| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1625 online users. » 1 Member(s) | 1620 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google, sponxy.xpg
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 118
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 171
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 227
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 230
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 472
|
|
|
| Kontrolloni kompjuterët tjerë përmes Chrome Remote Desktop B |
|
Posted by: purge - 08-02-2021, 06:31 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (6)
|
 |
Google lëshoi në përdorim një shtojcë të re për Google Chrome i cili ju mundëson përdoruesve që të kontrollojnë kompjuterët tjerë nga largësia. Bëhet fjalë për shtojcën e quajtur Chrome Remote Desktop Beta, e cili u mundëson përdoruesve që përmes shfletuesit të tyre Chrome të shëndrojnë atë në kontrollues të largët, dhe me atë të kontrollojnë kompjuterët tjetër, Për të funksionuar Chrome Remote Desktop, është e nevojshme që të dy kompjuterët të kenë të instaluar shfletuesin Chrome, pa dallim nëse janë në Windows, Mac, ose Linux.
Pasi të keni instaluar shtojcën duhet të aktivizoni atë, për të fituar qasje do t’ju kërkohet profili juaj Gmail. Pasi të keni fituar qasje, mund të ndani desktopin tuaj, me të tjerër, e gjitha çfar duhet bërë me këtë është të klikoni në Share This Computer. Kur të fillojë procesi i shpërndarjes, do të fitoni një kod prej 12 numrave i cili do të vlejë në minutat e ardhshme.
Në kompjuterin tjetër, aktivizoni opsionin “Access a shared computer” dhe vendos kodin e dhënë më herët. Ky kod do të lidh të dy kompjuterët, dhe në shfletuesin tuaj Chrome do të shfaqet desktopi i kompjuterit tjetër. Ndoshta aplikacioni do të jetë i ngadalshëm, por varet nga lidhja e internetit tuaj, kuptohet. Megjithatë kz është një opsion tjetër interesant që ja vlen të testojmë për çdo rast./itshqip
Screen Shots : ![[Image: chrome-remote-desktop-access.png]](http://www.itshqip.com/wp-content/uploads/2011/10/chrome-remote-desktop-access.png)
Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com/#ixzz1aPMG2EbJ" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com/#ixzz1aPMG2EbJ</a><!-- m -->
Download : https://chrome.google.com/webstore/detai...ihenigjmpp
|
|
|
| Për 12 orë shiten mbi 200.000 iPhone 4S |
|
Posted by: iceboy - 08-02-2021, 03:00 PM - Forum: IT Zone
- Replies (18)
|
 |
Kur gjatë javës së kaluar, Apple prezantoi modelin e ri të iPhone, 4S, shumë njerëz të cilët ishin në pritje të iPhone 5, dukeshin të zhgënjyer me njoftimin e Apple.
Mirëpo, me sa duket, fansat e vërtetë të Apple nuk ndihen kështu, pasi që operatori mobil amerikan, AT&T thotë se ka marrë më shumë se 200,000 porosi për modelin e ri të iPhone, dhe e gjithë kjo ka ndodhur për vetëm 12 orë.
Për më shumë, thuhet se kërkesa e njëjtë është duke u përsëritur edhe në Apple, si dhe tek operatorët mobil në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa mediet të njohura britanike e kanë konfirmuar këtë kërkesë të jashtëzakonshme, me operatorët e tyre mobil, të cilët thonë se sasia e tyre tashmë është porositur në tërësi, ndërsa përdoruesit e tyre presin që telefonat e blerë t’i marrin me 14 tetor.
Me këto lëvizje në treg, pritet që kërkesa për iPhone 4S ta tejkalojë edhe atë për modelin paraprak, iPhone 4. / Telegrafi /
|
|
|
| Shiko ate qe ta bon UNFRIEND ne FACEBOOK |
|
Posted by: FidanSH - 08-02-2021, 11:49 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (12)
|
 |
Code: http://www.unfriendfinder.com/download
hyni atu e shihni
1. Code: https://addons.mozilla.org/fr/firefox/addon/748
hyni ktu instaloni
2. Pastaj bone RESTART Browersin , edhe te del 1 majmun *(haha)*
3. Klikoni mbi shigjet tek ai , pastaj shkoni MANAGE User Script
4. Shkrun "Unfriend Finder 31" e boni ENABLE
5. Hyni ne fb posht tek chati ju shfaqet 1 LOGO e vogel
6. Pra ajo osht UNFRIEND FINDER 31
FLM!
|
|
|
| Si te ndryshojm username "emrin" në ESK |
|
Posted by: BAAM - 08-02-2021, 09:50 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (35)
|
 |
Si te ndryshojm username "emrin" në ESK
Per tgjith ata qe nuk din si ta ndryshojn emrin ose username n'forum at'her ndiqeni ket video tutorial per t'mesuar me shum . .
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=hNOH7sfwLDY[/youtube]
Komentet tmireseardhura
Access Blocked Baam 8-)
|
|
|
| Facebook lanson shërbim universal të përkthimit |
|
Posted by: blooddy - 08-01-2021, 09:43 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
Facebook gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur lansimin e një shërbimi të ri universal që do t’iu mundësoj përdoruesve të lexojnë postime në gjuhë të huaja duke i përkthyer ato drejtpërsëdrejti brenda faqeve në Facebook.
Shërbimi i ri i fuqizuar nga Bing Translate është shtuar në Facebook për të mundësuar një lehtësim në shijimin e përmbajtjeve publike në Facebook pavarësisht gjuhëve që ju flisni. Tani ju do të shihni një buton “translate” që do të shfaqet përskaj një postimi në një gjuhë të huaj dhe në momentin që e klikoni do të shfaqet një dritare e re me versionin e përkthyer të atij postimi. (kjo veçori e re do të shpaloset gradualisht).
Pavarësisht këtij shërbimi të ri keni parasysh se ashtu si me Google Translate përkthimet mund të mos jenë të sakta por Facebook do të mundësojë sërish ngjashëm si Google Translate që ju të dërgoni përkthimin tuaj duke përshtatur kështu edhe më mirë sistemin e përkthimit. Pasi përdoruesi të ketë gjeneruar përkthimin dhe të jenë pranuar votime të mjaftueshme, Bing Translation do ta zëvendësojë atë dhe do ta shfaq gjithnjë në momentin që dikush klikon butonin “translate” që lidhet me një postim.
Sigurisht shërbimi i ri do të varet edhe nga gjuhët e njohura që keni të vendosura në profilin tuaj, pra praktikisht nëse keni gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze të vendosur në profil si gjuhë të njohura , atëherë sugjerimet për përkthime do të shfaqen në momentin kur për shembull ka ndonjë postim në gjuhën gjermane apo diçka tjetër. /pcworldalbanian
|
|
|
| Google Earth shkarkohet mbi 1 miliardë herë! |
|
Posted by: slimShady<3 - 08-01-2021, 06:19 PM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
Për herë të parë, shërbimi i Google i quajtur Google Earth ishte lëshuar në vitin 2005, ndërsa gjiganti amerikan i teknologjisë tani po feston për më shumë se 1 miliardë shkarkime në mbarë botën.
Me siguri se një pjesë e këtyre shkarkimeve janë bërë nga pajijset mobile, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga kompjuterët personal, apo funksioneve plotësuese online, të cilët integrojnë Google Earth.
![[Image: google-earth.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/google-earth.jpg)
“Ne jemi shumë krenar për mbi 1 miliardë shkarkime të Google Earth, mirëpo ajo që na mahnit edhe më shumë, është mënyra se si njerëzit e kanë përdorur këtë mundësi për ta zbuluar botën” kanë thënë zyrtarët e Google.
Për t’i kuptuar të gjitha përshtypjet e njerëzve që e përdorin këtë shërbim, Google ka në dispozicion edhe faqen <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.OneWorldManyStories.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.OneWorldManyStories.com</a><!-- w -->, në të cilën kompania ka mbledhur mbresat e njerëzve të cilët e kanë përdorur këtë shërbim për t’i ndjekur ëndërrat e tyre, të zbulojnë vendet e largëta, apo edhe të kontribuojnë në lokalitetin e tyre. / Telegrafi /
|
|
|
| Çfarë është Linux? |
|
Posted by: PAiN. - 08-01-2021, 02:41 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (5)
|
 |
Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative për kompjuterin tuaj. Megjithatë Linux është shumë i ndryshëm.
Linux ka nisur në vitin 1992 nga atëkohë një student universitar me emrin Linus Torvalds, i cili liroi softuerin e tij pa pagesë, përfshirë edhe kodin burimor të plotë. Për shkak se Linus e vendosi kodin e tij burimor tërësisht në dispozicion, mijëra zhvillues të programeve në mbarë botën e shkarkuan atë, bën ndryshime dhe i dërguan përmirësimet prapë tek ai!
Për shkak të kësaj përpjekjeje për bashkëpunim global, Linux është stabil, jashtëzakonisht fleksibil dhe i mbështetur mirë. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë në botë dhe është në dispozicion pa pagesë që ju ta instaloni atë në kompjuterin tuaj! Po tingëllon mirë? Edhe ashtu është!
![[Image: linustorvalds1.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/2010/linustorvalds1.jpg)
Linux vjen me mijëra aplikacione të lira, të cilat mirëmbahen nga mijëra vullnetarë anekënd botës. Këto projekte gjithashtu lirojnë kodin e tyre burimor, që nënkupton se ato janë gjithashtu “burim i hapur”.
"Por si mund ta bëjnë ata tërë këtë gjë pa pagesë?", pyesni veten. Komunitetet Linux dhe burim i hapur e bëjnë këtë pa pagesë sepse ata i duan softuerët, jo pse dëshirojnë të bëjnë para prej tyre. Ata e bëjnë këtë për prestigj, nder dhe sepse besojnë në idealet e burimit të hapur.
Është e rëndësishme të vihet re se për shkak të natyrës së softuerit me burim të hapur (mundësisë për ta përshtatur si t’ua do shpirti) ka shumë versione të Linux. Kjo është shumë e mirë sepse mund të gjeni një version i cili ju përshtatet ju më së miri! Këto versione të ndryshme të Linuxit quhen “shpërndarje”. Kjo ndodhë sepse krijuesit e versioneve të ndryshme e marrin Linuxin dhe i bëjnë ndryshimet e veta në të, i shtojnë paketat e tyre dhe e shpërndajnë pa pagesë. Mund të tingëllojë paksa e komplikuar, por nuk është.
Softuerë që ju veçmë mund të jeni duke përdorë
A e keni ditur se ju mund të jeni duke përdorur softuerë të lirë dhe hapur duke mos e ditur këtë fare? Aplikacionet me burim të hapur nuk janë vetëm për Linux, por operojnë në një numër të ndryshëm të sisteme operative përfshirë edhe Windows e OSX.
Këtu është një listë e softuerëve dhe produkteve që përdorin teknologjinë e burimit të hapur që ju mund të jeni veçmë duke i përdorur:
● Mozilla Firefox
● Mozilla Thunderbird
● Openoffice.org
● 7-zip
Pse duhet që unë të kaloj në Linux?
● viruset dhe spyware
● siguria dhe stabiliteti
● menaxhimi i paketave
● tiparet
● kompatibiliteti
● i lirë (si në liri/jo si në çmim)
● i lehtë dhe intuitiv
● zgjedhje dhe kontroll
● komunitet
● kënaqësi!
Çfarë për të dhënat e mia?
Një nga pengesat kryesore kur kalohet nga softueri me kod të mbyllur është kompatibiliteti. Kompanitë shpesh krijojnë formatet e tyre me kod të mbyllur dhe i bëjnë virtualisht të pamundura për këdo që të dijë se si funksionojnë formatet e tyre. Përkundër kësaj, Linux është kompatibil me pothuajse të gjitha formatet e të dhënave që ekzistojnë dhe në përgjithësi ka një program të lirë në dispozicion që do të lexojë të dhënat tuaja. Për shembull, dokumentet e Microsoft Office janë të mbështetur në paketën OpenOffice.org dhe dosjet e Adobe Photoshop janë të mbështetura në Gimp.
Linux mbështet dhe inkurajon përdorimin e dosjeve me format të burimit të hapur. Aktualisht shumica e dokumenteve janë të krijuara nga Microsoft Office, megjithatë këto formate janë burim i mbyllur dhe të patentuara. Duke përdorur këto formate ju vendoseni para tekave të Microsoftit i cili mundet (dhe bën) t’i bëj formatet e dosjeve të tij jokompatibile me aplikacionet tjera, përfshirë versionet më të vjetra të Microsoft Office!
Për faktin se këto dosje janë burim i mbyllur, njerëzit janë të shtyrë të blenë versione të reja të Microsoft Office. Derisa paketa për zyre me burim të hapur mund të lexojnë dhe shkruajnë formatet e Microsoftit, rezultatet nganjëherë nuk janë të përsosura sepse nuk e kemi kodin për të parë se funksionojnë formatet. Prapëseprapë Linux bën një punë të madhe me dosjet e Microsoft Office dhe sigurisht që ju do ta kuptoni se do të mund të përdorni dhe ndryshoni ato prej njërës në tjetrën pa ndonjë problem.
Elementet tjera
● Softuerët Windows
● Rivalët e Windows
● Lojërat
● Kompatibiliteti i Microsoft Office
● Harduerët
● Kodet
Nisjani– Provoni disa softuerë me burim të hapur! – Provoni Linux!
Sdita a ktu a toturiale mi postu :$ ishalla o mir
|
|
|
|