eSportsKosova - Gaming Community
Samsung Galaxi S II në Gusht edhe në SHBA - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Samsung Galaxi S II në Gusht edhe në SHBA (/thread-7535.html)



Samsung Galaxi S II në Gusht edhe në SHBA - Fisberg - 05-17-2021

19:50 / 24.07.2011

Pas muajsh në pritje, qytetarët amerikanë do të kenë mundësi të prenotojnë celularin e mençur Samsung Galaxi S II, i cili do të dalë në treg në muajin Gusht.

Ky model mund të gjendet në të gjitha qëndrat tregtare të AT&T, Verizon dhe Amazon. Pas prenotimit, klientët do të bëjnë të tyrin celularin e mençur brenda 15 ditësh.

Kush nuk e mban mend, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një celular me sistem operimi Android 2.3 Gingerbread, me ekran 4.3-inch me prekje, procesor 1.2 GHz, kamera në pjesën e pasme 8-megapiksel dhe në pjesën e përparme të celularit 2 megapiksel.

Prenotimet në SHBA, nisin pas atyre në Japoni, Indi e Mbretërinë e Bashkuar.