![]() |
|
Kompjuteri - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Kompjuteri (/thread-3800.html) Pages:
1
2
|
Kompjuteri - ArlindXh - 02-19-2021 Kompjuteri (latinisht computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik. Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate. Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme. Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë. Superkompjuterët Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut. Kompjuterët Mainframe Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj. Thënie "Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen "Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov "Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine "Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard "Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry "Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry Re: Kompjuteri - shadowi - 03-23-2021 nice work man. Re: Kompjuteri - CowyFite - 04-23-2021 GOOD JOB Re: Kompjuteri - blendd. - 05-03-2021 GJ Bravoo man Re: Kompjuteri - SannctuM; - 06-01-2021 Good Joob ! Re: Kompjuteri - chAmmpzz.~ - 06-03-2021 CowyFite Wrote:GOOD JOB Re: Kompjuteri - PAiN. - 07-10-2021 CowyFite Wrote:GOOD JOB Re: Kompjuteri - ruSkov - 07-10-2021 CowyFite Wrote:GOOD JOB Re: Kompjuteri - LoteXxX - 07-27-2021 SannctuM; Wrote:Good Joob ! |