![]() |
|
Google Earth shkarkohet mbi 1 miliardë herë! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google Earth shkarkohet mbi 1 miliardë herë! (/thread-11344.html) |
Google Earth shkarkohet mbi 1 miliardë herë! - slimShady<3 - 08-01-2021 Për herë të parë, shërbimi i Google i quajtur Google Earth ishte lëshuar në vitin 2005, ndërsa gjiganti amerikan i teknologjisë tani po feston për më shumë se 1 miliardë shkarkime në mbarë botën. Me siguri se një pjesë e këtyre shkarkimeve janë bërë nga pajijset mobile, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga kompjuterët personal, apo funksioneve plotësuese online, të cilët integrojnë Google Earth. ![]() “Ne jemi shumë krenar për mbi 1 miliardë shkarkime të Google Earth, mirëpo ajo që na mahnit edhe më shumë, është mënyra se si njerëzit e kanë përdorur këtë mundësi për ta zbuluar botën” kanë thënë zyrtarët e Google. Për t’i kuptuar të gjitha përshtypjet e njerëzve që e përdorin këtë shërbim, Google ka në dispozicion edhe faqen <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.OneWorldManyStories.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.OneWorldManyStories.com</a><!-- w -->, në të cilën kompania ka mbledhur mbresat e njerëzve të cilët e kanë përdorur këtë shërbim për t’i ndjekur ëndërrat e tyre, të zbulojnë vendet e largëta, apo edhe të kontribuojnë në lokalitetin e tyre. / Telegrafi / |