![]() |
|
Kina inspekton dyqanet e rremë Apple - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Kina inspekton dyqanet e rremë Apple (/thread-7520.html) |
Kina inspekton dyqanet e rremë Apple - BAAM - 05-17-2021 Kina inspekton dyqanet e rremë Apple Autoritetet kineze të industrisë dhe tregtisë në Kunming ka filluar të inspektojë të gjitha dyqanet e pajisjeve elektronike të qytetit pasi një shkrimtare amerikane shkroi rreth dyqaneve të rremë të Apple-it, tha të shtunën agjencia e lajmeve Xinhua. Inspektimet u kryen pasi tre dyqane të ashtuquajtura “Apple Stores” u ekspozuan përmes Internetit, por që nuk janë të autorizuara nga Apple Inc. ![]() Inspektimet do të kontrollojnë licencat e biznesit, lejet e autorizuara për përdorimin e markës dhe blerjen e kanalit të secilit dyqan, tha një punonjës i departamentit të industrisë dhe tregtisë. Përfundimi i inspektimeve do të njoftohet së shpejti, tha ky punonjës. Apple ka katër dyqane origjinale në Pekin dhe Shangai dhe asnjë në Kunmig, në provincën e Yunnan-it. Kompania ka 13 rishitës në Kunmig. |