eSportsKosova - Gaming Community
The Asus Transformer - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: The Asus Transformer (/thread-3772.html)



The Asus Transformer - dARK-iNSPIRATION - 02-19-2021

[Image: f.0428105315891_210.jpg]


Në vjeshtë kompania “Asus” ka hedhur në treg Androidin e tij “The Asus Transformer”, një pajisje që nga një laptop shndërrohet në një tablet.
Ky prototip ka një procesor Nvidia Tegra 2 me 1GB/Ram, një memorie të integruar 16 GB, e cila ka mundësi të rritet pasi ky Android ka edhe portë për një kartë microSD. “The Asus Transformer” ka kamerën frontale 1.2 mega-piksel dhe një tjetër të instaluar nga pjesa e pasme e tabletit, me një rezolucion 5 mega-piksel.

Por këtij tableti mund t’i bashkohet edhe tastjera. Nëse kjo e fundit montohet, atëherë rriten edhe orët e punës së këtij androidi nga 9.5 në 16 orë.
Në tastierë ka gjithashtu lexues karte SD dhe dy porta USB-je. Çmimi i këtij modeli të “Asus” është 399$. fount / Telegrafi /