eSportsKosova - Gaming Community
Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet (/thread-3926.html)



Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet - RaydeN - 02-24-2021

[Image: galaxy2seine.jpg]


Samsung ka paralajmëruar se modeli i saj i ri i telefonit të mençur, Samsung Galaxy S2 është i pajisur me Gorilla Corning Glass, që do të thotë se ky model posedon ekranin i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve apo goditjeve të ndryshme.
Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480 x 800 piksel, si dhe procesorin me 1.2GHz.

Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.

Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.

Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi


Re: Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet - Mister-X - 02-24-2021

Koka i mir ky Smile . Ishalla vjen edhe knej Tongue


Re: Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet - iceboy - 02-24-2021

u cu Apple qiti TABLET, u cun kejt mas tina, e qiti apple iPhone 4 u cu samsungi ja boni copy/paste n`foton qe e ka qit kolega naltSmile Mu m`pelqejn produktet e SAMSUNG po cka nuk em pelqen osht qe copy pi tjerve s`osht mirSmile kot se ka padit Apple Smile