eSportsKosova - Gaming Community
Panasonic lanson Lumix Phone P-05C - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Panasonic lanson Lumix Phone P-05C (/thread-6701.html)



Panasonic lanson Lumix Phone P-05C - iceboy - 04-30-2021

[Image: thumbnail.php?file=panasonic_lumix_phone...cle_medium]

Lumix është një prej aparateve më të bukura kompakte që ka industria sot, por Panasonic ka vendosur që të sfidojë këtë linjë me një produkt të ri të quajtur Lumix Phone P-05 C, që në fakt është një celularë i mençur me një aparat 13 Megapikselësh.

Përveç kësaj Lumix Phone është i pari në botë që veçohet me stabilizim optik të imazhit, duke bartur në këtë formë me krenari markën MEGA O.I.S> në thjerrëzën e këtij hibridi. Thjerrëza e gjerë 27 mm është e shtrirë deri në skaje të kornizës së telefonit duke mundësuar një përshtatje të mirë në dizajn, ndërsa përveç kësaj ajo sjell edhe mundësi për incizim në kualitet 1080p.

Veçori tjera përfshijnë iAuto Mode që njeh skenarin e fotografimit, një ekran 3.3 inç LCD me rezolucion ende të pa konfirmuar, burst mode që kap 8 pamje të njëpasnjëshme, etj. Në anën tjetër nuk ka ndonjë detaje shtesë në lidhje me specifikat e celularit apo datës ë paraqitjes në tregun Evropian apo Amerikanë, megjithatë Japonezë do të gëzohen të kenë në duart e tyre një hibrid të këtillë si Panasonic Lumix Phone. /pcworldalbanian