Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1569 online users.
» 0 Member(s) | 1565 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Panasonic paraqet e-lexues me Android
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 04:16 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Panasonic paraqet e-lexues me Android

[Image: Panasonic_Raboo_UT_PB1_1_991008383.jpg&s...cle_medium]

Lexuesit e librave elektronik nuk janë diçka e panjohur në tregun e teknologjisë informative, dhe prodhues të pajisjeve të këtilla nuk janë të paktë. Por megjithatë në mesin e tyre do të futet edhe një i ri, përkatësisht Panasonic që sapo ka bërë të ditur paraqitjen në Japoni të një lexuesi të ri të quajtur Raboo UT-PB1.

Modeli i ri Raboo UT-PB1 (... ky emërtim po i përshtatet shumë një roboti në Start Wars), veçohet me një ekran 7 inç që sjellë rezolucion 1024 x 600 pikesla, ka 8GB memorie të integruar (prej së cilës vetëm 4.5GB mund të shfrytëzohet për magazinim) dhe ka procesor me dy bërthama (... për libra elektronikë?).

Përveç kësaj lexuesi ka një microSD port, kamerë 1.3 megapikselëshe, Bluetooth dhe WiFi 802.11 b/g/n. Edhe pse bazohet në Android dhe ka një ndërfaqe të veçantë prej Panasonic, lëshimi i aplikacioneve në të duket të jetë mision i pamundur.

Çmimi pritet të sillet rreth 440 dollarë, kështu që më mirë i keni punët të zgjidhni një Amazon Kindle sesa të kërkoni një pseudo-tablet që shërben vetëm për lexim të librave. /pcworldalbanian

Print this item

  Sandy Bridge-E është gjenerata e tretë e procesorëve Core?
Posted by: iceboy - 05-15-2021, 05:30 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 21-sandy_2107111634_1.jpg]

Duke dashur t’i distancojë sa më shumë nga gjenerata e shkëlqyeshme, Sandy Bridge, e desktop procesorëve, Inteli familjen e paralajmëruar për fundin e këtij viti, LGA2011, do ta shenjojë si gjeneratën e tretë të procesorëve Core. Këto modele Core i7 do të shiten në dy gradacione, Enthusiast dhe Performance, me ç’rast ky i fundit do të vijë me shumëzues të hapur në disa versione, dhe modeli më i fuqishëm do të ketë nga gjashtë bërthama me përkrahje për HyperThreading. Në këtë seri do të ekzistojnë edhe modelet quad-core, por do të jenë të mbyllur.
Sikurse edhe deri më tani, X do të shenjojë modelet Extreme Edition, K ata të hapur, ndërsa modeli më i fuqishëm do të jetë Core i7-3960X me frekuencë 3,3 GHz, me TurboBoost. Do të jetë ky një përbindësh me 15 MB L3 cache, si dhe me kontroller memorik katërkanalësh. Natyrisht, në frymën e Intelit, edhe çmimi me siguri do të jetë dyshifrorë në dollarë. Procesori më i lirë LG2011 do të jetë Core i7-3820, katërbërthamësh me HT me frekuencë 3,6 GHz, me TurboBoost prej 3,9 GHz dhe 10 MB L3 cache.
Për çmimet tani për tani nuk flitet akoma, por edhe koha e paraqitjes nuk dihet akoma me saktësi. Derisa Inteli mbetet pranë qëndrimit se do të prezantohen kah fundi i këtij viti, disa analistë mendojnë që lansimi megjithatë do të duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm./koha.net

Print this item

  GAG Lojtar +Anti-Reklam
Posted by: ScrappeR - 05-15-2021, 04:22 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (26)

Përshëndetje!

Djem ktu ësht një pluger i cili të ndalon per te folur edhe osht anti reklam per server plus me ngjyr plugeri!

Kur jep një Lojtarit GAGER ne chat del kështu:
[Image: 359b909fd5797346316b45ca7e3bdbfe984d5372...0bce6g.jpg]

Kur bon UNGAG:
[Image: 7cc45b4aaf689d870a0441fb42d7cedd0968cfe2...1a846g.jpg]

LEXO:
amx_gag emri minutat arsya
amx_ungag emrin

PSH: amx_gag scrapper 155 NICEE IDEAS Smile
PSH: amx_ungag scrapper


SHKARKO
[kujdes]PASS: esk[/kujdes]
__________________________________
Një Flm! Smile

Print this item

  from B&W in Color | Punim
Posted by: EskimO. - 05-15-2021, 03:55 PM - Forum: Punimet - Replies (5)

Ni punim qe e kom punu ma shum se 2 vjet i ka,kur jom kan kogja fillestar,kom punu shum nkit punim,njo 1 jav kapak kapak deri sa e kom perfundu komplet.

Ps. Kjo osht Familja e Zenel Hajdinit.

[Image: ?dm=8HOT]

Direkt Link: <!-- m --><a class="postlink" href="http://esportskosova.net/img/?di=8HOT" onclick="window.open(this.href);return false;">http://esportskosova.net/img/?di=8HOT</a><!-- m -->

Print this item

  Kroacia shokohet nga skandali i prostitucionit elitar
Posted by: NBR - 05-15-2021, 01:45 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Kremi i politikës kroate i përfshirë në “prostitucionin elitar”. Kështu shkruajnë mediat kroate për fillimin e procesit gjyqësore kundër disa personave të dyshuar për “prostitucion”.

Kroacia shokohet nga skandali i prostitucionit elitar. Dje në Zagreb ka filluar procesi gjyqësor kundër personave të cilët dyshohet se janë përfshirë në skandalin e madh “prostitucioni elitar” ku shërbime seksuale kanë shfrytëzuar elita e Kroacisë.

Siç njofton portali më i madh kroat Index.hr, dje në gjykatën e Zagrebit është paraqitur Nebojsha Perunovic dhe Sara Sikiric bashkë me avokatët e tyre.

Fizoterapeuti Nebojsha Perunovic akuzohet se ka organizuar kontaktet me elitën kroate, politikan, aktor, drejtor, funksionar shtetëror, këngëtar të njohur me prostituta të klasit të lartë në sallonin e tij për masazhë.

Cmimi ka filluar nga 500 euro dhe lartë. Mirëpo avokati i Perunovicit, Draško Šoc i hedh poshtë akuzat.

Procesi gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllur, ndërsa pas përfundimit të procesit të djeshëm, avokatja e Nebojsha Perunovicit është shprehur se klienti i saj ka punuar me ndershmëri 40 vjet dhe për një ditë i është shkartuar karriera nga mediat.

Avokatët e të akuzuarve thanë se në skandalin e bujshëm “prostitucioni elitar” janë përshirë edhe ministra, drejtor dhe funksionar të lartë të shtetit të Kroacisë të cilët do të paraqiten në gjyq si dëshmitar.

Index.hr thotë se gjykata e ka zhvilluar procesin me dyer të mbyllura pikërisht për shkak se në këtë skandal janë përfshirë emra të njohur të politikës kroate.

Vazhdimi i seancës gjyqësore për skandalin e madh në Kroaci do të jetë me 1 shtator, ndërsa interesimi i medieve ishte jashtëzakonisht i madh. “Asnjëherë nuk janë parë më shumë media në ndonjë proces gjyqësor se sot”, shkruan Index. /magjistari.com/

[Image: kroacia_shokohet_nga_skandali_-300x210.jpg]

Print this item

  Darkë në mes të autostradës
Posted by: NBR - 05-15-2021, 01:44 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

Mbyllja e një pjese të autostradës në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri që tre personave t’i lindte një ide e çmendur.

Matt Corrigan, së bashku me bashkëshorten dhe një mik të familjes vendosën që të shfrytëzonin hapësirën bosh të një prej autostradave me më shumë trafik në botë për të ngrënë një darkë të qetë.

Nga frika se mos policia i arrestonte, darka zgjati vetëm 5 minuta. Të tre arritën të dilnin nga autostrada pa u vënë re, së bashku me tavolinën dhe pjatat që kishin marrë me vete. /kuriozitete.net/

[Image: autostrade-darka.jpg]

Print this item

  Qeni më i madh në botë
Posted by: NBR - 05-15-2021, 01:42 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Kur qeni George ishte i vogël, dukej një këlysh normal me përjashtim të putrave të tij, të cilat ishin paksa të mëdha. Por askush nuk e mendonte se ky qen në dukje “normal” do të bëhej qeni më i madh në botë. Pronarët e tij nuk e mendonin se qeni i tyre i vogël do të arrinte një gjatësi prej 2.1 metër dhe të peshonte 114 kilogram.

Dave Nasser, pronari i qenit tha se George-n e kishte marrë në vitin 2006, pak muaj pasi u martua.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrinte këtë madhësi. Kur e morën George-n, ai ishte një qenush me përmasa normale, por tani ai është qeni më i madh në botë! Qeni është i racës ′Great Danes′ dhe janë kafshë të mrekullueshme për faktin se nuk janë agresive dhe afrohen shumë me njerëzit, gjë që i bën më të ndjeshëm se llojet e tjerë të qenve. Deri kur ishte pesë muajsh ai sillej si qentë e tjerë, duke ndjekur bishtin. Por ai ishte në madhësinë e një qeni Labrador të rritur. Ai po shtonte më shumë se një paund në ditë dhe sillej rrotull si bambi. Kur ai shprehte dashurinë ndaj nesh na linte për njëfarë kohë me shpatulla pas muri apo ndonje mobilje” tha Dave Nasser.

Nasser gjithashtu tregoi se pavarësisht se njerëzit mund të frikësohen nga madhësia e tij, George nuk është agresiv. Ai tha se George është i tmerruar nga qentë chihuahua! /kuriozitete.net/

[Image: qeni.jpg]

Print this item

  Interneti më i madh se njerëzimi
Posted by: BAAM - 05-15-2021, 11:54 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Interneti më i madh se njerëzimi

[Image: internet_speed_997501007.jpg&size=article_medium]

Ekzistojnë më shumë gjëra të lidhura në internet se sa njerëz në planetin tonë. Mendojeni këtë për një sekond; kjo nuk përfshin vetëm pajisjet “e mençura” ose kompjuterët, por çdo gjë që lidhet në internet.

Ky kalim i numrit të gjërave të lidhura në internet ndaj numrit të njerëzve në botë, sipas Dave Evans nga Cisco, ndodhi në vitin 2008 dhe do të vazhdojë të rritet.

Deri në vitin 2020, supozohet që rreth 50 miliardë “gjëra” do të jenë duke biseduar në internet. Çfarë gjërash? Dave Evans Cisco ka krijuar një infografikë për t’i shpjeguar gjërat më hollësisht dhe për ta ndryshuar mendimin tuaj për internetin, si rezultat./pcworldalbanian

[Image: infographic_big.jpg?w=488&h=2870]

Print this item

  Acer do të lansojë laptop me Nvidia Tegra
Posted by: BAAM - 05-15-2021, 11:51 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Acer do të lansojë laptop me Nvidia Tegra

[Image: acer_689759653.gif&size=article_medium]

Sipas informacioneve më të fundit, Acer është duke planifikuar të paraqes disa produkte të reja në treg, duke përfshirë laptopin e parë me një çip Nvidia Tegra 2 Dual-Core, një Ultrabook me bazë në Intel dhe tablet të rinj që veçohen me Android 3.2.

Edhe pse përzgjedhja e Nvidia Tegra është pritur me skepticizëm, disa po thonë se kjo mund t’i ndihmojë Acer’it që të ecë para në garën që është vërshuar me laptop me bazë në ARM.

Windows 8 pritet që të shtyjë para zhvillimet e mëtutjeshme dhe shitjet e laptopëve me ARM, por kjo nuk do të ndodh deri në vitin e ardhshëm, kështu që Acer me Tegra 2, do të jetë i fuqizuar ose nga Android ose nga Linux.

Procesorët ARM, sikurse ata Nvidia Tegra janë të pranishëm në shumicën e celularëve të mençur dhe tabletëve që janë të pranishëm në tregun e ditëve të sotme, por pritet që të fillojnë të kenë një pjesëmarrje edhe në tregun e mikroprocesorëve për PC, ku sipas IDG News Service Intel dominon për më shumë se 30 vite.

Print this item

  Së shpejti, Google+ Games
Posted by: BAAM - 05-15-2021, 11:49 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Së shpejti, Google+ Games

[Image: Google_games_534504036.jpg&size=article_medium]

Qe disa javë me radhë rrjeti i ri social i Google, Google+ është vetëm në shfrytëzim vetëm përmes ftesave, megjithëse deri tani ka arritur të kap më shumë se 20 milion përdorues. Nuk janë të paktë as përdoruesit nga Kosova.

Tani sipas informacioneve më të fundit Google është duke përgatitur lansimin e shërbimit për lojëra, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një prej pikave më të fuqishme dhe më serioze konkurruese kundrejt Facebook.

Google veçse ka vendosur të shtyjë para trendin me zhvilluesit, duke iu kërkuar atyre më pak se 30% pjesë të të hyrave, që është një ofertë serioze konkurruese kundrejt 30% tradicional të vendosur nga Facebook dhe Apple.

Platforma Google+ për zhvilluesit e lojërave do të paraqes një fushë të re për të gjeneruar të hyra. Një prej dallimeve më kryesore që thuhet të jetë mes Facebook dhe Google+ është se lojërat në Google+ do të jetë të “native client”, me fjalë të tjera lojëra do të jenë të shtëpisë Google, do të jenë në serverët e saj dhe jo në atë të zhvilluesve. Kjo mundëson që zhvilluesit të koncentrohen më shumë në zhvillimin e lojës dhe programim, e jo në menaxhim të serverit.

Për të nxehur edhe më shumë gjërat, Google veçse ka investuar mjaft shumë në zhvilluesin kryesor të lojërave për Facebook, Zynga dhe atë një shumë prej më shumë se 100 deri 200 milion dollarë. /pcworldalbanian

Print this item