| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
| Online Users |
There are currently 15711 online users. » 0 Member(s) | 15708 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 14
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 33
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 49
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 228
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 585
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 581
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 403
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,391
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,610
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
| Angry Birds paditet |
Posted by: BAAM - 05-17-2021, 02:25 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
Angry Birds paditet
![[Image: angry_birds1_961509270.jpg&size=article_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=foto/2011/angry_birds1_961509270.jpg&size=article_medium)
Krijuesi i lojës Angry Birds, që funksionon në shumë platforma, Rovio, po paditet nga firma amerikane Lodsys për shkelje të patentës. Kjo është raportuar nga Telegraph.
Lodsys thotë që ndërmarrje finlandeze shkeli patentat e veta, të cilat mbulonin mënyrat për blerje të nivele të reja brenda lojës Angry Birds.
Sistemi evropian i patentës kërkon që shpikjet e softuerëve të shfaqin disa efekte fizike nga pantetimi, gjersa sistemi i patentimit në Shtetet e Bashkuara është më i dobët, duke mundësuar patenta të bazuara në softuerë.
Sipas Telegraph, disa zhvillues evropianë të lojërave kanë dhënë dorëheqje në lëshimin e lojërave në Shtetet e Bashkuara dhe disa janë duke u tërhequr nga tregu amerikan, për shkak të patentës, thuhet nga Lodsys.
Angry Birds shkarkohet më shumë se 1 milion herë në ditë. Së pari për celularë, kjo lojë u shpërnda në shumë platform, duke përfshirë shfletuesit dhe konzollat./pcworldlabanian
| Kjo është gruaja e Rupert Murdoch që bën kung fu(VIDEO) |
Posted by: BAAM - 05-17-2021, 04:15 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (1)
Kjo është gruaja e Rupert Murdoch që bën kung fu(VIDEO)
![[Image: wendi-me-burrin.jpg]](http://magjistari.com/wp-content/uploads/2011/07/wendi-me-burrin.jpg)
Ishte një moment frike në parlamentin britanik.
Në mes të dëshmisë së manjatit të medieve, Rupert Murdoch, një person e qëllon me një pjatë me shkumë rroje.
Por në sytë e medias ka mbetur menjëherë reagimi i bashkëshortes së 80 vjeçarit. Wendi Deng, 42 vjeç, u ngrit menjëherë nga vendi dhe i futi një të djathtë sulmuesit. Çfarë reagimi, çfarë goditje.
E veshur me një xhaketë rozë, ajo është bërë heroinë në mediat kineze. “E shpejtë si një tigër”, shkruanin ato. Edhe mediat britanike merren me të: gati sa nuk e çau në dysh, shkruajnë ato.
Por kush është kjo grua?
Kur ishte 19 vjeç nisi të marrë mësime anglishteje nga një çift që punonte në Kinë. Mësueses së saj i rrëmbeu burrin, dhe me ndihmën e tij shkoi në SHBA. Ajo studio për ekonomi në Kaliforni e më pas në universitetin elitar Yale. Ajo u martua në vitin 1990 me një mësues anglishteje dhe pas vitesh u ndanë. Tani kishte para, një punë dhe një Green Card. Në vitin 1997 ajo u njoh me Murdoch me të cilin u martua në vitin 1999. U desh vetëm një minutë që njeriu i fuqishëm i medieve të dashurohej me kinezen.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=H3SfSBjo7YE[/youtube]
| Këshilla për të mbajtur faqen tuaj të sigurtë |
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 02:46 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
Janë disa hapa bazikë që ju gjithmonë duhet ti përdorni për të mbajtur faqen tuaj të sigurt nga ata që duan ti bëjnë keq ueb faqes tuaj.
![[Image: thumbnail.php?file=safe14_982061867.png&...cle_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=safe14_982061867.png&size=article_medium)
1) Bëni gjithmonë Update skriptën që përdorni - Gjithmonë bëni “Check Version” të skriptës që përdorni, si psh. vbulletin, phpbb, mybb, wordpress, joomla… Është e rëndësishme sepse gjithmonë zbulohen vrima të reja në këto skripte, më i fundit ishte ai i vbulletin 4.0.x ku kishte një vrimë interesante “SQL Injection”, ku përmes një shtojce të Firefox, mund të injektohej faqja që përdorte këtë version të vbulletin, dhe që shfaqte të dhënat e adminit dhe te databazës ... pra nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe nuk rrini të informuar mbi këto vrima atëherë do ta pësoni duke u sulmuar.
3) Chmod folders. Disa skripte kërkojnë lexim dhe shkrim te plote gjate instalimit, kjo mundësohet nga kodi 777 ne foldera të rëndësishëm si inc apo admin. Prandaj bëni chmod këto foldera ne 755 apo 644. Nëse folderat tuaj kane lexim dhe shkrim te plote atëherë do të ishte e lehtë për një keqbërës për te injektuar kode ne webfaqen tuaj.
4) Përdorni FTP të sigurt - Shumë nga ne përdorim filezilla si vegël konektimi për në ftp , por pasi çdo seance në ftp që kryeni me filezilla duhet të fshini historinë e konektimit në filezilla , sepse nëse injektohen me një keylogger të thjeshtë atëherë informacionet e tuaja do të vidhen, dhe me siguri faqja juaj do të sulmohet. Gjithashtu përdorni fjalëkalime te forta në ftp , lexoni këshillën numër 2 për më shumë.
5) Mbroni folderin e administratorit Ju patjetër duhet te mbroni folderin ku ju administroni faqen tuaj , dhe përdorni këta nën hapa për të mbrojtur atë :
a) Ndryshoni emrin e folderit psh nga /admncp , përdorni një folder si psh /adm125845.
b) Beni password protect , shkoni ne cpanel tek “security” klikoni “Password Protect Directories” dhe pastaj jepni username & password dhe një titull për te mbrojtur folderin e administratorit.
6) Mbroni config të faqes suaj. Ne config dosjen ju përmbani gjithë faqen tuaj, sepse aty ndodhen te dhënat e databazes suaj. Dhe patjetër duhet te mbroni edhe config për të mbajtur faqen tuaj te sigurte , krijoni një .htaccess me ketë kod : Order deny,allow deny from all dhe ngarkojeni ne folderin ku ndodhet config i faqes suaj.
7) Mos përdorni skripte nulled. Skriptet nulled janë me shume rreziqe, ato përmbajnë shumë vrima dhe shpesh here unë personalisht kam hasur ne shella , pra një “haker” ka bere nulled skriptin dhe ka ngarkuar një shell te fshehur në të dhe e ka shpërndare gjithkah. Prandaj ju sugjeroj te mendoni dy herë para se te përdorni skripte nulled.
8) Backup - Nëse kompania ku jeni hostuar nuk Ben backup ditor apo javor për klientët , atëherë do t’ju sugjeroja te bëni backup faqen çdo 1 jave, pasi kurrë nuk i dihet. Ndoshta në një mënyre apo tjetrën faqja juaj do te komprometohet dhe do ti fshihen te gjitha fajlat dhe atëherë do te ishte një situate e pa këndshme. Prandaj ju sugjeroj të beni backup dhe ta ruani atë nç kompjuterin tuaj apo në USB tuaj.
10) Hostohuni në një kompani që është e sigurt - Merrni disa sugjerime nga shokët tuaj se ku te hostoni faqen tuaj , sepse disa faqe hostingu nuk kane siguri te plote ne serveret e tyre , dhe nga synlink do te pësoni sulmin ne faqen tuaj . Prandaj jeni te sigurte qe jeni i hostuar në një server i cili është i mbrojtur./pcworldalbanian