| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 959 online users. » 0 Member(s) | 955 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469
|
|
|
| Stuhia e pluhurit duket si apokalips (VIDEO) |
|
Posted by: uranglobal - 04-30-2021, 10:51 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
|
 |
Një stuhi masive pluhuri ka zbritur në zonën e Feniks, duke reduktuar në mënyrë drastike shikueshmërinë dhe duke vonuar fluturimet, si erërat e forta përkulën pemët dhe lanë mijëra banorë pa energji elektrike. /albeu.com/
Shikoni videon:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=RLGCmnX_yH4[/youtube]
|
|
|
| PayPal padit Google-in dhe dy ish punonjës që kaluan te Goog |
|
Posted by: suppo ^^666 - 04-30-2021, 08:56 AM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
![[Image: thumbnail.php?file=paypal_logo_header_15...icle_small]](http://www.paragrafi.net/thumbnail.php?file=paypal_logo_header_157218_621595716.jpg&size=article_small)
Ndërsa nuk përmend me emër Portofolin Google, padia e PayPal-it korrespondon me ditën kur u njoftua shërbimi i NFC-së së Google-it. Me pretendimin se janë vjedhur sekrete tregtare dhe janë bërë publike, PayPal e ka kapur keq me Google-in.
PayPal jo vetëm që po padti Google-in, por edhe dy kolegë që tani punojnë atje, Osama Bedier dhe Stephanie Tilenius,” shkroi në blogun e PayPal-it drejtoresha e komunikimit global brenda kompanisë, Amanda Pires. Ndërkohë Tilenius e la kompaninë në 2009 si zëvendës president për Amerikën Veroire dhe për produktet globale, duke marrë rolin e presidentit të tregtisë elektronike te Google.
Padia specifikon se gjatë vitit të kaluar, PayPal ka zhvilluar aftësi për t’u siguruar tregtarëve të mëdhenj shërbime dhe pagesë me celular të brezit të ardhshëm. Kohët e fundit, Google ka eksploruar tregun për pagesën celulare dhe për shërbime dhe se i ka ndihmuar Bedier me sekretet tregtare të PayPal-it, duke ua treguar ato Google-it dhe 9 tregtarëve të mëdhenj.
Krimi i Tileniusit, pretendon PayPal, ishte të rekrutonte Bedier-in nga punëdhënësi i mëparshëm.
|
|
|
| Top 10 gjerat qe njerezit vjedhin nga hotelet |
|
Posted by: NBR - 04-30-2021, 08:27 AM - Forum: KOMUNITETI
- No Replies
|
 |
Pse zakonisht njerëz të ndershëm dhe të përgjegjëshëm mendojnë se është e drejtë të marrin gjëra nga hoteli pa paguar për to? Ndoshta ngaqë shumë nga ato objekte kanë logon dhe të dhënat e hotelit. Më pas këto sende bëhen suvenirë dhe meqë askush nuk ju vëzhgon në dhomë a në hapësirën e hotelit, është e pazakontë që ju të kapeni “gafil” ndërsa i fusni me stil në xhep.
Më poshte kemi një listë ndërkombëtare me 10 gjërat më të vjedhura në hotele.
Peshqirë - keni vërtet nevojë për peshqirë të tjerë në shtëpi, apo ju thjesht doni të keni diçka që tregon emrin dhe vendin ku ju keni qëndruar. Shpesh këto objekte mund t’i gjeni tek dyqani i dhuratave që ndodhet në hotel.
Robdëshambrë - kush ka aq shumë vend në valixhe sa të fusë një robdeshambër? Ne ju propozojmë të merrni me vete një valixhe më të vogël, kështu që nuk do keni mundësi të vidhni.
Tavllat - me të vërtetë? Tavllat nuk është se janë dhe shumë të shtrenjta, besojmë se kushdo mund të blejë një. Ose më mirë akoma, lëreni duhanin, është i dëmshëm për shëndetin!
Llampat e vogla - kjo po që është çmenduri. Vërtet doni të keni në valixhe copa xhami? Kjo vjedhje mund të mos jetë e suksesshme, pasi valixhja mund të hidhet pa kujdes dhe llampa mund të thyhet. Fundja, hamendësime janë…
Bateritë e telekomandës - bateritë janë shumë të shtrenjta dhe ndoshta kjo vjedhje mund të merret në konsideratë. Por si do ndiheshit nëse ju ishit “miku” i rradhës në hotel dhe të gjenit një telekomandë pa bateri?
Çarçafët - i madh…jemi të sigurt që pastruesja do e verë re dhe ju do të gjobiteni.
Shampoo dhe locione trupi - ka hotele që këtë e mendojnë si vjedhje. Ne mendojmë se këto janë vënë aty për tu përdorur nga miqtë. Nëse nuk i përdorim, pse nuk mundemi ti marrim me vete?
Tharëse flokësh - me të vërtetë ju nevojitet një tharëse flokësh nga hoteli? Në eksperiencat tona, ato për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të mira. Më mirë shko dhe bli vetë një te Çamët.
Seti i qepjes - ato janë menduar të përdoren të rast emergjence dhe nuk janë ideuar për tu marrë në shtëpi.
Hapëse shishesh - nuk na ka rastisur të shohim shpesh hapëse shishesh nëpër hotele, kjo me siguri ngaqë dikush para nesh i ka vjedhur. /shqiperia.com/
|
|
|
| Në Kinë lindi mëzi gjysmë zebre gjysmë gomar (Video) |
|
Posted by: cLicK. - 04-29-2021, 06:10 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (5)
|
 |
Në Xiamen Haicang të Kinës lindi mëzi - një përzierje e zebrës dhe gomarit. Ky mëz i rrallë ka këmbë me lara, është i gjatë 90 centimetra dhe peshon 30 kilogramë.
Rojet e kopshtit zoologjik thonë se zebra dhe gomari janë çiftuar në mënyrë natyrale derisa po kullosnin së bashku në kopsht.
Lindja ishte e vështirë dhe u kërkua ndihma e veterinerit për të intervenuar, por mëzi është i shëndetshëm, ndërsa vizitorët mund ta shohin duke vrapuar pas së ëmës.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=dfAvAeXz_iQ[/youtube]
|
|
|
| bail thirret nga ushtria e Koresë së Jugut |
|
Posted by: Jo :) - 04-29-2021, 05:01 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- No Replies
|
 |
Ushtria e Koresë së Jugut ka ftuar një tjetër veteran të Counter-Strike të atij vendi, pasi tani së fundi Sung Jae "bail" Lee ka filluar shërbimin dy vjeçar.
Një tjetër humbje për komunitetin e Koresë së Jugut në Counter-Strike ndodhi në javën e kaluar, kur u njoftua se Sung Jae "bail" Lee është thirrur për të shërbyer me detyrat e tij ushtarake.
Kjo do të thotë se Lee do të duhet të ndërprejë të gjitha lidhjet me lojën që ai ka kaluar pesë vitet e fundit duke luajtur profesionalisht, dhe do të jetë në gjendje të rikthehet në korrik të 2013, në të njëjtin vit kur edhe Keun-Chul "solo" Kang do të përfundojë detyrimet e tija ushtarake poashtu.
Kjo ka sjellë project_kr në vetëm tre anëtarë, por Can Yang, i cili ka vepruar si menaxher për ekipin, ka informuar HLTV.org se pavarësisht dorëheqjes së tij nga Counter-Strike në janar, Sun Ho "termi" Pyun i është ribashkuar ekipit.
Pyun është dashur të shërbejë në detyrimet ushtarake më herët, gjë që e ka detyurar të pensionohet nga Counter-Strike, por ai ende nuk është thirrur, gjë që i ka dhënë mundësi për tu bashkuar përsëri me shokët e tij.
project_kr ka momentalisht këtë përbërje:
Young-Mo "enemy" Ahn
Min Soo "glow" Kim
Sun Ho "termi" Pyun
Bum Gi "peri" Jung
HLTV.org kupton se ekipi është duke kërkuar për një anëtar të mundshëm të pestë, duke shpresuar për të gjetur një anëtar të përshtatshëm para javës së ardhshme.
|
|
|
|