![]() |
|
Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji (/thread-11037.html) |
Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji - iceboy - 07-25-2021 PressPausePlay është një dokumentar për kulturën tonë të re dixhitale, i cili ka fituar një çmim në fillim të këtij viti gjatë ngjarjes SXSW. Ai është duke u shfaqur në festivalet e filmit dhe ju mund ta bleni atë në iTunes, Amazon dhe faqe të tjera. Nëse nuk doni të paguani për të, ju tani mund ta shkarkoni atë falas nëpërmjet një torrenti. Kjo mundësi për shkarkim pa pagesë ishte një gjë thelbësore për përpiluesit e dokumentarit. Ashtu siç thotë Seth Godin në dokumentar, ideat që janë pa pagesë shpërndahen më shpejt. Ky dokumetar hulumton ndikimin e përparësive të sotme teknologjike në kulturën tonë dhe artistët dixhitalë të cilët e bëjnë atë. Në dokumentar, Godin thotë “nuk ka qenë kurrë një kohë më e mire për të qenë një artist.” Duke marrë një vëzhgim tërësisht ndryshe, pesimisti i teknologjisë, Andew Keen, thotë: “ne mund të jemi mire në prag të një epoke të re të errët.. ku bota kreative është shkatërruar.” Sipas përpiluesit të muzikës për dokumentarin, Moby-it, për shkak të softuerit, “tani çdo fëmijë... në rreth 5 minuta mund të bëjë atë e cila para 20 viteve ka marrë 6 muaj ose vite.” Përpiluesit e filmit thonë “revolucioni dixhital i dekadës së fundit ka lëshuar kreativitet dhe talent të njerëzve në një rrugë të pashembullt, duke lëshuar mundësi të pakufizuara të kreativitetit.” Por, Dokumentari adreson problemin edhe të rrezikut nga pirateria pasi që e njëjta teknologji e cila përdoret nga aristët për të kryer punën e tyre mundëson gjithashtu edhe piraterinë dhe shkatërron modelet ekzistuese të bizneseve. Dokumentari nuk ofron ndonjë përgjigje të lehtë, por parashtron pyetje të rëndësishme për ndikimin e teknologjisë në kulturë. Ju mund t’i shihni opsionet për shkarkimin falas në presspauseplay.com, duke përfshirë një version interaktiv të Adobe Air me skena të fshira dhe klipe shtesë dhe intervista më të gjata. Për shkarkimin standard, ju e merrni një skedar .torrent dhe e përdorni një softuer falas si BitTorrent për ta shkarkuar dokumentarin. Deri më tani, ky dokumentar është shkarkuar 4,000 herë./pcworldalbanian Re: Shkarkojeni falas këtë dokumentar për teknologji - LoteXxX - 07-28-2021 Thnx shum Man |