Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 454 online users.
» 0 Member(s) | 452 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 130
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 325
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 288
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 257
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,614
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,201
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 678
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645

 
  24 Brownish Yellow Kerria Photoshop Gradients
Posted by: BAAM - 05-01-2021, 05:44 AM - Forum: Resurse për dizajn - No Replies

24 Brownish Yellow Kerria Photoshop Gradients

[Image: 1900.jpg]

Download
http://www.brushesdownload.com/dwg.asp?id=1900

Print this item

  Transferimet e muajit qershor
Posted by: Jo :) - 04-30-2021, 11:20 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (9)

Ju munguan disa nga ndryshimet në ekipe që u bënë në muajin e kaluar? Ne ju sjellim tani të gjitha transferimet në muajin qershor.

Më 3 qershor, RG-Esports lëshuan ekipin e tyre të Counter-Strike, pas dy muaj qëndrimi me ta. Dy ditë më vonë, Lions njoftuan se kanë shtuar në ekip Dennis "dennis" Edman dhe Mattias "Snajdan" Andersen për DreamHack Summer. Ditën e ardhshme, area51 u forcuan me dy lojtarë të rinj, Garett "Grt" Bambrough dhe Halston "Tekn1kal" Bellintani.


[legend=3-6 qershor][Image: se.gif] RG-Esports humb ekipin e CS - Raporti
[Image: se.gif] Lions shtojnë dennis & Snajdan - Raporti
[Image: ca.gif] area51 shtojnë Grt & Tekn1kal - Raporti[/legend]

Më 7 qershor, ESC Gaming njoftoi se kishin marrë përsipër ish-ekipin e RG-Esports si ekipin e tyre të parë. Pas asaj dite, UMX plotësuan përbërjen e tyre me shtimin e Bryan "buskey" Buskey. Ndërkohë, Fear Factor njoftuan largimin Sean "sgares" Gares, ndërsa pas shpërbërjes së DPS, u njoftua se i larguari nga DPS Aleksa "AXELER4" Srećković iu bashkua IDZUO.

Më 9 qershor, Defining Stars kapën lojtarët e Paranoids. Në ditën e ardhshme u bë zyrtar kalimi i Rasmus "Gux" Ståhl dhe Manne "manne" Nordqvist në ekipin e fnatic, një ndryshim që bëri largimin e Faruk "pita" Pita nga ekipi.


[legend=7-9 qershor][Image: se.gif] ESC Gaming me ekip të ri - Raporti
[Image: us.gif] UMX shtojnë buskey - Raporti
[Image: us.gif] Fear Factor humbin sgares - Raporti
[Image: rs.gif] IDZUO shtojnë ALEXER4 - Raporti
[Image: pt.gif] defs marrin Paranoids - Raporti
[Image: se.gif] fnatic shtojnë Gux & manne - Raporti[/legend]

[Image: 1258025288.18.jpeg]

Më 10 qershor, BenQ DELTAeSPORTS.COM siguruan shërbimet e tre lojtarëve të ekipit Gameburg. Ndërkohë, organizata me bazë amerikane e SK Gaming siguroi shërbimet e dy lojtarëve të ekipi Fear Factor dhe të Anthony "djibouti" Manosca, ndërsa Good Guys kanë marrë tre lojtarë të larguar nga SK Gaming me bazë amerikane.

[legend=10-13 qershor][Image: pl.gif] DELTA marrin Gameburg - Raporti
[Image: us.gif] SK Gaming shtojnë tre lojtarë - Raporti
[Image: us.gif] Good Guys shtojnë tre lojtarë - Raporti[/legend]

Më 16 qershor, Virtus.pro njoftuan ekipin e tyre të ri. Një javë më vonë, Alternate kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me Kenyon "KenaN" Temmel dhe Christian "ChRRRRp" Porten. Ndërkohë, mousesports njoftuan rikthimin e liderit të tyre Fatih "gob b" Dayik, kurse tao shtuan në ekip Dennis "seized" Kostin. Një ditë më vonë, Ramón "TalikE-" Oliveira vendosi të krijojë një ekip të ri, dhe së fundi po atë ditë fnatic njoftuan largimin e Manne "manne" Nordqvist dhe zëvëndësimin nga i larguari i mëhershëm, Faruk "pita" Pita.

[legend=16-23 qershor][Image: ru.gif] Virtus.pro me ekip të ri - Raporti
[Image: de.gif] Alternate humb dy lojtarë - Raporti
[Image: ru.gif] tao shtojnë seized - Raporti
[Image: de.gif] mousesports shtojnë gob b - Raporti
[Image: es.gif] perpetual-play- formohet - Raporti
[Image: se.gif] fnatic shtojnë pita - Raporti[/legend]

[Image: 1267705397.56.jpeg]

Më 24 qershor, x6tence zëvëndësuan Borja "GuMmY" González me Aitor "milicua" Fernández. Ndërkohë, GamerHouse humbi legjendën braziliane Lincoln "fnx" Lau që vendosi të del në pension. Në ditën e ardhshme, Execello humbi ekipin e tyre finlandez, ndërsa mTw vendosën të heqin dorë në ekipin me bazë gjermane.

[legend=24-29 qershor][Image: es.gif] x6tence shtojnë milicua - Raporti
[Image: br.gif] fnx del në pension - Raporti
[Image: fi.gif] Excello humb ekipin e CS - Raporti
[Image: de.gif] mTw largon ekipin gjerman - Raporti[/legend]

Print this item

  Ja kush është pas Facebook
Posted by: iceboy - 04-30-2021, 08:57 PM - Forum: IT Zone - Replies (5)

[Image: 08face_0807111410_1.jpg]

Suksesi i saj është në hije, por në fakt është një prej grave më të pasura të Amerikës dhe sigurisht edhe një ndër më të fuqishmet.

Sheryl Sandberg është Drejtorja Operative e Facebook, domethënë truri i vërtetë veprues i rrjetit social të themeluar nga Mark Zuckerberg.Por Sandberg është edhe një prej objekteve të skandalit, që prej vitesh përball edhe ligjërisht Facebook me Google, pasi sipas "New Yorker", ajo punonte për ta.

Historia i ka fillesat në vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpëtonte nga duart, ndaj kishte nevojë për një ekspert që ta forconte më tej Facebook-un.

Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila në atë moment ishte zëvendëspresidente për shitjet online dhe veprimet e tjera të Google.

Sandberg ka bërë një karrierë të shpejtë dhe në 2007 kërkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisën të shiheshin gjithnjë e më shpesh derisa Zuckerberg e vendosi të ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kështu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google./Koha.net

Print this item

  Panasonic lanson Lumix Phone P-05C
Posted by: iceboy - 04-30-2021, 08:55 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=panasonic_lumix_phone...cle_medium]

Lumix është një prej aparateve më të bukura kompakte që ka industria sot, por Panasonic ka vendosur që të sfidojë këtë linjë me një produkt të ri të quajtur Lumix Phone P-05 C, që në fakt është një celularë i mençur me një aparat 13 Megapikselësh.

Përveç kësaj Lumix Phone është i pari në botë që veçohet me stabilizim optik të imazhit, duke bartur në këtë formë me krenari markën MEGA O.I.S> në thjerrëzën e këtij hibridi. Thjerrëza e gjerë 27 mm është e shtrirë deri në skaje të kornizës së telefonit duke mundësuar një përshtatje të mirë në dizajn, ndërsa përveç kësaj ajo sjell edhe mundësi për incizim në kualitet 1080p.

Veçori tjera përfshijnë iAuto Mode që njeh skenarin e fotografimit, një ekran 3.3 inç LCD me rezolucion ende të pa konfirmuar, burst mode që kap 8 pamje të njëpasnjëshme, etj. Në anën tjetër nuk ka ndonjë detaje shtesë në lidhje me specifikat e celularit apo datës ë paraqitjes në tregun Evropian apo Amerikanë, megjithatë Japonezë do të gëzohen të kenë në duart e tyre një hibrid të këtillë si Panasonic Lumix Phone. /pcworldalbanian

Print this item

  Signatur \\Admin\\S.Mod\\Mod
Posted by: Obsession - 04-30-2021, 08:39 PM - Forum: Punimet - Replies (34)

-i Kom bo disa signatura te thjeshta per

war_ning i kom bo 2 punime pershkak te emrit qe e ka ndrru Big Grin : edhe e respektoj qe e ka graden Administrator edhe asht pak ma i moshum ne ESK Wink

[legend=war_ning & THE ORIGINAL][Image: ?di=3TWW]
[Image: ?di=7KGG][/legend]

[legend=LongHorn][Image: ?di=K5WB][/legend]


[legend=WeapoN][Image: ?di=0T6D][/legend]

---------------------------------------------------------------------------------


[legend=ONNZ][Image: ?di=EMMC][/legend]


[legend=Miguel Veloso][Image: ?di=WTQS][/legend]


[legend=iTouch][Image: ?di=I1U7][/legend]


[legend=saddr0-][Image: ?di=A8V0][/legend]


[legend=qaj1shi][Image: ?di=EE57][/legend]


[legend=XLN7][Image: ?di=R8O0][/legend]


[legend=unn1x][Image: ?di=1959][/legend]

---------------------------------------------------------------------------------


[legend=no.0brU][Image: ?di=M02C][/legend]


[legend=xhl][Image: ?di=HIUK][/legend]


[legend=Lizard][Image: ?di=LFCA][/legend]


[legend=nekepe][Image: ?di=H5FE][/legend]


[legend=Bloodseeker;][Image: ?di=GVKL][/legend]


[legend=ReY][Image: ?di=E1Y3] :lol:[/legend]


[legend=liley][Image: ?di=O344][/legend]


I kom bo ca signatura te thjeshta nuk besoj qe jan aq te mira po besoj qe do tju pelqejn sadopak Smile


Regards
LongNight

Print this item

  Google eleminon 11 milion faqe web
Posted by: suppo ^^666 - 04-30-2021, 12:09 PM - Forum: IT Zone - Replies (10)

[Image: 8goog_0807111249_1.jpg]

Google ka eliminuar 11 milion faqe interneti nga motori i kërkimit, duke i konsideruar të rrezikshme sepse shpërndajnë programe malinjë.

Sipas Oliver Fisher, pjesëtar i grupit kudra programeve malinjë të Google, motori i kërkimit eliminoi të gjitha faqet me mbaresë co.cc, që i përkasin një kompanie koreane, e cila i jepte falas këto “subdomain”.

Google ka sisteme mbrojtëse që bllokojnë programet malinjë, por vendimi u mor sepse në këto faqe përbënin një rrezik më të lartë se normalja.

Print this item

  Ja kush është pas Facebook
Posted by: suppo ^^666 - 04-30-2021, 12:08 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 08face_0807111410_1.jpg]

Suksesi i saj është në hije, por në fakt është një prej grave më të pasura të Amerikës dhe sigurisht edhe një ndër më të fuqishmet.

Sheryl Sandberg është Drejtorja Operative e Facebook, domethënë truri i vërtetë veprues i rrjetit social të themeluar nga Mark Zuckerberg.Por Sandberg është edhe një prej objekteve të skandalit, që prej vitesh përball edhe ligjërisht Facebook me Google, pasi sipas "New Yorker", ajo punonte për ta.

Historia i ka fillesat në vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpëtonte nga duart, ndaj kishte nevojë për një ekspert që ta forconte më tej Facebook-un.

Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila në atë moment ishte zëvendëspresidente për shitjet online dhe veprimet e tjera të Google.

Sandberg ka bërë një karrierë të shpejtë dhe në 2007 kërkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisën të shiheshin gjithnjë e më shpesh derisa Zuckerberg e vendosi të ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kështu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.

Print this item

  Sot në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party
Posted by: iceboy - 04-30-2021, 11:59 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=fedora_logo_997702963...cle_medium]

Në muajin maj, ju patëm lajmëruar që gjatë qershorit ishte planifikuar të mbahej një lloj ndeje, për të shënuar lëshimin e sistemit të lirë operativ me burim të hapur Fedora 15, por, për shkak të disa problemeve me krijimin e CD-ve me Fedora, që është planifikuar që t’iu dhurohen pjesëmarësve në këtë ndejë, kjo ngjarje do të mbahet sot.

Përveç ndërrimit të datës, kemi ndërrimin edhe të vendit ku do të mbahet ngjarja. Kjo ngjarje do të mbahet në UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe pritet që të fillojë në ora 18. Hyrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Në këtë ndejë për të shënuar këtë lëshim, përveç të tjerash do të ketë edhe paraqitje të përparësive të GNOME 3, do të shpërndahen CD me Fedora 15 dhe ndonjë dhuratë tjetër simbolike me logo të sistemit Fedora.

Organizator i kësaj ngjarje është Shoqata që merret me paraqitjen e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, e cila tregon që ky organizim do të jetë më ndryshe, pasi që kemi të bëjmë me një sjellje të një përvoje të re, duke përfshirë mundësinë për zëvendësimin e menaxhuesve të sesioneve dhe sistemit, SysVint dhe Upstart, Libre Office do të jetë si platformë e instaluar dhe gjithashtu GNOME 3 do të përfshihet.

Fedora 15 u lëshua më 24 maj dhe ka shënuar një varg ndryshimet. Ky sistem njëherit është edhe duke udhëhequr në listën e llojeve më të përdorura të sistemeve GNU\Linux.

Ngjarja tashmë është shtuar në listën e faqes zyrtare për projektin Fedora./pcworldalbanian

Print this item

  Facebook lançon videochat-in me Skype
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:58 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 16ce88.jpg]

Facebook ka njoftuar ditën e mërkurë një marrëveshe me Skype, që do të shtojë videochat-in në rrjetin social - duke shënuar hapin më të fundit të kompanisë në luftën kundër Google.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se ishte një zhvillim i "mrekullueshëm" për Skype pasi kompania e tij përballet me motorin e kërkimit në internet.

Lëvizja shikohet si një mundësi për gjunjëzimin e Google-it, ku kohët e fundit lançoi rivalin e Facebook-ut, Google+, i cili përmban videothirrje. /albeu.com/

Print this item

  Apple, 15 miliardë aplikacione nga App Store
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:57 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: bc8bcd.jpg]
Kompania Apple tha të enjten se klientët e saj kanë shkarkuar më shumë se 15 miliardë aplikacione në tre vitet e fundit.

Shifrat e fundit nga Apple tregojnë se klientët kanë shkarkuar rreth 5 miliardë aplikacione deri tani, për këtë vit, duke marrë parasysh që kompania tha në janar se i kishte kaluar 10 miliardë.

Janë dashur afërsisht 2 vite e gjysmë për të arritur 10 miliardë shkarkime, por pjesa më e madhe e periudhës u harxhua pa iPad-in, që ka rritur kërkesat për aplikacione. /albeu.com/

Print this item