![]() |
|
CItyville debuton edhe në Google+ - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: CItyville debuton edhe në Google+ (/thread-10984.html) |
CItyville debuton edhe në Google+ - swed - 07-24-2021 Gjatë muajit të kaluar Zynga ka bërë të ditur se ka arritur partneritet me Google për të sjellë Zynga Poker në Google+, e sot ata kanë theksuar se do të shtojnë lojën e radhës CityVille+ në kuadër të rrjetit social Google+. Me Google+ baza e përdoruesve të kësaj loje pritet të arrijë deri në 43 milion dhe do të jetë interesante të shihet sesi do të pranohet vet kjo lojë nga përdoruesit e Google+. Edhe pse Angry Bird’s ende nuk është lansuar në Facebook, ajo thuhet të jetë loja më e popullarizuar në kuadër të rrjetit social Google+. Zynga në anën tjetër është shprehur se Cityville është bërë loja më e madhe në Facebook dhe është e natyrës që të ndërtohet edhe një prezencë tjetër për këtë lojë në rrjetit tjetër social, Google+. “Natyrisht, ne dëshirojmë të bëjmë lojërat tona të pranishme për këdo, kudo, pa marr parasysh se në cilën platformë janë ata” u shprehën zyrtarë të Zynga. |