![]() |
|
Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi (/thread-3955.html) |
Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi - RaydeN - 02-25-2021 ![]() Në një intervistë për Russia Today, themeluesi i Wikileaks - Julian Assange e quan rrjetin social Facebook si “makinën më të tmerrshme të spiunimit që është shpikur ndonjëherë ". Assange zbulon disa detaje për mënyrën se si agjencitë e zbulimit përdorin një portal që grumbullon përmbajtje në lidhje me individët, të cilët tashmë kanë informacionin e gatshëm në këtë faqe. Edhe pse nuk është krejtësisht në dispozicion të agjencive qeveritare, presioni ligjor dhe politik mund të përdoret për të fituar qasje në informacionin e mbajtur nga rrjeti social. Ndërsa nuk është për t'u habitur që një sistem i tillë ekziston, shumë përdorues janë tronditur kur kanë dëgjuar një informacion të tillë. Fatmirësisht, agjencitë e inteligjencës nuk munden thjeshtë të hynë në Facebook dhe të marrin informacionet mbi përdoruesit e këtij rrjeti social. Mirëpo, për tu siguruar më shumë për të dhënat personale, ne si përdorues aktiv të këtij rrjeti mund të bëjmë më shumë që t’i mbrojmë informacionet personale |