![]() |
|
Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi (/thread-11414.html) |
Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - iceboy - 08-03-2021 Zac Manchester është duke marr në duart e veta tërë këtë ide të hulumtimit të gjithësisë. Një student i diplomuar në Cornell në inxhinieri të aeronautikës, shpreson që të arrij një buxhet të mjaftueshëm për të lansuar një satelit të madhësisë së100 çipave në gjithësi. Ai dhe disa bashkëpunëtorë kanë krijuar një satelit DIY të quajtur Sprite, të cilin Manchester po e quan “anijen kozmike më të vogël në botë”. Njësia ka madhësinë edisa vulave postare dhe përmban në vete qeliza solare, një radio-transmetues dhe një mikrokontroller në një çip të vetëm të silikonit. Caku i Manchester? Ai po synon të grumbulloj30,000 dollarë në Kickstarter në mënyrë që të arrij të dërgojë Sprites në gjithësi si mundësi për të demonstruar se ata mund të lansohen dhe operohen. Për ata që shqetësohen rreth mbeturinave në gjithësi, sateliti do të lansohet vetëm në një orbitë të ultë në mënyrë që të rifutet në atmosferën e Tokës vetëm disa ditë pas lansimit. Gjersa versioni i parë i satelitit nuk mund të bëjë shumë më shumë sesa transmetimin e disa të dhënave hyrëse, Manchester shpreson se ky është hapi i parë drejt demokratizimit të qasjes në gjithësi. I diplomuari në Cornell nuk është i vetmi me ambicie satelitore. Një tjetër shkencëtar, Kosta Grammatis, përmes projektit të tij është duke tentuar të grumbulloj të holla për të blerë një satelit të “pensionuar” që do të mund të shërbente për t’ju ofruar njerëzve qasje në internet. /pcworldalbanian Re: Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - FidanSH - 08-03-2021 uaaa , far senii i trent Re: Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - T!eSto - 08-03-2021 Qka spo bojn bre
Re: Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - PAiN. - 08-05-2021 gjethqka po ndodh en kit bot sa seni ri po del ..... ![]() gj Re: Dërgoni satelitin tuaj në gjithësi - LoteXxX - 08-14-2021 Valla teknologjia veq Next po shkon .
|