| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 1763 online users. » 0 Member(s) | 1761 Guest(s) Applebot, Bing
|
| Latest Threads |
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
Today, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 9
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 17
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 33
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 37
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 48
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 46
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 68
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 258
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 638
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 661
|
|
|
| 300 mijë përditësime statusi në minutë |
|
Posted by: BAAM - 08-03-2021, 03:23 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: Facebook.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/Facebook.jpg)
Sipas statistikave më të fundit, përditësimet e statusit të përdoruesve të gjigantit social Facebook kalojnë shifrën prej 17 milion brenda çdo ore.
Kompania Popcorn ka shfaqur një info-grafik në blogun e saj duke detajuar veprimet që ndodhi përgjatë gjigantit social çdo 60 sekonda. Me më shumë se 800 milion përdorues në Facebook, mbi gjysmë milion komente postohen në Facebook çdo minutë të vetme. Mbi 290,000 përditësime të statusit janë të postuara në profile dhe pothuajse 140,000 fotografi ngarkohen çdo minutë.
Në këtë shkallë, do të duhej vetëm 15 minuta fotografi të ngarkuara në Facebook që të barazohen me numrin e fotografive që ruhen në arkivën publike të fotografive në Nju Jork. Është e qartë se audienca e Facebook nuk e ka problem të krijoj një sasi të jashtëzakonshme të përmbajtjeve për gjiganti social.
Rivalët si Twitter, merren me 120,000 cicërima në minutë. Megjithatë, Twitter ka vetëm një pjesë të këtyre cicërimave të përcjella me fotografi përmes shërbimeve të palëve të treta, pothuajse një përqind e të gjitha fotografive të ngarkuara në Facebook. Shërbime si Flickr shohin rreth 3,500 fotografi të ngarkuara çdo minutë dhe Instagram sheh rreth 1,500 fotografi të ngarkuara çdo sekondë. Tek shërbimet me bazë në lokacion si FourSquare, përdoruesit check-in në rreth 2,000 lokacione çdo minutë. Tumblr përjeton 1,000 postime për minutë dhe 300 reblog. Në fund, përdoruesit e faqes për rishikime Yelp pranojnë rreth 20 rishikime të reja çdo minutë si shtesë ndaj 120 fotografive të reja çdo orë. Ndërsa ajo që nuk është përfshirë në info-grafkë është fakti se përdoruesit e video shërbimit YouTube ngarkojnë rreth 48 orë video material çdo minutë.
Ndryshimet e fundit në Facebook duket se do të rrisin edhe më tej shkallën e postimeve në Facebook, duke u nisur prej faktit se shërbime si Spotify do të postojnë në mënyrë automatike atë që përdoruesit janë duke dëgjuar për momentin. /pcworldalbanian/
|
|
|
| Shkurtesat e tastieres per Firefox |
|
Posted by: BAAM - 08-03-2021, 02:35 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (7)
|
 |
Shfletimi i webfaqeve ne internet zakonisht behet me ane te mausit, mirepo per pronaret e llaptopave shfletimi i faqeve me mouse pad mund te jete shpesh i merzitshem. Prandaj ne vazhdim do te mund ti mesoni 26 shortcute te tastieres te cilat do te ju lehtesojne shfletimin e webfaqeve me ane te Mozilla Firefox.
Shprehsoj qe kombinimet ma posht kan me ju ndihmu sadopak
CTRL + T: Hape nje tab te ri.
CTRL + R: Rifreskon tabin e hapur.
CTRL + F: Search ne faqen qe gjendeni.
CTRL + H: Shfaq historine e shfletimit te sidebar.
CTRL + J: Hape Firefox download manager.
CTRL + TAB: Levize te tabi i radhes.
CTRL + SHIFT + TAB: Levize te tabi paraprak.
CTRL + Z: Kthen prapa veprimin e fundit.
CTRL + SHIFT + Z: Riben veprimin e fundit.
CTRL + ENTER: shton prapashtesen e URL .com.
CTRL + SHIFT + ENTER: shton prapashtesen URL .org.
CTRL + SHIFT + T: Rikthen tabin e fundit te mbyllur.
CTRL + numri: Leviz te tabi me ate numer.
CTRL + F4: Mbyll tabin.
CTRL + N: Hape nje dritare te re te Firefoxit.
CTRL + S: Shkarkon faqen aktuale si fajll HTML.
CTRL + L: Selekton URL ne address bar.
CTRL + HYPHEN: Zvogelon madhesine e tekstit ne webfaqe.
CTRL + PLUS: Zmadhon madhesine e tekstit ne webfaqe.
CTRL + D: Vendos faqen te faqerojtesi- bookmarks.
ALT + Home: Hape faqen startuese.
ALT + F4: Mbyll dritaren e shfletuesit.
SHIFT + ENTER: Vendos shtesen ne URL .net
F5: Rifreskon tabin.
F11: Full screen.
Space: Levize faqen te poshte.
ESC: Ndalon.
Baam
|
|
|
| Shpejto Kartelen Grafike. |
|
Posted by: TCO, - 08-03-2021, 11:48 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (19)
|
 |
Nese Posedoni Kartel Grafike Te Markes- Nvidia -Mund Qe Tja Rritni Shpejtesin Sado Pak Qe Knaqesia Ne Lojra Te Jet Sa me e Madh Per Kete Downloadone Programin Code: http://www.nvidia.com/object/ntune_5.05.54.00.html
edhe Pastaj Ne Menyr Manuale Mund tja rregulloni Shpejtesin e Memorys
![[Image: ?di=ZFO3]](http://esportskosova.net/img/?di=ZFO3)
[kujdes]Un e perdori kit program Edhe skum pas probleme.
Nuk Marr Pergjithsi Nese Ju Ndodh Diqka Me Kartel Grafike.[/kujdes]
|
|
|
| Video: kuben flet per fitoren ne SEC 2011 |
|
Posted by: Fatbardh M. - 08-03-2021, 07:41 AM - Forum: Zbavitje
- No Replies
|
 |
Pas finales se madhe ne SEC 2011 ne folem me Jakub "kuben" Gurczynski ku ekipa polake Frag eXecutors arriti te kurorzohet me titullin e kampionit duke mundur Natus Vincere me rezultat te pergjithshem 2-0 me harta.
Pas fitores ne SEC 2011 ne shtepin e tyre ne folem me Jakub "kuben" Gurczynski ne lidhje me ndeshjen dhe publikun fantastik polak ku per as nje qast nuk pushuan se perkrahuri ekipen e tyre te zemres. Gjithashtu "Grurcynski" u pyet edhe rreth daljes se tij ne penzion dhe tha se kjo mun te vij ne qdo koh.
Te shiqojm se qfar tha "Gurczynski"
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=bmwsevw1fU0[/youtube]
|
|
|
| Ndryshime ne Forum 11.10.2011 |
|
Posted by: WeapoN - 08-02-2021, 09:09 PM - Forum: Të rejat & Info
- Replies (96)
|
 |
New Theme
Per 1 koh t`gat neper forum u flit per me ndru themen, kshtu qe kena vendos stafi me qit kete theme qe jeni tu e pa, ndersa ne kete topic do te njoftoheni me ndryshimet kryesore se qysh jon kon senet ne themen e vjeter e qysh jon tash ktu ne themen e re, do ta shohim demonstrimin me foto ME HERET / TASH (BEFORE / AFTER).
Forum Menu
Menu`ja e forumit te vjeter u kon e vogel e si rezultat edhe nuk e kan perdor shumica e antarve kshtu qe ne kete theme menu`ja e ka venin ma t`mire, doket ma shum se osht ma e madhe edhe osht shum ma e perdorshme
ME HERET
![[Image: ?di=OBBA]](http://esportskosova.net/img/?di=OBBA)
TASH
![[Image: ?di=83D2]](http://esportskosova.net/img/?di=83D2)
[info]Per 3 menu`t e fundit do te njoftoheni ne postin tjeter ma saktsisht se qka jon edhe per qka perdoren.[/info]
User Control Panel (UCP)
Shpesh ka ndodh qe mu anku naj antar per menyren e vendosjes se avatarit ose signature ose ndrimit te nickut etj per arsye se kur hishin ne User Control Panel ju doke pshtjellt edhe nuk mujshin me gjet ata qe e lypshin, kshtu qe tash e tutje me theme te re besoj se menyra e modifikimit te informatave personale ko me kon ma e leht.
ME HERET
![[Image: ?di=NLBW]](http://esportskosova.net/img/?di=NLBW)
TASH
![[Image: ?di=Y6VX]](http://esportskosova.net/img/?di=Y6VX)
pra pe vreni qe dallimi mes 2 verzioneve te UCP ne theme`n e ma hershme edhe kta te fundit osht shum i madh, ndersa per menyren e perdorimit shikoni fotot ne vijim
![[Image: ?di=QNWR]](http://esportskosova.net/img/?di=QNWR)
qysh pe shihni edhe ne foto ne UCP -> Overview, mundeni mi modifiku informatat personale si (informatat qe paraqiten ne profil, preferncat e bordeve, mesazhat privat (PM), grupet e antarve te forumit, shoket, dhe opcionet e chatit (shoutbox) ku do te folim ma posht).
![[Image: ?di=7VAB]](http://esportskosova.net/img/?di=7VAB)
ndresa ne UCP -> Front Page mundeni mi modifiku bordet qe i boni subscribe ne menyre qe sa her te bohet nje post i ri t`ju lajmroj juve qdo koh, ose nese jeni tu e qel new topic e nuk doni me publiku meniher pa i shtu hala najqka muneni me rujt si DRAFT ne menyre qe me vazhdu me shkrujt ma vone ose kur doni, krejt kto bohen prej Front Page.
Chat (Shoutbox)
Prej fillimit te perdorimit te chatit (shoutboxit) e sidomos kohve t`fundit kena pas ankesa prej antarve t`ndryshem e edhe prej hajrullah balit per me hek zhurmen e mesazheve kur shkruhen ne shoutbox, po nuk e kena bo default me kon pa zo pasi qe shumica kan dasht qe default me kon me zhurem (poashtu edhe un), ndersa tash e tutje ata qe dojn me nal zonin ose nese ka prej atyne qe nuk dojn me pa shoutboxin hiq ose nese nuk dojn me ju paraqit topicat e reja ne chat kur bon naj antar etj, krejt kto munen mi bo prej User Control Panel (UCP) -> Overview -> mChat, dhe do ta fitoni pamjen si ne foto.
![[Image: ?di=I59E]](http://esportskosova.net/img/?di=I59E)
New Post
Besoj qe shumica prej juve e dini se ne momentin kur ne ndonje Board u paraqit ngjyra e portokallt (ne themen e vjeter) nenkuptojke qe prej momentit t`fundit kur e keni vizitu Boardin ne fjale u bo nje postim i ri, kshtu qe ne kete theme te re do te paraqitet ngjyra e kuqe per postimet e reja neper Borde.
ME HERET
Ka postime te reja prej momentit te fundit qe e kena vizitu bordin.
Nuk ka postime te reja prej momentit te fundit qe e kena vizitu bordin.
TASH
Ka postime te reja prej momentit te fundit qe e kena vizitu bordin.
Nuk ka postime te reja prej momentit te fundit qe e kena vizitu bordin.
Topic + User Details
Kur kena desht mi modifiku ose me bo quote ose me raportu nje topic ma heret i kena perdor veglat qe gjindeshin ne fund te qdo postit te antarve, ato vegla nuk kan ndryshu po tash e tutje ato dalin ne fund te qdo postit vetem ne momentin qe na e vendosim mausin(kursorin) mbi ate post.
ME HERET
![[Image: ?di=JMID]](http://esportskosova.net/img/?di=JMID)
TASH
Paraqiten vetem kur e vendosim mausin (kursorin) ne ate post qe deshirojme.
Poashtu i njejti sistem qendron edhe nese dojm me ja kqyr profilin nje antarit te caktuar ose nese deshirojm mi qu mesazh privat (PM).
ME HERET
![[Image: ?di=EQQ1]](http://esportskosova.net/img/?di=EQQ1)
TASH
Icona e mesazhit paraqitet vetem kur e vedosim mausin (kursorin) mbi ndonje antar te caktuar ndersa profilin munem me vizitu nese klikojm mbi nick.
eSportsKosova Social
Masi qe e kena vendos kategorin eSportsKosova Social, jon anku do prej antarve se po nxen ven shum edhe osht shum nalt n`forum kshtu qe tash e tutje ESK Social osht shum ma e vogel edhe gjindet ne fund te forumit.
ME HERET
![[Image: ?di=R92Y]](http://esportskosova.net/img/?di=R92Y)
TASH
|
|
|
| Instalimi i një gjuhe në Windows 7 |
|
Posted by: PAiN. - 08-02-2021, 06:47 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (4)
|
 |
Si te instalojme nje (pakete) gjuhe ne Windows 7 ?
Shkojm Start tani Control Panel klikojm tek Clock, Language, and Region
Tani klikojm tek Regional and Language Options.
Tani klikojm tek Keyboards and Languages
Tani nen Display Language klikojm Install/uninstall languages
Tani klikojm Start Windows Update
Tani klikojm Search Update dhe i kërkon Updates qe jane optimale dhe jo optimale
Klikojm tek linja e dyte ku thot p.sh 54 Optimale Update….
Pastaj na shfaqe nje tabele me update te cilat dojm me i instalu shkojm posht tek Windows 7 Language Packs
dhe e selektojm Languagepack qe deshirojm me e instalu pra p.sh Languagepack for English – Windows 7
Klikojm OK
P.S Para se te klikojm install updates bejini de-select te gjitha updatat tjera sepse iu humb kohe duke instaluar update tjera qe jane gati per tu instaluar dhe qe jane te nevojshme.
Tani klikojm Install Updates
Dhe pritni deri sa te download-ohet, pra deri te behet Download 100%
Pastaj iu hapet nje dritare duke u instaluar gjuha e zgjedhur
Pasi te perfundon instalimi i gjuhes mbyllet dritarja ne menyre automatike.
Tani per te ndryshuar gjuhen shkojm Start tani Control Panel klikojm tek Clock, Language, and Region
Tani nen Regional and Language klikojm tek Change Display Language
tani tek Choose a display Language posht e kemi gjuhen qe e kemi instaluar pra e zgjedhim gjuhen p.sh English
Klikojm OK
Na shfaqet nje tabele ku thot ju duhet te beheni Log off per te marrur ndryshime gjuha, klikojm Log Off now
Pastaj prap klikojm Log in hapet kompjuteri dhe gjuha ndryshohet.
|
|
|
| Kontrolloni kompjuterët tjerë përmes Chrome Remote Desktop B |
|
Posted by: purge - 08-02-2021, 06:31 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (6)
|
 |
Google lëshoi në përdorim një shtojcë të re për Google Chrome i cili ju mundëson përdoruesve që të kontrollojnë kompjuterët tjerë nga largësia. Bëhet fjalë për shtojcën e quajtur Chrome Remote Desktop Beta, e cili u mundëson përdoruesve që përmes shfletuesit të tyre Chrome të shëndrojnë atë në kontrollues të largët, dhe me atë të kontrollojnë kompjuterët tjetër, Për të funksionuar Chrome Remote Desktop, është e nevojshme që të dy kompjuterët të kenë të instaluar shfletuesin Chrome, pa dallim nëse janë në Windows, Mac, ose Linux.
Pasi të keni instaluar shtojcën duhet të aktivizoni atë, për të fituar qasje do t’ju kërkohet profili juaj Gmail. Pasi të keni fituar qasje, mund të ndani desktopin tuaj, me të tjerër, e gjitha çfar duhet bërë me këtë është të klikoni në Share This Computer. Kur të fillojë procesi i shpërndarjes, do të fitoni një kod prej 12 numrave i cili do të vlejë në minutat e ardhshme.
Në kompjuterin tjetër, aktivizoni opsionin “Access a shared computer” dhe vendos kodin e dhënë më herët. Ky kod do të lidh të dy kompjuterët, dhe në shfletuesin tuaj Chrome do të shfaqet desktopi i kompjuterit tjetër. Ndoshta aplikacioni do të jetë i ngadalshëm, por varet nga lidhja e internetit tuaj, kuptohet. Megjithatë kz është një opsion tjetër interesant që ja vlen të testojmë për çdo rast./itshqip
Screen Shots : ![[Image: chrome-remote-desktop-access.png]](http://www.itshqip.com/wp-content/uploads/2011/10/chrome-remote-desktop-access.png)
Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com/#ixzz1aPMG2EbJ" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com/#ixzz1aPMG2EbJ</a><!-- m -->
Download : https://chrome.google.com/webstore/detai...ihenigjmpp
|
|
|
| Për 12 orë shiten mbi 200.000 iPhone 4S |
|
Posted by: iceboy - 08-02-2021, 03:00 PM - Forum: IT Zone
- Replies (18)
|
 |
Kur gjatë javës së kaluar, Apple prezantoi modelin e ri të iPhone, 4S, shumë njerëz të cilët ishin në pritje të iPhone 5, dukeshin të zhgënjyer me njoftimin e Apple.
Mirëpo, me sa duket, fansat e vërtetë të Apple nuk ndihen kështu, pasi që operatori mobil amerikan, AT&T thotë se ka marrë më shumë se 200,000 porosi për modelin e ri të iPhone, dhe e gjithë kjo ka ndodhur për vetëm 12 orë.
Për më shumë, thuhet se kërkesa e njëjtë është duke u përsëritur edhe në Apple, si dhe tek operatorët mobil në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa mediet të njohura britanike e kanë konfirmuar këtë kërkesë të jashtëzakonshme, me operatorët e tyre mobil, të cilët thonë se sasia e tyre tashmë është porositur në tërësi, ndërsa përdoruesit e tyre presin që telefonat e blerë t’i marrin me 14 tetor.
Me këto lëvizje në treg, pritet që kërkesa për iPhone 4S ta tejkalojë edhe atë për modelin paraprak, iPhone 4. / Telegrafi /
|
|
|
|