Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 623 online users.
» 0 Member(s) | 620 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 12
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 225
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 584
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 576
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 398
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,389
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,542
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Sot në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party
Posted by: iceboy - 04-30-2021, 11:59 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=fedora_logo_997702963...cle_medium]

Në muajin maj, ju patëm lajmëruar që gjatë qershorit ishte planifikuar të mbahej një lloj ndeje, për të shënuar lëshimin e sistemit të lirë operativ me burim të hapur Fedora 15, por, për shkak të disa problemeve me krijimin e CD-ve me Fedora, që është planifikuar që t’iu dhurohen pjesëmarësve në këtë ndejë, kjo ngjarje do të mbahet sot.

Përveç ndërrimit të datës, kemi ndërrimin edhe të vendit ku do të mbahet ngjarja. Kjo ngjarje do të mbahet në UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe pritet që të fillojë në ora 18. Hyrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Në këtë ndejë për të shënuar këtë lëshim, përveç të tjerash do të ketë edhe paraqitje të përparësive të GNOME 3, do të shpërndahen CD me Fedora 15 dhe ndonjë dhuratë tjetër simbolike me logo të sistemit Fedora.

Organizator i kësaj ngjarje është Shoqata që merret me paraqitjen e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, e cila tregon që ky organizim do të jetë më ndryshe, pasi që kemi të bëjmë me një sjellje të një përvoje të re, duke përfshirë mundësinë për zëvendësimin e menaxhuesve të sesioneve dhe sistemit, SysVint dhe Upstart, Libre Office do të jetë si platformë e instaluar dhe gjithashtu GNOME 3 do të përfshihet.

Fedora 15 u lëshua më 24 maj dhe ka shënuar një varg ndryshimet. Ky sistem njëherit është edhe duke udhëhequr në listën e llojeve më të përdorura të sistemeve GNU\Linux.

Ngjarja tashmë është shtuar në listën e faqes zyrtare për projektin Fedora./pcworldalbanian

Print this item

  Facebook lançon videochat-in me Skype
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:58 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 16ce88.jpg]

Facebook ka njoftuar ditën e mërkurë një marrëveshe me Skype, që do të shtojë videochat-in në rrjetin social - duke shënuar hapin më të fundit të kompanisë në luftën kundër Google.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se ishte një zhvillim i "mrekullueshëm" për Skype pasi kompania e tij përballet me motorin e kërkimit në internet.

Lëvizja shikohet si një mundësi për gjunjëzimin e Google-it, ku kohët e fundit lançoi rivalin e Facebook-ut, Google+, i cili përmban videothirrje. /albeu.com/

Print this item

  Apple, 15 miliardë aplikacione nga App Store
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:57 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: bc8bcd.jpg]
Kompania Apple tha të enjten se klientët e saj kanë shkarkuar më shumë se 15 miliardë aplikacione në tre vitet e fundit.

Shifrat e fundit nga Apple tregojnë se klientët kanë shkarkuar rreth 5 miliardë aplikacione deri tani, për këtë vit, duke marrë parasysh që kompania tha në janar se i kishte kaluar 10 miliardë.

Janë dashur afërsisht 2 vite e gjysmë për të arritur 10 miliardë shkarkime, por pjesa më e madhe e periudhës u harxhua pa iPad-in, që ka rritur kërkesat për aplikacione. /albeu.com/

Print this item

  Indi, zbulohet thesari i Maharaxhahut
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:54 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

[Image: a9700f.jpg]
Një thesar i madh me bizhuteri ari, gurë të cmuar dhe diamantë është gjetur në një tempull hindu, që i përket Maharaxhahut të shtetit të Keralasë, në jug të Indisë.

Sipas TCH, thesari i madh ishte fshehur në një dhomë nëntokësore të tempullit Sree Padmanabhasuamy, në Thiruvananthapuram, që daton në shekullin e nëntë.

Nga një ekzaminim paraprak rezulton se vlera e objekteve të gjetura është disa miliardë rupi, ose dhjetra milionë dollarë.

Print this item

  Majmuni i bën foto të mrekullueshme vetes
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:53 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

[Image: f51f5d.jpg]
Ky imazh i mrekullueshëm që tregon një majmun të rrezikuar në Indonezi është kapur nga vetë majmuni.

Kafsha kureshtare mori një aparat fotografik që ishte lënë në tokë dhe filloi të hetonte pajisjen përpara se të mahnitej me refleksionin e tij në lente. Dhe nuk u desh shumë kohë përpara se majmuni të fillonte të bënte foto me aparatin e fotografit të njohur David Slater.

"Ata kur e morën pajisjen filluan të luanin me të dhe kur njëri e shtypi butonin e kameras, tingulli kapi vëmendjen e tij dhe ai filloi ta shtypte disa herë. Në fillim disa u tërhoqën por u krthyen shpejt - ishte e mrekullueshme t′i shikoje. Ai mund të ketë bërë rreth 100 foto por jo të gjitha ishin të fokusuara në diçka" tha David Slater. /albeu.com/

Print this item

  Stuhia e pluhurit duket si apokalips (VIDEO)
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:51 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Një stuhi masive pluhuri ka zbritur në zonën e Feniks, duke reduktuar në mënyrë drastike shikueshmërinë dhe duke vonuar fluturimet, si erërat e forta përkulën pemët dhe lanë mijëra banorë pa energji elektrike. /albeu.com/



Shikoni videon:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=RLGCmnX_yH4[/youtube]

Print this item

  PayPal padit Google-in dhe dy ish punonjës që kaluan te Goog
Posted by: suppo ^^666 - 04-30-2021, 08:56 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: thumbnail.php?file=paypal_logo_header_15...icle_small]

Ndërsa nuk përmend me emër Portofolin Google, padia e PayPal-it korrespondon me ditën kur u njoftua shërbimi i NFC-së së Google-it. Me pretendimin se janë vjedhur sekrete tregtare dhe janë bërë publike, PayPal e ka kapur keq me Google-in.

PayPal jo vetëm që po padti Google-in, por edhe dy kolegë që tani punojnë atje, Osama Bedier dhe Stephanie Tilenius,” shkroi në blogun e PayPal-it drejtoresha e komunikimit global brenda kompanisë, Amanda Pires. Ndërkohë Tilenius e la kompaninë në 2009 si zëvendës president për Amerikën Veroire dhe për produktet globale, duke marrë rolin e presidentit të tregtisë elektronike te Google.

Padia specifikon se gjatë vitit të kaluar, PayPal ka zhvilluar aftësi për t’u siguruar tregtarëve të mëdhenj shërbime dhe pagesë me celular të brezit të ardhshëm. Kohët e fundit, Google ka eksploruar tregun për pagesën celulare dhe për shërbime dhe se i ka ndihmuar Bedier me sekretet tregtare të PayPal-it, duke ua treguar ato Google-it dhe 9 tregtarëve të mëdhenj.

Krimi i Tileniusit, pretendon PayPal, ishte të rekrutonte Bedier-in nga punëdhënësi i mëparshëm.

Print this item

  Top 10 gjerat qe njerezit vjedhin nga hotelet
Posted by: NBR - 04-30-2021, 08:27 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Pse zakonisht njerëz të ndershëm dhe të përgjegjëshëm mendojnë se është e drejtë të marrin gjëra nga hoteli pa paguar për to? Ndoshta ngaqë shumë nga ato objekte kanë logon dhe të dhënat e hotelit. Më pas këto sende bëhen suvenirë dhe meqë askush nuk ju vëzhgon në dhomë a në hapësirën e hotelit, është e pazakontë që ju të kapeni “gafil” ndërsa i fusni me stil në xhep.

Më poshte kemi një listë ndërkombëtare me 10 gjërat më të vjedhura në hotele.

Peshqirë - keni vërtet nevojë për peshqirë të tjerë në shtëpi, apo ju thjesht doni të keni diçka që tregon emrin dhe vendin ku ju keni qëndruar. Shpesh këto objekte mund t’i gjeni tek dyqani i dhuratave që ndodhet në hotel.

Robdëshambrë - kush ka aq shumë vend në valixhe sa të fusë një robdeshambër? Ne ju propozojmë të merrni me vete një valixhe më të vogël, kështu që nuk do keni mundësi të vidhni.

Tavllat - me të vërtetë? Tavllat nuk është se janë dhe shumë të shtrenjta, besojmë se kushdo mund të blejë një. Ose më mirë akoma, lëreni duhanin, është i dëmshëm për shëndetin!

Llampat e vogla - kjo po që është çmenduri. Vërtet doni të keni në valixhe copa xhami? Kjo vjedhje mund të mos jetë e suksesshme, pasi valixhja mund të hidhet pa kujdes dhe llampa mund të thyhet. Fundja, hamendësime janë…

Bateritë e telekomandës - bateritë janë shumë të shtrenjta dhe ndoshta kjo vjedhje mund të merret në konsideratë. Por si do ndiheshit nëse ju ishit “miku” i rradhës në hotel dhe të gjenit një telekomandë pa bateri?

Çarçafët - i madh…jemi të sigurt që pastruesja do e verë re dhe ju do të gjobiteni.

Shampoo dhe locione trupi - ka hotele që këtë e mendojnë si vjedhje. Ne mendojmë se këto janë vënë aty për tu përdorur nga miqtë. Nëse nuk i përdorim, pse nuk mundemi ti marrim me vete?

Tharëse flokësh - me të vërtetë ju nevojitet një tharëse flokësh nga hoteli? Në eksperiencat tona, ato për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të mira. Më mirë shko dhe bli vetë një te Çamët.

Seti i qepjes - ato janë menduar të përdoren të rast emergjence dhe nuk janë ideuar për tu marrë në shtëpi.

Hapëse shishesh - nuk na ka rastisur të shohim shpesh hapëse shishesh nëpër hotele, kjo me siguri ngaqë dikush para nesh i ka vjedhur. /shqiperia.com/

[Image: 1310032109-top_10.jpg]

Print this item

  Ja kush jane shoferet me te keqinj ne Europe
Posted by: NBR - 04-30-2021, 08:27 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Një anketë e organizuar nga Holiday Autos, një kompani që jep makina me qera në pushime, arrin në përfundimin se italianët janë shoferët më të këqinj në Europë. Më pas vijnë turqit dhe holandezët.

Ja renditja:

Italia- 13 përqind të zërave
Turqia- 12 përqind të zërave
Holanda- 11 përqind të zërave
Gjermania- 7 përqind të zërave
Franca- 7 përqind të zërave
Polonia- 6 përqind të zërave
SHBA- 4 përqind të zërave
Belgjika- 3 përqind të zërave
Britania- 3 përqind të zërave
Greqia- 2 përqind të zërave /shqiperia.com/

[Image: 1310036262-aksidentet.jpg]

Print this item

  Gjermanet, populli me pak i varur nga rrjetet sociale
Posted by: NBR - 04-30-2021, 08:26 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Një studim i Komisionit Evropian tregon se Gjermanët janë populli më pak i pritur për të vizituar rrjetet sociale. Vetëm 37% e qytetarëve të Gjermanisë i përdorin rrjetet socialiste krahasuar me 80% të hungarezëve kjo shifër duket praktikisht shumë e ulët. Studimi tregon se vendet lindore të BE-së janë më të “pushtuarit” nga rrjetet sociale. Përqindja e përdoruesve në Lituani, Poloni, Sllovaki dhe Qipro i kalon 63%. Vende të tjera që kalon këtë shifër bëjnë pjesë dhe Anglia, Danimarka dhe Malta. Ndërsa në nivel të përgjithshëm për 27 vendet e BE-së përqindja e përdoruesve është në 52%. /shqiperia.com/

[Image: 1310045929-rrjetet_sociale.jpg]

Print this item