Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1521 online users.
» 1 Member(s) | 1516 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google, sponxy.xpg

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 118
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 171
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 227
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 230
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 472

 
  Steam Profile në ESK Forum
Posted by: LongHorn - 07-27-2021, 02:08 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (56)

Update 04.10.2011

Shtohet Opcioni Steam Profile ne ESK Forum

1. Shkoni ne Profile tuaj ne steam - steampowered.com dmth (Log In) dhe boni copy id e profile tuaj si p.sh ne foto
[Image: ?di=LC9D]


2. Ne qofse deshironi te vendosni ne signature veproni kshtut
[Image: ?di=ISKT]

Ky eshte Profile im qe njihet me kit numer id - 76561197994787730

Code:
[steamid]76561197994787730[/steamid]


3. Shembull si duket
[Image: ?di=LBA7]

Seshpejti me Risi tjera

Print this item

  Hapni faqet në HTTPS me Firefox
Posted by: iceboy - 07-27-2021, 11:11 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

[Image: Open_Secure_423058681.jpg&size=article_medium]

Shfletimi nëpër një rrjet të sigurtë është diçka që, me siguri, sedo të donit ta bënit. Zakonisht, faqet happen përgjatë protokolit HTTP dhe përgjatë atij HTPPS edhe nëse është i gatshëm. Në mesin e shumë rrugëve për ta hapur një uebfaqe përgjatë protokollit HTTPS, shtojcat janë për shfletues janë në mesin e tyre.

Shtojca HTTPS Everywhere për Firefox është një nga të këtillat që i hap dritaret përgjatë protokollin HTTPS. Open Secure është një shtojcë tjetër për Firefox që i hap lidhjet në HTTPS. Ashtu si HTTPS Everywhere, edhe Open Secure ua mundëson hapjen e çdo lidhjeje në siguri. Ajo se çfarë kjo shtojcë nuk mund të bëjë është që nuk mund të hapë një faqe në HTTPS kur ajo nuk ekziston. Sapo ta keni instaluar, klikoni me të djathtën mbi një lidhje në ndonjë faqe dhe nga menyja e paraqitur klikoni Open Secure. Më pastaj i keni tri opsione që ua mundësojnë zgjedhjen nëse një faqe e re duhet të hapet në dritaren e hapur, në një dritare të re, ose në një tab të ri.

Nëse lidhja që jeni duke provuar ta hapni nuk e ka një opsion për ta parë atë në protokollin HTTPS, ju do të merrni një error 404. Nëse faqja ekziston, ajo do të hapet ose në dritaren aktuale, dritaren e re ose tabin e ri, varësisht në atë se cilin opsion e keni klikuar. Faqja që hapet, në vend të protokollit http, do të paraprihet me protokollin https.

Instalojeni shtojcën OpenSource /Pcworldalbanian

Print this item

  Ja pse dhe si të krijoni një “System Restore Point” në Windo
Posted by: iceboy - 07-27-2021, 09:51 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

Ja pse dhe si të krijoni një “System Restore Point” në Windows 7


[Image: f1f9ea3e7a.jpg]

Nëse jeni duke bërë ndonjë ndryshim në kompjuterin tuaj si instalimin e ndonjë softueri të ri, jeni duke provuar ndonjë theme, ose jeni duke bërë ndonjë ndryshim në regjistër ose në brendësinë e ndonjë softueri, atëherë ju duhet që ta krijoni një pikë rikthimi të sistemit në gjendjen aktuale (para ndryshimit).

Nëse gjatë kryerjes së ndonjë ndryshimi në kompjuter ecuria nuk shkon mirë, ose nëse keni provuar ndonjë theme dhe nuk iu pëlqen, atëherë me ndihmën e pikës për rikthim të sistemit në gjendjen e kaluar ndryshimet e kryera largohen. Ky proces i krijimit të një pike për kthim është mjaft i thjeshtë dhe, për ta mësuar ecurinë e krijimit të një pike të këtillë, ju mjafton t’i përcillni hapat e poshtëshënuar.

Si ta krijoni pikën për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme në Windows 7
  • Klikoni në butonin Start dhe në shiritin për kërkim shkruani create restore dhe pastaj klikoni në Create a restore point.

  • Në dritaren System Properties klikoni Create.

  • Jepjani një emër pikës tuaj (për shembull Kompjuteri) dhe klikoni Create

  • Prisni derisa Windows krijon një pikë të rikthimit të sistemit për ju. Në fund do të ju paraqitet porosia “The restore point was created successfully.” (“Pika për rikthim ishte krijuar me sukses”).

Tani ju e keni krijuar pikën për rikthim. Është me rëndësi të dihet që kjo ecuri duhet të kryhet përpara se të bëhet ndonjë ndryshim për të cilin nuk jemi të sigurtë./pcworldalbanian

[Image: Create_a_System_Restore_Point_in_Windows...066731.png]

Print this item

  Qysh Me Rikthy Chat-in e Vjeter ne Facebook ne Google Chrome
Posted by: Joshi - 07-27-2021, 07:53 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Per me rikthy chat-in e vjeter ne facebook ne Google Chrome, shkarkone kete script dhe instalone ate pasi te shkarkohet duke klikuar mbi butonin “Install” dhe pasi te instalohet mbylleni Google Chrome dhe hapeni apet dhe do te ju funksionoj.



[Image: ?di=2CZP]


[Image: ?di=DY7Y]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://userscripts.org/scripts/source/107159.user.js" onclick="window.open(this.href);return false;">http://userscripts.org/scripts/source/107159.user.js</a><!-- m -->


Pasi ta kryeni ja si dukket !
[Image: ?di=AX37]


Josh!Smile
BTW rrike emrin Josh aty kan marr vesh per mu Tongue

Print this item

  Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5
Posted by: iceboy - 07-26-2021, 08:02 PM - Forum: IT Zone - Replies (4)

[Image: iPhone_5_639016159.jpg&size=article_medium]

iPhone 5 ende nuk është paralajmëruar dhe ende nuk ka debutuar në treg. Jo nuk ka ekran të madh e jo nuk është ekran përmes të cilit mund të shihni përtej. Nuk quhet 5GS dhe nuk do të debutojë menjëherë në treg.

Por nëse ju pranoni një email që ka titullin “iPhone 5G S është paraqitur” dijeni se ai përmban një mashtrim “që dallohet prej helikopteri” kështu që mos e hapni dhe kujdesuni për sigurinë tuaj.

IT gazetari Abram Wagenaar ka pranuar një email të këtillë në inbox’in e tij dhe ka postuar një fotografi në Twitter, dhe përveç faktit se celulari nuk është ende i prezantuar në treg, ka edhe shenja tjera që e bëjnë emailin të dallueshëm: ekrani i tejdukshëm, skema e çuditshme e emrit iPhone 5G S dhe numri i madh 5 në pjesën e prapme.

[Image: Aa0TRqWCEAAI6KA.png]

Sigurisht ju kujtohet një model fals që ka debutuar në qershor, e pikërisht mesa duket këtu ka qenë inspirimi për këtë mashtrim. Nëse kompjuteri juaj është infektuar me Mal/Zapchas-A, ju jeni në rrezik që të qaseni prej së largu nga të tjerët, megjithatë duket se është një virus i zakonshëm dhe shumë anti-virus janë në gjendje ta largojnë. /pcworldalbanian

Print this item

  Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i
Posted by: Joshi - 07-26-2021, 07:31 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: ?di=87UJ]
Natyrisht, ekzistojnë shanse të vogla që Apple nuk do ta paraqes iPhone 5 gjatë evenimentit që do të mbahet nesër në Cupertino të Kalifornisë, por nga ana tjetër ka pak gjasa që Apple do të ftonte një numër kaq të madh të gazetarëve në kampin e tij për një mbindërtim të vogël çfarë pritet të jetë iPhone 4S.

Apple do të shkoj me krejt ose asgjë, ndërsa tiparet e telefonit të ri qysh tani janë duke qarkulluar nëpër ajër.

Faqja Mashable ka pyetur vizitorët se cilat funksione janë “kritike” dhe të cilat do të bënin ata që ta blejnë telefonin e ri. Ekrani më i madh dhe 4G-ja janë në krye të listës me një margjinë të madhe të avantazhit. Nga gati 11,000 vota, më shumë se 2,200 vizitorë dëshiruan opsionin e rrjetit më të shpejtë brez-gjerë. Ata madje e dëshiruan këtë përkundër faktit se thithja e madhe baterisë nga ana e 4G-së do të mund ta kishte një efekt negativ mbi jetë-gjatësinë e baterisë, për të cilën shumë njerëz ishin ankuar më herët.

Gjithashtu lartë në listë janë edhe kamera prej 8-megapiksel (mbi 1,100 vota), më shumë memorie dhe hapësirë për deponim (915 vota) dhe trupi më i hollë i telefonit (1080). Disa komentues shprehën dëshirën për dizajnin në formën e lotit të përfolur nëpër shumë thashetheme.

Paraqitja zyrtare e iPhone 5 tani është më pak se 24 orë larg, ndërsa Telegrafi është duke ju përgatitur edhe një surprizë në lidhje me paraqitjen, por do të ju tregojmë nesër....[Image: ?di=WVAB]

Print this item

  soLd1eRwtF; [Gallery]
Posted by: Fisberg - 07-26-2021, 02:13 PM - Forum: Punimet - Replies (16)

NEw shit my gallery oh yeah Tongue

[Image: 6f29937b99606b63af86a3fc12059817.jpg]
[Image: 6f29937b99606b63af86a3fc12059817.jpg]
[Image: f2ff7b78095a464dfe15ee1e76761421.jpg]
[Image: 207d3071d0e8be0feb8eb1fd3f979fe7.jpg]
[Image: b588fe8224bca9359d1c24b85d91b820.jpg]
[Image: 4894431da74d1272ce3fc6b6afa041d9.jpg]
[Image: 2f4c61ea8133dc44357e8756d6925d01.jpg]
[Image: 1e5459bc3ff7eb17e4059ae6618f75f8.jpg]

Coming soon ...

Print this item

  Qysh Me I Ridefinu Tastet e Prishura ne Kompjuter?
Posted by: BAAM - 07-26-2021, 11:15 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Qysh Me I Ridefinu Tastet e Prishura ne Kompjuter?

Nese ne laptopin tuaj eshte prishur ndonje tast te cilin e perdorni shume, dhe nuk mund ta rregulloni harduerin qe eshte pergjegjes per kete prishje, atehere ne do te ju tregojme se si do te mund ta perdorni nje tast tjeter me funksionin e tastit te prishur.

[Image: laptop-keys-250x250.jpg]

KeyTweak eshte program per ridefinimin e tasteve te kompjuterit. Programi eshte 280KB dhe mund ta shkarkoni pa pagese nga ketu:

Code:
http://webpages.charter.net/krumsick/

Hapeni programin dhe do te shihni tastieren virtuale, ku secilit tast i eshte caktuar nje numer.

[Image: xb3dNl.jpg]

Klikoni me maus mbi tastin e deshiruar, dhe zgjedhni tastin e ridefinuar nga menyja renese.

KeyTweak i ka dy te ashtuquajtura Teach Modes. Pjesa Full Mode mundeson ridefinimin e dy tasteve te shtypura me nje tast te vetem. Pjesa Half Mode mundeson ridefinimin e nje tasti me nje tast tjeter.

[Image: suinEl.jpg]

Klikoni me maus mbi tastin e deshiruar, dhe zgjedhni tastin e ridefinuar nga menyja renese.

KeyTweak i ka dy te ashtuquajtura Teach Modes. Pjesa Full Mode mundeson ridefinimin e dy tasteve te shtypura me nje tast te vetem. Pjesa Half Mode mundeson ridefinimin e nje tasti me nje tast tjeter.

[Image: suinEl.jpg]

Programi KeyTweak punon ne sistemet operative Windows NT4.0/2000/XP/2003/Vista/7

Print this item

  Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji
Posted by: iceboy - 07-25-2021, 08:39 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: presspauseplay_451586908.jpg&size=article_medium]

PressPausePlay është një dokumentar për kulturën tonë të re dixhitale, i cili ka fituar një çmim në fillim të këtij viti gjatë ngjarjes SXSW. Ai është duke u shfaqur në festivalet e filmit dhe ju mund ta bleni atë në iTunes, Amazon dhe faqe të tjera. Nëse nuk doni të paguani për të, ju tani mund ta shkarkoni atë falas nëpërmjet një torrenti. Kjo mundësi për shkarkim pa pagesë ishte një gjë thelbësore për përpiluesit e dokumentarit. Ashtu siç thotë Seth Godin në dokumentar, ideat që janë pa pagesë shpërndahen më shpejt.

Ky dokumetar hulumton ndikimin e përparësive të sotme teknologjike në kulturën tonë dhe artistët dixhitalë të cilët e bëjnë atë. Në dokumentar, Godin thotë “nuk ka qenë kurrë një kohë më e mire për të qenë një artist.” Duke marrë një vëzhgim tërësisht ndryshe, pesimisti i teknologjisë, Andew Keen, thotë: “ne mund të jemi mire në prag të një epoke të re të errët.. ku bota kreative është shkatërruar.”

Sipas përpiluesit të muzikës për dokumentarin, Moby-it, për shkak të softuerit, “tani çdo fëmijë... në rreth 5 minuta mund të bëjë atë e cila para 20 viteve ka marrë 6 muaj ose vite.”

Përpiluesit e filmit thonë “revolucioni dixhital i dekadës së fundit ka lëshuar kreativitet dhe talent të njerëzve në një rrugë të pashembullt, duke lëshuar mundësi të pakufizuara të kreativitetit.” Por,

Dokumentari adreson problemin edhe të rrezikut nga pirateria pasi që e njëjta teknologji e cila përdoret nga aristët për të kryer punën e tyre mundëson gjithashtu edhe piraterinë dhe shkatërron modelet ekzistuese të bizneseve. Dokumentari nuk ofron ndonjë përgjigje të lehtë, por parashtron pyetje të rëndësishme për ndikimin e teknologjisë në kulturë.

Ju mund t’i shihni opsionet për shkarkimin falas në presspauseplay.com, duke përfshirë një version interaktiv të Adobe Air me skena të fshira dhe klipe shtesë dhe intervista më të gjata. Për shkarkimin standard, ju e merrni një skedar .torrent dhe e përdorni një softuer falas si BitTorrent për ta shkarkuar dokumentarin. Deri më tani, ky dokumentar është shkarkuar 4,000 herë./pcworldalbanian

Print this item

  xh![B]la.xP. {GALLERY}
Posted by: and!t0 - 07-25-2021, 08:28 PM - Forum: Punimet - Replies (38)

ktu kum vendos mi qit punimet e mija qka i kum bo deri qitash kuj ja kum bo ..
[Image: andit.jpg]
[Image: asdhybfubasdfasdfasdfa.jpg]
[Image: lionelmessirender2.jpg]
[Image: meeesi.jpg]
[Image: 22810204.jpg]
[Image: unled1hgt.jpg]
[Image: unled1rzk.jpg]
[Image: unled1ons.jpg]
[Image: unled1gkc.jpg]

Tjerat Cooming Soon

Print this item