eSportsKosova - Gaming Community
Sandy Bridge-E është gjenerata e tretë e procesorëve Core? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Sandy Bridge-E është gjenerata e tretë e procesorëve Core? (/thread-7458.html)



Sandy Bridge-E është gjenerata e tretë e procesorëve Core? - iceboy - 05-15-2021

[Image: 21-sandy_2107111634_1.jpg]

Duke dashur t’i distancojë sa më shumë nga gjenerata e shkëlqyeshme, Sandy Bridge, e desktop procesorëve, Inteli familjen e paralajmëruar për fundin e këtij viti, LGA2011, do ta shenjojë si gjeneratën e tretë të procesorëve Core. Këto modele Core i7 do të shiten në dy gradacione, Enthusiast dhe Performance, me ç’rast ky i fundit do të vijë me shumëzues të hapur në disa versione, dhe modeli më i fuqishëm do të ketë nga gjashtë bërthama me përkrahje për HyperThreading. Në këtë seri do të ekzistojnë edhe modelet quad-core, por do të jenë të mbyllur.
Sikurse edhe deri më tani, X do të shenjojë modelet Extreme Edition, K ata të hapur, ndërsa modeli më i fuqishëm do të jetë Core i7-3960X me frekuencë 3,3 GHz, me TurboBoost. Do të jetë ky një përbindësh me 15 MB L3 cache, si dhe me kontroller memorik katërkanalësh. Natyrisht, në frymën e Intelit, edhe çmimi me siguri do të jetë dyshifrorë në dollarë. Procesori më i lirë LG2011 do të jetë Core i7-3820, katërbërthamësh me HT me frekuencë 3,6 GHz, me TurboBoost prej 3,9 GHz dhe 10 MB L3 cache.
Për çmimet tani për tani nuk flitet akoma, por edhe koha e paraqitjes nuk dihet akoma me saktësi. Derisa Inteli mbetet pranë qëndrimit se do të prezantohen kah fundi i këtij viti, disa analistë mendojnë që lansimi megjithatë do të duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm./koha.net