eSportsKosova - Gaming Community
Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 (/thread-11073.html)



Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - iceboy - 07-26-2021

[Image: iPhone_5_639016159.jpg&size=article_medium]

iPhone 5 ende nuk është paralajmëruar dhe ende nuk ka debutuar në treg. Jo nuk ka ekran të madh e jo nuk është ekran përmes të cilit mund të shihni përtej. Nuk quhet 5GS dhe nuk do të debutojë menjëherë në treg.

Por nëse ju pranoni një email që ka titullin “iPhone 5G S është paraqitur” dijeni se ai përmban një mashtrim “që dallohet prej helikopteri” kështu që mos e hapni dhe kujdesuni për sigurinë tuaj.

IT gazetari Abram Wagenaar ka pranuar një email të këtillë në inbox’in e tij dhe ka postuar një fotografi në Twitter, dhe përveç faktit se celulari nuk është ende i prezantuar në treg, ka edhe shenja tjera që e bëjnë emailin të dallueshëm: ekrani i tejdukshëm, skema e çuditshme e emrit iPhone 5G S dhe numri i madh 5 në pjesën e prapme.

[Image: Aa0TRqWCEAAI6KA.png]

Sigurisht ju kujtohet një model fals që ka debutuar në qershor, e pikërisht mesa duket këtu ka qenë inspirimi për këtë mashtrim. Nëse kompjuteri juaj është infektuar me Mal/Zapchas-A, ju jeni në rrezik që të qaseni prej së largu nga të tjerët, megjithatë duket se është një virus i zakonshëm dhe shumë anti-virus janë në gjendje ta largojnë. /pcworldalbanian


Re: Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - FidanSH - 07-26-2021

e flm vlla! u gzofsh!


Re: Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - LoteXxX - 07-27-2021

FlM qaj1shi


Re: Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - Fisberg - 07-27-2021

Popo brravo po kan than qe ka me dal ne tetor po qe se koka rren 5 sdel e kom dt po thojsha najsha qka sbon vaki.
Brravo Brravo SmileSmile


Re: Kujdes nga email mashtrues për iPhone 5 - iceboy - 07-27-2021

sonte (besoj qe ne promje) e prezantojne iPhonin e ri, tash A ka me kon iPhone 5 apo 4S nuk e di, veq kush ka qef me pa ngjarje live mundeni me pa nga linku me poshte:

Code:
http://www.engadget.com/2011/10/04/engadget-broadcasting-live-from-apples-lets-talk-iphone-eve/

Shfaqja LIVE ka fillu tash ktu mundeni me pa edhe prezantimin LIVE !