| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 437 online users. » 0 Member(s) | 435 Guest(s) Applebot, Google
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 322
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,595
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,198
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 677
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645
|
|
|
| Ekskluzive: Modelet e reja të HTC, Samsung e Nokia në IPKO? |
|
Posted by: iceboy - 02-23-2021, 02:11 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Burime të PCWorld Albanian të afërta me operatorin e telefonisë mobile IPKO, thonë se kjo e fundit është duke përgatitur disa oferta të reja për konsumatorët e rinj si dhe ata ekzistues.
Sipas këtij informacioni thuhet se IPKO do të ofrojë pako të ndryshme që përfshijnë edhe telefonat e fundit mobil, që ofrohen nga operatorët e mëdhenj botëror, ndërsa në mesin e celularëve të rinj që do të ofrohen së shpejti për shitje do të jenë modelet e reja të Nokia, HTC, LG, Samsung dhe brende tjera të cilat kërkohen në treg.
Madje sipas burimit tonë, edhe modeli më i fundit Galaxy S II do të jetë në ofertë për konsumatorët e këtij operatori. Për të gjithë ata që nuk i dinë karakteristikat e këtij modeli, ia vlen të thuhet se Samsung Galaxy SII posedon ekranin e ndjeshëm në prekje Super Amoled Plus me 4.3 inç, opsionin për pagesa (NFC), incizim në Full HD me 1080p, procesorin dual-core me 1.2GHz, qasje në VPN, kamerën e pasme me 8MP, LED ndriçues e çka jo tjetër.
Shitja e tyre, është thënë për PCWorld Albanian se do të bëhet në forma të ndryshme, dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe mundësi të blerjes së pakove telefonike që ofrohen së bashku me celularin, duke lehtësuar kështu mundësitë e blerjes së këtyre celularëve të shtrenjtë për secilin konsumatorë.
Përderisa ky është një lajm shumë i mirë për tregun e Kosovës, që është mbingarkuar me shitje ilegale të celularëve të prodhuesve të ndryshëm, gjërat ende duhet të konfirmohen sepse detajet e ofruara janë jo zyrtare dhe zyrtarët e IPKO’s kanë hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka rreth kësaj për PCWorld Albanian.
Megjithatë në momentin që do të dëgjojmë diçka të re, ju lexues të PCWorld Albanian do të jeni të parët që do të informoheni. Burimi
|
|
|
| RIM me një BlackBerry më trim |
|
Posted by: iceboy - 02-23-2021, 02:10 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Edhe pse Resarch in Motion ka përjetuar rënie të pjesëmarrjes së saj në treg dhe gjithashtu ka hasur në vështirësi të konkurrimit me Android dhe iOS, kompania kanadeze ka prezantuar dy modele të reja në kuadër të linjës BlackBerry dhe me këtë rast është prezantuar edhe një rifreskim i sistemit operativ.
BlackBerry Bold 9900 dhe 9930 kanë që të dy ekran VGA (640 x 480) të ndejshëm në prekje, dhe të cilët përkrahën nga tastiera e plotë QWERTY të cilën e kanë pothuajse të gjitha modelet BlackBerry. Këto modele të reja janë më të hollat në kuadër të kësaj linje me vetëm 10.5 mm trashësi, ose pak më të trashë sesa iPhone që është vetëm 9.4 mm i trashë.
Në brendi modelet kanë procesor 1.2 GHz me përkrahje për HSPA+ për rrjete 4G, megjithëse nuk ka ndonjë detaj rreth asaj sesa do të ndikojë kjo fuqi në aspekt të jetëgjatësisë së baterisë. OS 7 (sistemi i ri operativ) do të veçohet me një JavaScript më të shpejtë dhe përkrahje për HTML5, si shtesë ndaj funksionaliteteve të prezantuara me OS 6.
Një veçori tjetër shtesë do të jetë edhe shtimi i BlackBerry Balane, një softuer që lejon një ndarje mes të dhënave personale dhe të biznesit (që do të thotë se ju mund të përdorni më lehtë edhe Twitter-in edhe Facebook-un). Kjo veçori paraqet një lëvizje të mençur të RIM për të mos u kufizuar vetëm në klientët e nivelit të biznesit. Kjo ndoshta do të ndihmojë kompaninë që të fitojë disa pikë bonus kur dëshiron të tërheq kompani që kërkojnë celularë të mençur për punëtorët e tyre.
Por megjithatë sipas të dhënave nga Nielson pjesëmarrja në treg e RIM ka rënë në 15%, ndërsa konkurrenca është larg para; iPhone me 25% dhe Android me 50%. /pcworldalbanian
|
|
|
|