Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1569 online users.
» 0 Member(s) | 1565 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 115
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Dy gjyshe, të parat nuse gay në Nju Jork
Posted by: BAAM - 05-17-2021, 04:11 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

Dy gjyshe, të parat nuse gay në Nju Jork

[Image: gjyshet.jpeg]

Dy gra, të cilat tashmë janë edhe gjyshe, janë bërë i pari çift i të njëtit seks që martohen në shtetin e Nju Jorkut, që prej hyrjes në fuqi të ligjit të martesës së personave të të njëtit seks.

Kitty Lambert, 54 vjeç dhe Cheryle Rudd, 53 vjeç, i kanë thënë po njëra-tjetrës, duke u bërë kështu i pari çift gay në shtetin e Nju Jorkut që martohet.

Dy gratë kanë pesë fëmijë nga lidhjet e mëparshme, nga të cilët kanë edhe mipa. Ato jetonin prej vitesh së bashku.

Print this item

  Drawing Angelina Jolie in MS Paint
Posted by: respawn - 05-16-2021, 09:36 PM - Forum: Punimet - Replies (5)

kit video moti e pata bo , e pash dje qaty tash ta uploadoj.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Sp9WLjg-52o[/youtube]

qe edhe coloroed,e kom ru jpg mu ka prish kualiteti pak ;s
[Image: 2sb02t1.jpg]

Print this item

  Si ta kthejmë Chat-in e mëparshëm në Facebook?
Posted by: granit --( - 05-16-2021, 06:31 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (9)

E keni Vret se qetash Heren e fundit Nakan Tesh me qat chat en FB Kshtu qe chati i vjetri ka qen me i mir
Mesim
* Duhet ta keni të instaluar Mozilla Firefox.

* Kyçuni në Facebook-in tuaj-Instaloni scriptin GreaseMonkey i cili mundëson këtë:

<!-- m --><a class="postlink" href="https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/greasemonkey" onclick="window.open(this.href);return false;">https://addons.mozilla.org/en-US/firefo ... easemonkey</a><!-- m --> , (veproni si në foton e mëposhtme):
[Image: 222421_175691845829346_134446019953929_4...2520_n.jpg]

* Pas klikimit në butonin "Add to Firefox" do shfaqet një dialog lart, aty klikoni "Allow" për ta lejuar instalimin e scriptës.
* Pas instalimit të saj restartoni Mozillën dhe hapeni përsëri.
* Klikoni në këtë link:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://userscripts.org/scripts/show/107107" onclick="window.open(this.href);return false;">http://userscripts.org/scripts/show/107107</a><!-- m --> , dhe veproni si në foton e mëposhtme duke klikuar Install.
[Image: 282466_175692165829314_134446019953929_4...1126_n.jpg]
* Pasi të klikoni Install shfaqet një dritare tjetër, veproni si në foton e mëposhtme:
[Image: 252051_175692305829300_134446019953929_4...1135_n.jpg]
Restartoni mozillën dhe kyçuni në Facebook

Print this item

  Anonymous mbi “sekretet” e NATO’s... përmendet edhe Kosova
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 02:49 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Anonymous mbi “sekretet” e NATO’s... përmendet edhe Kosova

[Image: anonymous_nato_755220064.png&size=article_medium]

Grupi i hakerëve Anonymous përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se kanë sulmuar serverët e NATO’s dh kanë arritur të vjedhin disa dokumente.

Deri tani, tre dokumente kopje në format PDF thuhet se janë vjedhur gjatë sulmit dhe ato po qarkullojnë në pdfcast.org, që është një faqe në shërbim të shkëmbimit të PDF’ve. Dy kishin etiketën “Nato Restricted” dhe në bazë të raportimit prej AllThingsDigital, ato veçse janë larguar prej faqes PDFCast.

Telegraph në anën tjetër ka përshkruar njërën prej dokumenteve si një letër punuese mbi sistemet komunikuese të përdorura nga NATO në Afganistan, dhe është thënë se përfshijnë informacione më shumë teknike dhe procedurale. Dokumenti i dytë kishte të bënte me një plan për outsource të komunikimit të forcave të NATO’s të stacionuara në Kosovë. Kjo po tingëllon diçka shumë interesante, por në fakt nuk është asgjë.

“Kufizuar” në dokumente të këtilla ka kuptimin “e rëndësishme”. Siç thekson “The Register”, etiketat në fjalë që janë përdorur në dokumente si “Kufizuar (Restricted)” kanë të bëjnë me dokumentet me rëndësi të vogël. Anonymous në anën tjetër e ka postuar në Twitter një mesazh thuajse ka hetuar sekrete më të mëdha të NATO’s... por në vend të kësaj ajo vetëm ka marr disa dokumente që kanë të bëjnë me punë të përditshme.

Shkallët më të larta të etiketave janë “Konfidenciale”, “Sekrete” dhe “Top Sekrete”... e për ta përfunduar artikullin, dokumenti i tretë është diçka i etiketuar si “I paklasifikuar” që është edhe më ulët se dokumentet e “Kufizuara”. I vetmi kufizim me këtë dokument është Copyright i NATO’s ëq parandalon publikim pa lejen e NATO’s. E ky dokument ka qenë duke qarkulluar në treg qysh prej viti 2006.... kësaj radhe Anonymous e ka “kall”./pcworldalbanian

Print this item

  Këshilla për të mbajtur faqen tuaj të sigurtë
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 02:46 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Janë disa hapa bazikë që ju gjithmonë duhet ti përdorni për të mbajtur faqen tuaj të sigurt nga ata që duan ti bëjnë keq ueb faqes tuaj.

[Image: thumbnail.php?file=safe14_982061867.png&...cle_medium]

1) Bëni gjithmonë Update skriptën që përdorni - Gjithmonë bëni “Check Version” të skriptës që përdorni, si psh. vbulletin, phpbb, mybb, wordpress, joomla… Është e rëndësishme sepse gjithmonë zbulohen vrima të reja në këto skripte, më i fundit ishte ai i vbulletin 4.0.x ku kishte një vrimë interesante “SQL Injection”, ku përmes një shtojce të Firefox, mund të injektohej faqja që përdorte këtë version të vbulletin, dhe që shfaqte të dhënat e adminit dhe te databazës ... pra nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe nuk rrini të informuar mbi këto vrima atëherë do ta pësoni duke u sulmuar.

2) Përdorni fjalëkalime të “forta”
- Fjalëkalimet si “123456″ , “kosova” etj.. gjithmonë mund te zbulohen sepse kanë një karakter të lehtë për tu menduar , prandaj mos ia bëni të lehtë atyre qe duan t’ju bëjnë keq , mbani fjalëkalime te t’ renda. Ju mund te gjeneroni fjalëkalime nga faqe online qe gjenerojnë fjalëkalime shume te forta; ja disa faqe qe mund t’ju ndihmojnë : a) <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.pctools.com/guides/password/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.pctools.com/guides/password/</a><!-- m --> b) <!-- m --><a class="postlink" href="http://strongpasswordgenerator.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://strongpasswordgenerator.com/</a><!-- m --> c) <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.techzoom.net/tools/password-generator.en" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.techzoom.net/tools/password-generator.en</a><!-- m -->

3) Chmod folders. Disa skripte kërkojnë lexim dhe shkrim te plote gjate instalimit, kjo mundësohet nga kodi 777 ne foldera të rëndësishëm si inc apo admin. Prandaj bëni chmod këto foldera ne 755 apo 644. Nëse folderat tuaj kane lexim dhe shkrim te plote atëherë do të ishte e lehtë për një keqbërës për te injektuar kode ne webfaqen tuaj.

4) Përdorni FTP të sigurt - Shumë nga ne përdorim filezilla si vegël konektimi për në ftp , por pasi çdo seance në ftp që kryeni me filezilla duhet të fshini historinë e konektimit në filezilla , sepse nëse injektohen me një keylogger të thjeshtë atëherë informacionet e tuaja do të vidhen, dhe me siguri faqja juaj do të sulmohet. Gjithashtu përdorni fjalëkalime te forta në ftp , lexoni këshillën numër 2 për më shumë.

5) Mbroni folderin e administratorit Ju patjetër duhet te mbroni folderin ku ju administroni faqen tuaj , dhe përdorni këta nën hapa për të mbrojtur atë :

a) Ndryshoni emrin e folderit psh nga /admncp , përdorni një folder si psh /adm125845.

b) Beni password protect , shkoni ne cpanel tek “security” klikoni “Password Protect Directories” dhe pastaj jepni username & password dhe një titull për te mbrojtur folderin e administratorit.

6) Mbroni config të faqes suaj. Ne config dosjen ju përmbani gjithë faqen tuaj, sepse aty ndodhen te dhënat e databazes suaj. Dhe patjetër duhet te mbroni edhe config për të mbajtur faqen tuaj te sigurte , krijoni një .htaccess me ketë kod : Order deny,allow deny from all dhe ngarkojeni ne folderin ku ndodhet config i faqes suaj.

7) Mos përdorni skripte nulled. Skriptet nulled janë me shume rreziqe, ato përmbajnë shumë vrima dhe shpesh here unë personalisht kam hasur ne shella , pra një “haker” ka bere nulled skriptin dhe ka ngarkuar një shell te fshehur në të dhe e ka shpërndare gjithkah. Prandaj ju sugjeroj te mendoni dy herë para se te përdorni skripte nulled.

8) Backup - Nëse kompania ku jeni hostuar nuk Ben backup ditor apo javor për klientët , atëherë do t’ju sugjeroja te bëni backup faqen çdo 1 jave, pasi kurrë nuk i dihet. Ndoshta në një mënyre apo tjetrën faqja juaj do te komprometohet dhe do ti fshihen te gjitha fajlat dhe atëherë do te ishte një situate e pa këndshme. Prandaj ju sugjeroj të beni backup dhe ta ruani atë nç kompjuterin tuaj apo në USB tuaj.

9) Vetëdijësoni stafin - Jepni këshilla stafit tuaj rreth sigurisë tyre , jepni këshilla duke u treguar atyre disa ngjarje qe mund ti ndodhin atyre gjate modelimit te faqes, një e tille ndodhi kur një person kishte klonuar itshqip.com, gjithçka kishte bere te njëjte si itshqip.com , dhe i dërgoi ne pm administratorit “fG” duke i dërguar një link <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.forum.itshqip.comviewtopic.php?etj" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.forum.itshqip.comviewtopic.php?etj</a><!-- m -->… qe e ridirektonte ne një faqe te rrejshme <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.forum.ifshqip.comviewtopic.php?etj" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.forum.ifshqip.comviewtopic.php?etj</a><!-- m --> , por “fG” me përvojën e tij e pa qe ishte një mashtrim dhe e kaloi rastin pa ndonje rrezik.

10) Hostohuni në një kompani që është e sigurt - Merrni disa sugjerime nga shokët tuaj se ku te hostoni faqen tuaj , sepse disa faqe hostingu nuk kane siguri te plote ne serveret e tyre , dhe nga synlink do te pësoni sulmin ne faqen tuaj . Prandaj jeni te sigurte qe jeni i hostuar në një server i cili është i mbrojtur./pcworldalbanian

Print this item

  Si ti riktheni Fajllat qe i keni fshi aksidentalisht
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 12:17 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (9)

Ktu e keni ni tutorail-mesim te thjesht Si ti riktheni Fajllat qe i keni fshi aksidentalisht

Per kete qellim do te perdoret programi Recuva i cili mund te shkarkohet falas.

Downloadoni programin Recuva nga ketu, dhe instalojeni ne kompjuterin tuaj. Hapat e instalimit jane te zakonshem si ne shumicen e programeve tjera.

Pas instalimit, hapeni programin dhe percjellni udhezuesin:

[Image: img00a.png]

Zgjedhni llojin e fajllit qe deshironi ta riktheni:

[Image: img01a.png]

Nese e dini lokacionin e fajllit se ku ka qene para se te fshihet, atehere jepeni ne opcionin e programit. Nese nuk e dini atehere zgjedhni opcionin Recycle Bin.

[Image: img02a.png]

Klikoni Start per te filluar skanimin.

[Image: img03a.png]

[Image: img04.png]

Pasi te kryhet skanimi, do te shfaqet dokumeni te cilin e keni fshire pa dashje. Per ta rikthyer, klikoni mbi dokument dhe me pas klikoni butonin Recover.

[Image: img05a.png]

Specifikoni lokacionin ku deshironi ta riktheni fajllin, dhe klikoni OK.

[Image: img06.png]

[Image: img07.png] /qysh.me

Print this item

  Vargjet e Kuranit ne trupin e nje foshnje 9-muajshe "Mrekull
Posted by: ReY - 05-16-2021, 09:10 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (3)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ORUN58w_wQc[/youtube]

Print this item

  Na vizitoi një mysafir i paftuar? (Video)
Posted by: Nikita - 05-16-2021, 07:59 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (6)

[Image: f.0723190016451_m.jpg]
Sipas të gjitha gjasave, duket se në San Jose të Kalifornisë kohë më parë erdhi një mysafir i paftuar. Se kush ishte ai dhe për çfarë bëhet fjalë ende nuk dihet, por kanë lindur teoritë e para.
Qasja më “konservative” ndaj këtij problemi thotë se kjo është një lloj fluturake jashtëtokësore, ndërsa thonë se ajo çfarë shihet në video si ndërrim i formës në të vërtetë është teknologjia jashtëtokësore e të qenit “i padukshëm” që mundohet të fshehë formën e vërtetë të fluturakes.

Të tjerët thonë se fluturakja është e formës ekzistuese, ndërsa artefaktet në xhirim të cilët të japin përshtypjen se fluturakja ndërron formën në të vërtetë vijnë si pasojë e ‘zoomit’ të kamerës.

Një teori më pak “konservative” është se ajo nuk është fluturake por një krijesë nga një dimension tjetër e cila, rastësisht ose qëllimisht, kaloi qarjen ndërdimensionale dhe përfundoi në Tokë.

Mbështetësit e kësaj teorie thonë se ky është një eksperiment i krijesave jashtëtokësore të cilat përpiqen të gjejnë mënyra që të udhëtojnë drejt Tokës në mënyrë të sigurt, të mbijetojnë në atmosferën tonë dhe të kthehen me sukses.

Ndërkaq, teorinë tuaj për këtë UFO mund ta jepni pasi ta shihni videon. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=bgRGJCux8B4[/youtube]

Print this item

  Tentoi të vriste policin, dënohet me 55 vite burg
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 04:33 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

Tentoi të vriste policin, dënohet me 55 vite burg

[Image: shandra_kidd.jpg]

Një grua, përpjekjet e së cilës për të qëlluar një oficer të policisë së Chikagos dështuan kur plumbat ranë nga arma e saj, u dënua me 55 vite burg.

Shandra Kidd u dënua ditën e enjte për tentativën e vrasjes dhe posedimit të paligjshëm të një arme, u raportua të premten nga shtypi.

Autoritetet thanë se po i përgjigjeshin një raporti për të shtëna, dhe Kidd u largua në këmbë kur oficerët ndaluan makinën e saj.

Një oficer e arriti Shandra Kidd-in, dhe ajo i vendosi atij një armë në gjoks dhe tërhoqi këmbëzën. Megjithatë arma nuk ishte e mbushur pasi plumbat kishin rënë ndërsa Kidd po vraponte.

Kidd u përpoq të qëllonte oficerin për një herë të dytë ndërsa po luftonin por edhe njëherë dështoi, u raportua nga policia. /albeu.com/

Print this item

  Shkarkimet e OS X Lion kapin 1 milionëshin për 24 orë
Posted by: BAAM - 05-16-2021, 04:18 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Shkarkimet e OS X Lion kapin 1 milionëshin për 24 orë

[Image: Apple-Mac-OSX-Lion-3.jpg]

Mac OS X Lion është shkarkuar më tepër se një milionë herë në ditën e parë të lëshimit. Luani është hedhja e parë Mac OS X në treg që blihet ekskluzivisht nga Dyqani Mac App.

Sipas Apple, OS X Lion po shet më shpejt se çdo lëshim tjetër OS në historinë e Apple-it. E gatshme për $29.99, Luani shton karakteristika të reja siç është mbështetja me shumë prekje, shpëtim dhe rikthim automatik dhe performancë e rifreskuar.

Ka qenë një javë e suksesshme për Apple-in. Jo vetëm që kompania raporton fitime rekorde, ka lëshuar gjithashtu versione të reja të MacBook Air, Mac mini dhe Apple Cinema Display./krokodili.com

Print this item