| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1493 online users. » 0 Member(s) | 1489 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462
|
|
|
| Si te krijojm Logo me (LH-Logo) |
|
Posted by: Obsession - 02-21-2021, 10:47 AM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
- Replies (8)
|
 |
-Djema e bona 1 video thash tjuv ndihmoj se dikush nuk din me bo logo per cs ka hala qe sdin.
-Une e bona me programin e LH se me HLTAG Converter e kom bo tasht e bona me LH-Logo
Rregullat e LH-Logo jan kto:
Foto duhet me qen me format .bmp
Edhe sduhet me ndrru emrin ne optsion po ne console.
-Ktu e kini videon:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=j9wzo2yAu8k[/youtube]
Regards
^^^
(-_-)
Obsession
|
|
|
| Flisni në Facebook Chat nga Windows Live Messenger dhe Hotma |
|
Posted by: iceboy - 02-20-2021, 07:04 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (1)
|
 |
Për të mundësuar dhe ndërlidhur Facebook Chat-in në Windows Live Messenger dhe/ose Messengerin e Hotmail, përdoruesit duhet të lidhin llogarinë e tyre që e kanë në Facebook me atë që e kanë në Windows Live dhe të përzgjedhin kutinë “Chat with my Facebook friends in Messenger” për t’ia dhënë pëlqimin e vet rrjetit Facebook.
Përcjellni udhëzimin e mëposhtëm që do të ju tregojë se si të komunikoni me shokët në Facebook përgjatë Hotmail ose Windows Live Messenger.
Në pjesën e sipërme të dritares në Hotmail, shkoni te Messenger dhe klikoni Profile.
Në pjesën e majtë, nën seksionin “Connect To”, zgjedhni në Connect dhe pastaj Facebook.
Ngjashëm, nën “Messenger social”, klikoni në ikonën e Facebook brenda kutisë “Connect your services”.
Përzgjedhni opsionin Chat with my Facebook friends in Messenger nën seksionin “Share on Windows Live” dhe klikoni Connect.
Kyçuni në Facebook, nëse është e nevojshme, dhe klikoni në Allow kur kërkohet leja.
Quote:Burimi: Nga Fatos Morina, per PcworldAlbanian 2011
|
|
|
| Si të krijoni një System Restore Point në Windows 7? |
|
Posted by: iceboy - 02-20-2021, 07:48 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Nëse jeni duke bërë ndonjë ndryshimin në kompjuterin tuaj si instalimi ndonjë softueri të ri, ndonjë pamje të desktopit, ose duke bërë ndonjë ndryshim në regjistër ose në ndonjë softuer tjetër, ju mund të keni nevojë që të krijoni një pikë për rikthim të sistemit. Me ndihmën e rikthimit të sistemit nga një pikë e caktuar, ju mund të largoni ndryshimet e ndërmarrja, nëse ju shkon keq ndonjë gjë, ose nëse ju pëlqejnë ndryshimet që ju i keni bërëdhe dëshironi ta bëni një përmirësim të shpejtë.
Për të krijuar një pikë, të cilën mund ta përdorni për rikthim, përcjellni hapat e mëposhtëm:
1. Klikoni në pullën Start, shkruani create restore dhe klikoni në Create a restore point.
2. Në kutinë e paraqitur për System Properties, klikoni Create
Shkruani një emërtim për pikën e lartpërmendur dhe kilikoni Create
Pritni derisa Windows krijoni një pikë për rikthim të sistemit tuaj. Në fund do të merrni porosinë “The restore point was created successfully.”
Dhe këshu mund të krijoni një pikë për rikthim. Tashmë mund të kryeni ndonjë veprim, për të cilin nuk keni qenë të sigurt se mund të shkojë mirë, ose të ju pëlqejë.
[info]Burimi: Nga Fatos Morina per PcworldAlbanian 2011 [/info]
|
|
|
| Themeluesit e YouTube blejnë faqen Delicious |
|
Posted by: RaydeN - 02-20-2021, 07:16 AM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Themeluesit e YouTube e kanë blerë faqen e famshme Delicious, nga Yahoo, e cila poashtu e kishte blerë më herët, por vendosi që mos ta mbajë më.
Dy themeluesit e shërbimit të famshëm të videos, YouTube, Chad Hurley dhe Steve Chen e kanë blerë faqen Delicious, e cila merret me regjistrimin dhe ruajtjen e faqeve të preferuara të internetit.
Delicious ishte konsideruar si faqja më premtuese e erës ueb 2.0, dhe mu për këtë Yahoo kishte vendosur ta blerë atë për një çmim prej 30 milionë dollarësh.
Mirëpo, më pas dukej se Yahoo nuk mund ta zhvillonte atë, prandaj ajo vendosi që ta shesë ose ta mbyll krejt faqen.
Një postim i publikuar në blogun zyrtar të Delicious thotë se Hurley dhe Chan “kanë vendosur që t’i mundësojnë miliona përdoruesve të shkëmbejnë përvojën e tyre të internetit me botën. Ata janë të vendosur që ta përmirësojnë dhe zhvillojnë këtë shërbim edhe më tutje”
|
|
|
| HTC me 200 për qind rritje |
|
Posted by: RaydeN - 02-20-2021, 07:16 AM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil, HTC, modelet e së cilës ne po i shohim tashmë edhe në tregun kosovar, ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme brenda vitit të fundit.
Rezultatet e tremujorit të parë të HTC’së janë shumë pozitive dhe për këtë, kompania ka shumë arsye të gëzohet. Sipas këtyre rezultateve financiare, thuhet se HTC ka arritur të gjenerojë 517.21 milionë dollarë profit të pastër, ose 200 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Shitja e modeleve të telefonave si Inspire 4G, Thunderbolt, EVO Shift 4G, dhe Incredible S kanë qenë ndër arsyet kryesore për këtë rritje të shpejtë, ndërsa këtë e kanë ndihmuar edhe modelet tjera si Wildfire dhe ChaCha.
HTC ka arritur të shesë 9.7 milionë telefona mobil në këtë periudhë kohore, ndërsa kjo edhe një herë na tregon se dizajni i bukur por edhe emrat interesantë të cilët i mban secili nga modelet e kësaj kompanie janë forma interesante të tregtimit të cilat paguhen mirë.
|
|
|
| Kompjuteri |
|
Posted by: ArlindXh - 02-19-2021, 09:16 PM - Forum: IT Zone
- Replies (17)
|
 |
Kompjuteri (latinisht computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.
Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.
Superkompjuterët
Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.
Kompjuterët Mainframe
Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.
Thënie
"Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
"Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
"Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
"Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
"Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
"Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry
|
|
|
|