02-19-2021, 07:01 PM
Në ditën kur Apple debutoi versionin e bardhë të vonuar të iPhone 4, departamenti i marketingut gozhdoi historikun e turbulluar të këtij produkti. “Më në fund” u shkrua në titullin e madh, ndërsa në faqen <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.apple.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.apple.com</a><!-- w --> u shfaq fotografia që po shihni në të majtë.
Modeli i bardhë ishte paraparë që të debutojë përkrahë modelit të zi të iPhone 4 që ishte lansuar në qershor të vitit të kaluar. Por komplikimet në procesin e dizajnit që zgjatën për më shumë se 10 muaj, shtynë debutimin e deri në ditën e sotme.
Në testimet e para me modelin e bardhë të iPhone 4 pati edhe probleme teknike, siç ishte rasti me fotografi të turbullta, për shkak se proximity sensor që detekton kur celulari mbahet afër kokës së dikujt dhe fikë ekranin e ndjeshëm në prekje për të kursyer baterinë dhe për të mos hapur pa dashje aplikacione, po çrregullohet për shkak të bardhësisë. E vet Apple e quajti dizajnimin e versionit të bardhë si një sfidë.
Brian White, zyrtarë i Apple ka theksuar se duhet falënderuar të gjithë ata që kanë pritur derisa janë rregulluar gjërat si duhet. Ai pret që Apple të shet prej 1 deri në 1.5 milion çdo tre muaj derisa të shpaloset modeli i ri iPhone 5.
Ndërsa për sa i përket shitjes, iPhone 4 i bardhë veçse ka filluar të shitet në SHBA dhe radhët e njerëzve për të blerë atë nuk kanë munguar. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)



