![]() |
|
James Cameron thotë se 3D po zhvillohet falë lojërave - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: James Cameron thotë se 3D po zhvillohet falë lojërave (/thread-3918.html) |
James Cameron thotë se 3D po zhvillohet falë lojërave - iceboy - 02-23-2021 ![]() Në konferencën '2011 National Association of Broadcaster', regjisori i njohur James Cameron ka folur mjaft shumë rreth teknologjisë 3D dhe në mes tjerash ka bërë të ditur edhe lansimin e kompanisë së tij për teknologji 3D, Cameron-Pace Group. Cameron ka folur mjaft shumë rreth rolit të industrisë së lojërave në drejtim të zhvillimit të teknologjisë 3D, dhe madje ka lavdëruar edhe pajisjen e Nintendo, 3DS duke thënë se video lojërat kanë ndihmuar në përshpejtimin e argëtimit pa syze 3d për shkak se sipas tij ky edhe do të jetë niveli hyrës për shumicën e njerëzve. Cameron mendon se 3DS është një lloj porte hyrëse që do të forcojë teknologjinë 3D në ekranet e sotme. “Këto pajisje që po shtyjnë një person të luajë lojëra do të shtyjnë para një investim edhe më të madh në ekrane autostereoskopike (pa syze 3D), pikërisht për këtë arsye. Në një intervistë dhënë për Yahoo, James Cameron gjithashtu përmendi se do të dëshironte të shoh një eksperiencë MMORPG në universin e Avatar, dhe këtë gjë me gjithë dëshirë do të dëshironte ta shihte në 3D. Por kjo mbetet të shihet... /pcworldalbanain |