tjetër, Apple jaën e kaluar kishte njoftuar se profiti i saj neto është 5.99 miliardë dollarë. Vlera tregtare e Apple tani është 100 miliardë dollarë më e madhe sesa ajo e Microsoft |