| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 92000 online users. » 0 Member(s) | 91996 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 26
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 40
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 221
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 578
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 570
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 392
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,380
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,189
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,062
|
|
|
| Designed by Gamers në votat finale |
|
Posted by: Jo :) - 02-25-2021, 02:57 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (7)
|
 |
Kemi mbërritur deri në votimin per miun e ri të quajtur "Designed by Gamers", ku në votë duhet vendosur për të përcaktuar ngjyrën për miun e ri SteelSeries.
Filloi me tetë, javën e kaluar fusha ishte shkurtuar në katër dhe sot në finale janë vetëm dy ngjyra. Në anën e sipërme të votimeve është miu me ngjyrë zi/porokalli, ndërsa ai me ngjyrë kuq/bardhë ne pjesën e poshtme te votimeve.
Kjo do të thotë se është tani është në një betejë mes të miut zi/portokalli dhe kuq/bardhë, për të cilat ngjyra do të kremtoj miun tjetër SteelSeries, i vendosur për të arritur në fund të këtij viti.
Miu me ngjyrë zi/portokalli.
Miu me ngjyrë kuq/bardhë.
Pra, të cilin dizajn duhet të fitojë? Vizito faqen e SteelSeries dhe hedhni votën tuaj tani. Duke hedhur votën tuaj, ju do të hyni në konkurs, ku tre lojtarë me fat do të marrin një koleksion të plotë të pajisjeve nga SteelSeries. Një g33k shtesë me fat do të fitojë një pc të fuqishëm të ri Shuttle PC H7.
|
|
|
| Google, kompania më e vlefshme në SHBA |
|
Posted by: RaydeN - 02-25-2021, 07:07 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: googlebt.jpg]](http://img94.imageshack.us/img94/9753/googlebt.jpg)
Sipas anketës së realizuar nga kompania e hulumtimeve Harris Interactive, thuhet se Google është kompania më e vlefshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në anketën me më shumë se 3,000 respondentë janë vlerësuar kompanitë e më shumë se 20 industrive, duke përfshirë edhe ato me ndikim të madh financiar si dhe të tjerat që merren me përgjegjësinë sociale.
Në këtë listë të kompanive më të mëdha amerikane, kanë dominuar kompanitë e teknologjisë së lartë, ku Google është lider, ndërsa më pas vijojnë të tjerat e Apple (në vendin e pestë), Intel (6), Amazon (8), Sony (14) dhe Microsoft (16).
Rezultatet më të dobëta kanë marrë bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, si dhe kompanitë e naftës. Në fund të kësaj liste gjenden kompanitë si AIG, BP dhe Bank of America.
|
|
|
| Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet |
|
Posted by: RaydeN - 02-24-2021, 10:59 AM - Forum: IT Zone
- Replies (2)
|
 |
![[Image: galaxy2seine.jpg]](http://img863.imageshack.us/img863/6845/galaxy2seine.jpg)
Samsung ka paralajmëruar se modeli i saj i ri i telefonit të mençur, Samsung Galaxy S2 është i pajisur me Gorilla Corning Glass, që do të thotë se ky model posedon ekranin i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve të ndryshme.
Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480 x 800 piksel, si dhe procesorin me 1.2GHz.
Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.
Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.
Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi
|
|
|
| Detaje të reja rreth Windows 8... Windows App Store? |
|
Posted by: iceboy - 02-24-2021, 04:32 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Në internet qarkulluan disa thashetheme interesante në lidhje me Windows 8 dhe njëra prej tyre potenconte një App Store në kuadër të sistemit të ardhshëm të Microsoft.
Por tani sipas një dokumenti të ri të publikuar në Windows&Italia thuhet se ky dyqan i aplikacioneve do të jetë i ngjashëm me Apple App Store, dhe do të ofrojë në pah vlerësime, analiza dhe të dhëna prej zhvilluesve. Microsoft thuhet se do të mundësojë që të ofrohet qasje e lehtë në të edhe në Windows Phone 7 dhe Xbox, duke thjeshtuar edhe më tej komunikimin për përdoruesit me platformat e saja.
Zhvilluesit do të duhej të fshijnë përshkrime të zakonshme, pamje të programit dhe kërkesat e sistemit, ndërsa parashihet që aplikacioni t’i ofrojë mundësi përdoruesve që të shohin kërkesat për harduer në mënyrë që ata të shohin nëse e kanë të mundur apo jo punën me aplikacion. Për shembull do të ketë aplikacion që nuk punojnë pa GPS apo ueb kamerë.
Për sa i përket detajeve tjera si për shembull rreth pamjes së ndërfaqes, ato nuk janë bërë të ditura por duket se Windows 8 do të ketë një ndërfaqe që do të jetë e përshtatshme për shfrytëzim edhe në tablet kompjuter. /pcworldalbanian
![[Image: windows8-appstorelg1.jpg]](http://photos.macnn.com/news/1105/windows8-appstorelg1.jpg)
Poashtu Windows 8 x64 (64 bit Server Enterprise) Build 7959 M3 ka dal gati per shkarkim, dhe te interesuarit mund ta shkarkojne ate sa per ta provuar. Por po ju them mos e instaloni ne PC direkt sepse nuk eshte final as beta as RC! Eshte thjeshte build (ndertim) qe nenktupton qe eshte ne ndertim e siper, dhe demet qe munden me ndodh nuk marr pergjegjsi! Pra Windowsin mundeni me shkarku me torrent nga linku me poshte, por per ta instaluar perdorni WMWare ose Virtual Box !
![[Image: ecaec2.png]](http://lulzimg.com/i20/ecaec2.png)
Quote:File name: 6.2.7959.0.fbl_srv_wdacxml.110307-1930_amd64fre_server-enterprise_en-us.iso
Size: 3GB (3,229,550,592 bytes)
MD5: 99375D7782027CBF2E70F5D0F8648406
![[Image: c6e246.png]](http://lulzimg.com/i20/c6e246.png)
![[Image: d7434a.png]](http://lulzimg.com/i20/d7434a.png)
Shkarko Windows 8 Build 7959 Torrent
Code: http://www.mediafire.com/error.php?errno=378
e me poshte i keni licensat e aktivizimit
Windows Server 2008 R2 Enterprise RC: Q7Y83-W4FVQ-6MC6C-6QQTD-TPM88
Windows Server 2008 R2 Enterprise Beta: TFGPQ-J9267-T3R9G-99P7B-HXG47
Windows Server 2008 R2 Evaluation: 7PJBC-63K3J-62TTK-XF46D-W3WMD
|
|
|
| iMac të ri gati për treg |
|
Posted by: iceboy - 02-24-2021, 04:25 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Gjatë ditës së sotme Apple ka bërë të ditur zyrtarisht lansimin e linjës së re iMac, dhe modelet e reja nga ajo që u prezantua nga prodhuesi Apple, thuhet se janë të pajisur me procesor Core i5 dhe Core i7, si dhe veçohen me grafikë AMD Radeon HD.
Specifikat tjera në listën e këtyre iMac-ve të vitit 2011 përfshijnë teknologjinë e re të Intel, Thunderbolt e cila debutoi edhe tek MacBook Pro, dhe që në mes tjerash ofron 20x transferim më të shpejtë të të dhënave sesa USB 2.0 dhe 12x më të shpejtë sesa FireWire 800, pastaj specifikat vazhdojnë me kamerë të integruar FaceTime HD, që ofron rezolucion të plotë për HD video si dhe pamje në widescree, e gjithashtu mundëson edhe video thirrje në HD përkatësisht në një rezolucion prej 720p.
Sikurse zakonisht edhe tani iMac 2011 përbëhet nga dy modele, një model 21.5 inç dhe një model tjetër 27.5 inç, për të cilët çmimet fillojnë prej 1,199 dollarë për modelin 21.5 inç që ka një konfigurim bazë Intel Core i5 2.5 GHz dhe 4GB Ram, plus një HDD 500 GB, kurse për modelin tjetër 27.5 inç çmimi do të fillojë prej 1,699 dollarë dhe do të sjellë për këto të holla procesor Intel Core i5 2.7 GHz, 4GB RAM dhe 1TB HDD. Të tjerët që dëshirojnë më shumë fuqi në njësitë e tyre iMac mund të zgjedhin procesor Intel Coer i7 3.4Hz, deri në 16GB RAM si dhe SSD si shtesë ndaj HDD-ve të zakonshëm. /pcworldalbanain
|
|
|
| James Cameron thotë se 3D po zhvillohet falë lojërave |
|
Posted by: iceboy - 02-23-2021, 06:57 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Në konferencën '2011 National Association of Broadcaster', regjisori i njohur James Cameron ka folur mjaft shumë rreth teknologjisë 3D dhe në mes tjerash ka bërë të ditur edhe lansimin e kompanisë së tij për teknologji 3D, Cameron-Pace Group.
Cameron ka folur mjaft shumë rreth rolit të industrisë së lojërave në drejtim të zhvillimit të teknologjisë 3D, dhe madje ka lavdëruar edhe pajisjen e Nintendo, 3DS duke thënë se video lojërat kanë ndihmuar në përshpejtimin e argëtimit pa syze 3d për shkak se sipas tij ky edhe do të jetë niveli hyrës për shumicën e njerëzve.
Cameron mendon se 3DS është një lloj porte hyrëse që do të forcojë teknologjinë 3D në ekranet e sotme. “Këto pajisje që po shtyjnë një person të luajë lojëra do të shtyjnë para një investim edhe më të madh në ekrane autostereoskopike (pa syze 3D), pikërisht për këtë arsye.
Në një intervistë dhënë për Yahoo, James Cameron gjithashtu përmendi se do të dëshironte të shoh një eksperiencë MMORPG në universin e Avatar, dhe këtë gjë me gjithë dëshirë do të dëshironte ta shihte në 3D. Por kjo mbetet të shihet... /pcworldalbanain
|
|
|
|