Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,858
» Latest member: omo-serviceSmuth
» Forum threads: 38,155
» Forum posts: 351,863

Full Statistics

Online Users
There are currently 6344 online users.
» 0 Member(s) | 6343 Guest(s)
Bing

Latest Threads
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
7 hours ago
» Replies: 0
» Views: 9
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 15
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 33
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 36
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 47
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 46
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 68
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 258
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 637
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 660

 
  Rrjedhin pamjet e iPhone 4S?
Posted by: iceboy - 07-25-2021, 10:20 AM - Forum: IT Zone - Replies (13)

[Image: b55177ea81.jpg]

Gjatë ditës së martë, Apple do ta mbajë eventin e saj vjetor për iPhone, në të cilin, të gjithë presin që kompania ta lansojë modelin e ri të këtij telefoni, iPhone 5.

Mirëpo, në treg tani janë paraqitur edhe thashetheme se në të njëjtën ditë do ta kemi edhe modelin tjetër të iPhone, i cili do të njihet si iPhone 4S.

Gazetarët e Gizmodo Brazil kanë publikuar disa pamje ekskluzive të iPhone 4S, ndërsa këto fotografi vijnë nga fabrika e Foxconn në Brazil.

[Image: 2ae565d026.jpg]

Modeli i telefonit të Apple i cili paraqitet nga Gizmodo, duket të jetë ndonjëri prej modeleve të refuzuara nga kompania, mirëpo mesazhi i rëndësishëm që del nga ajo është se Apple po pret të lansojë dy versione të iPhone, atë të gjeneratës së pestë, iPhone 5 si dhe modelin paksa më të lirë, iPhone 4S. / Telegrafi /

Print this item

  Vista Back-Forward [Buttons]
Posted by: PAiN. - 07-25-2021, 07:12 AM - Forum: Resurse për dizajn - Replies (5)

[Image: 0]
Download Here

Print this item

  Dyqani i parë i Google në Londër
Posted by: iceboy - 07-24-2021, 10:56 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: chrome_zone_189016719.jpg&size=article_medium]

Google ka hapur dyqanin e saj të parë në qytetin e Londrës “Chrome Zone” i cili u ofron konsumatorëve mundësinë të shohin në mënyrë direkte demonstrime të laptopëve Chromebook, të cilët kanë qenë të gatshëm për tu blerë vetëm online.

Duke shikuar sesi Apple ka bërë suksese të mëdha përmes dyqaneve të shitjes, duket se Google tani dëshiron një pjesë të këtij aksioni. Gjiganti i internetit ka marrë përsipër një hapësirë të madhe në qendër të Londrës për të vendosur dyqanin e saj edhe pse do të jetë aty vetëm deri për festat e fundvitit.

Chrome Zone është hapur për biznes të premten brenda dyqanit të PCWorld në Tottenham dhe sipas një raporti “aty shiten vetëm Google Chromebook dhe disa shtesa tjera si kufje”. Edhe pse hapja e dyqanit është bërë me pak bujë, sigurisht mediet nuk e anashkaluan për faktin se është një prej projekteve të para të këtij lloji të Google.

Arvind Desikan, udhëheqës i Google UK ka thënë për Standard se kjo është diçka e re për Google dhe do të vëzhgohet nga afër si do të rrjedh suksesi i këtij pilot projekti. Desikan ka thënë se Chrome Zone do t’iu ofrojë konsumatorëve mundësinë të provojnë një Chromebook dhe të ndihmojnë njërin tjetrin për të kuptuar se çfarë ka brenda këtyre pajisjeve. /pcworldalbanian

Print this item

  ESK New Record
Posted by: NBR - 07-24-2021, 08:00 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (19)

Sot më datë 01.10.2011 eSportsKosova.com arrin nje rekord te ri: 1000+ usera aktivë gjate ditës!

[Image: site_logo.gif]

Kjo një arritje e bere fale ndryshimeve dhe risive te shumta qe as'njehere skane munguar ne eSportsKosova!

Per nje kohe te gjate ky rekord ka qene i palevizshem, por kjo date shenon gjithashtu fillimin e nje "epoke" te re te eSportsKosova!

[Image: ?di=NKCU5TFW]

Gjithashtu eSportsKosova.com ne Facebook ka momentalisht 3,678 antarë dhe ky numer sa vjen dhe po rritet.

[Image: ?di=ZK3D]

Kjo gjë është e mundur falë jush dhe për këtë arsye ju falënderoj në emër të staffit për kontributin tuaj.

eSportsKosova vazhdon të jetë komuniteti i vetem shqiptar pa reklama ne website pa kurrfarë perfitimi personal

Komentet janë të mirseardhura
eSportsKosova Staff


EDIT: NEW Numri vazhdon te rritet, aktualisht numri shenon 1059.

Print this item

  Lironi hapësirë në Windows nëpërmjet shportës së riciklimit
Posted by: iceboy - 07-24-2021, 07:42 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

[Image: System_32_745225560.jpg&size=article_medium]

Nëse keni shumë llogari në Windows dhe jeni duke pasur një hapësirë të vogël të lirë, ju lehtësisht mund t’i fshini gjërat që ndodhen në shportën për riciklim për të gjithë përdoruesit me vetëm një urdhër, duke supozuar që i keni të drejtat e administratorit.

Blogu i teknologjisë Cybernet News i ka treguar këta urdhëra për t’i zbrazur shportat e riciklimit të të gjithë përdoruesve në kompjuter.

Ajo se çfarë duhet të bëni është që të shkoni në Start, pastaj, nëse jeni duke përdorur Windows 7, shkruani cmd dhe në rezultatin e paraqitur klikoni me të djathtën e miut dhe klikoni Run as administrator. Klikoni Yes dhe në dritaren e posahapur shkruani:

rd/ c:\$Recycle.Bin

dhe shtypni Enter në tastierë.

Nëse jeni duke përdorur Windows XP, Vista, ose Server 2003, shtypni në Start, pastaj në Run, shkruani cmd dhe shtypni OK. Në dritaren e posahapur shkruani:

rd/s c:\recycler

Natyrisht, nëse disku juaj nuk është i titulluar si c:\, atëherë ju duhet ta përdorni shkronjën përkatëse të diskut në të cilin e keni instaluar Windowsin./pcworldalbanian

Print this item

  Lexoni lajmet me Feedly
Posted by: iceboy - 07-24-2021, 06:07 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: Feedly_732626027.jpg&size=article_medium]

Feedly është një lexues i postimeve që vijnë me RSS. Së fundi, Feedly ka lëshuar një verison të ri që ua mundëson futjen e llogarisë Tumblr dhe të gjitha blogjeve të tjera në mënyrë që të keni mundësi t’i shihni të gjitha lajmet. Pastaj, ju mund t’ia bëni +1 dhe ta shpërndani atë postim në Google+ drejtpërdrejt nga ky lexues, e poashtu ta shpërndani edhe në Facebook dhe Twitter.

Feedly është i gatshëm si shtojcë për shfletues dhe si aplikacion për celular dhe sapo të jeni kyçur ju mund ta çiftëzoni aplikacionin me llogarinë tuaj në Google Reader dhe Tumblr. Aplikacion ofron lahme shtesë nga kanale si “DIY” dhe “technology”, të cilat mund të ju hyjnë shumë në punë zhvilluesve të softuerëve, dhe ky aplikacion i radhit lajmet në një ndërfaqe të pastër, minimale.

Përditësimi më i ri ua mundëson përdorimin e Feedly-it si një klient për Tumblr dhe ju ofron që të riblogime, pëlqime dhe komente në postime nga blogjet e tjera ku ju tashmë jeni abonuar duke mos pasur nevojë që të largoheni nga aplikacioni. Për më tepër, futja me Google+ ua mundëson bërjen +1 ose postimit të drejtpërdrejtë në Google+ të postimit me URL-në, ndërsa ky aplikacion ngjashëm ofron mundësinë e shpërndarjes së postimit edhe në Facebook dhe Twitter.

Feedly 6.0 është falas dhe i gatshëm që tani./pcworldalbanian

Print this item

  CItyville debuton edhe në Google+
Posted by: swed - 07-24-2021, 05:09 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Gjatë muajit të kaluar Zynga ka bërë të ditur se ka arritur partneritet me Google për të sjellë Zynga Poker në Google+, e sot ata kanë theksuar se do të shtojnë lojën e radhës CityVille+ në kuadër të rrjetit social Google+.


Me Google+ baza e përdoruesve të kësaj loje pritet të arrijë deri në 43 milion dhe do të jetë interesante të shihet sesi do të pranohet vet kjo lojë nga përdoruesit e Google+. Edhe pse Angry Bird’s ende nuk është lansuar në Facebook, ajo thuhet të jetë loja më e popullarizuar në kuadër të rrjetit social Google+.

Zynga në anën tjetër është shprehur se Cityville është bërë loja më e madhe në Facebook dhe është e natyrës që të ndërtohet edhe një prezencë tjetër për këtë lojë në rrjetit tjetër social, Google+. “Natyrisht, ne dëshirojmë të bëjmë lojërat tona të pranishme për këdo, kudo, pa marr parasysh se në cilën platformë janë ata” u shprehën zyrtarë të Zynga.

Print this item

  Chrome pritet të parakolojë Firefox-in
Posted by: BAAM - 07-24-2021, 01:59 PM - Forum: IT Zone - Replies (10)

Chrome pritet të parakolojë Firefox-in

[Image: StatCounter_Browser_Data.jpg]

Shumë shpejt shfletuesi i internetit Google Chrome pritet të bëhet brouseri i dytë në botë më i përdorur, duke i rrëmbyer këtë pozicion Firefox-it. Kjo pritet të ndodhë deri në fund të këtij viti.

Aktualisht Chrome ka një përdorim global prej 23.6% ndërsa Firefox qëndron në shofrat 26.8% kurse Internet Explorer udhëheq me 41.7%.

Nga fillimi i vitit 2011 deri tani Chrome ka fituar 8% ndërsa Firefox ka rënë me thuajse 4% ndërsa IE gjithashtu ka rënë me 9%.

Shqipëria është një vendi ku Chrome përdoret masivisht, nga 58.9% ose 1.3 milion përdorues, ndjekur nga Firefox me 26.1 dhe IE me 12.9%. /albeu.com/

Print this item

  Si te Hapim me 2 msn ose me shume Ne pc tuaj [Per fillestar]
Posted by: ESK | Rock - 07-24-2021, 10:38 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (4)

Ky eshte nje tutorial si te hapim 2 msn ose me shume ndiqni keto hapa dhe besoje se do tju kryej pune:
1.SHkojme Run Pastaj shenojme regedit dhe hapet faqja
2.Shkojme HKEY_lOCAL_MACHINE ----->-----> SoftWare ------->pAstaj Microsoft ------> Windows Live ------> Messenger
3. dhe me tasti e djathe e ndrydhim----->New------->DWORD Value
4.Dhe Ja lajme emrin "MultipleInstances"
5.dhe shtypim tastin e djathte dhe shkojme modify DHe jam lejme Valuen 0 qe eshte e bejme 1.

Autor: Rock

[kujdes]
© 2011 Rock. All Rights Reserved.

Qdo gje nga une
[/kujdes]

Print this item

  Programet qe na duhen mbas Formatizimit te PC [ By Rock]
Posted by: ESK | Rock - 07-24-2021, 10:31 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (9)

e ju jap nje shpejgim se qka eshte kjo

Ky tutorial sherben per krijimin e nje setup-i te vetem qe instalon disa programe menjeher ,cilat deshirojme ne pra .Pra tutoriali sillet rreth nje website qe mundeson krijimin e nje setupi qe instalon koxha do programe , qe mund ti zgjedhim nga lista , qe eshte e pranishme aty ne web

1.Hapi i pare qe duhet shkuar ne kete URL:
Kodi:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://ninite.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://ninite.com/</a><!-- m -->
2.Pastaj beni perzgjedhjen e programe qe doni me i instalu me ane te nje setup-i.Vetem vendosni nga nje TICK

Pastaj shkoni ne Get installer aty ne fund ku shkruan
DHe e downloadoni setup-in .

Pastaj ku e keni rujt shkoni , dhe e klikoni 2 here , per ta aktivizu dhe ,atomatikisht do te instalohen ,pra se pari downloadohen aplikacionet dhe pastaj radhazi do te instalohen


Kjo eshte e nevojshme psh kur ta formatoni PC , nese nuk i keni te gjihta setupet e rujtuna ne PC , e ruani vetem kete , dhe qdohere kyqeni ne rrjet pas formatizmit dhe prisni deri sa te kryhet instalimi i te gjihte aplikacioneve .D
<!-- m --><a class="postlink" href="http://ninite.com/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://ninite.com/</a><!-- m -->
© 2011 Rock. All Rights Reserved.

Qdo gje nga une

Print this item