| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 431 online users. » 0 Member(s) | 429 Guest(s) Applebot, Google
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 122
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 307
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 273
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 250
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,048
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 84,610
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 81
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,140
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 636
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 636
|
|
|
| Thesari i Diturisë - Ibn Kajim el Xhevzi (All llahu e mëshi) |
|
Posted by: Fatbardh M. - 04-02-2020, 09:04 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (1)
|
 |
Eselamu Alejkum ,vellezer te dashur,inshallah do tua paraqes disa tema te mira,nga dijetari I madh, All llahu e mëshiroft,Ibn Kajjim el Xhevziu,nga libri i tij : “Thesari I Diturisë”
Do ti sjell te gjitha temat me radh,te cilat jan shum te dobishme për në jeten e besimtarit,inshallah All llahu na bën prej te sinqertëve,në vepra dhe nijet
.
Bismilah
Besimi
Pjesa e parë :
Nënshtrimi i njëmendtë tek All llahu
Në fjalët e All llahut të Lartësuar :”E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21)
gjendet e fshehur urtësia me vlerë të madhe,e ajo është se çdo nevojë kërkohet vetëm prej atij I cili zotëron thesaret e tij,ndërsa çelësat e atij thesari I mban në duar.Të kërkosh atë nga dikush tjetër është si të kërkosh nga i pafuqishmi dhe nga ai I cili nuk është i aftë për atë.
Ajeti tjetër :”Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt”(Nexhm 42),gjithashtu përmban urtësi të madhe është se çdo cak që nuk është për All llahun dhe nuk ka lidhje me Të,është humbje dhe shkatërim,sepse përfundimi dhe fundi nuk janë te realizimi I atij qëllimi.Përfundimi është tek Ai ku gjithçka përfundon dhe zgjidhet,ku gjithçka varet prej krijimit të Tij,të dëshiruarit e urtësisë dhe diturisë,për këtë shkak Ai është cak I çdo dëshire.Gjithçka që të do zemra,nëse nuk është dashur për shkak të Tij,ajo dashuri është vetëm ngatëresë dhe vuajtje.Cdo vepër që nuk është në emër të Tij është e pavlefshme dhe e shkatëruar.Për këtë shkak ,çdo zemër vuan nëse nuk arrin tek Ai dhe ajo është e privuar nga lumturia dhe suksesi.
Gjithçka që kërkohet prej All llahut është përmbledhur në fjalët e Tij: “E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21),ndërsa gjithçka që veprohet për shkak të Tij,është e përmbledhur në fjalët e Tij :”Dhe se kthimi I fundit do të jetë te Zoti Yt”(Nexhm 42)
Nuk ekziston ndonjë cak më I madh se All llahu e që të vrapohet tek Ai,e as që ekziston përskaj Tij cak,tek I cili gjendet fundi dhe Strehimi.
Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut
Në këtë është i fshehur sekreti I madh I imanit,e ajo është se zemra nuk do të arrijë qetësinë,rehatinë,dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin.Gjithçka që kërkohet dhe duhet jashtë All llahut në realitet kërkohet dhe duhet për diçka jashtë kësaj,ndërsa vetëm një duhet dhe kërkohet për vetveten.
Ajo është dashuria ndaj Atij tek i Cili është përfundimi.Është e pamundur që fundi të jetë te dy veta,ashtu siç është e pamundur që fillimi I krijimit të krijesave të fillojë prej dy vetave.Ai,të cilit dashuria,dëshirat,dashjet dhe nënshtrimi i tij përfundojnë të dikush tjetër përveq All llahut,me të vërtetë të gjitha do t’i dështojnë dhe do t’i shkatërrohen në atë moment kur të ketë nevojë më shumë.Ndërsa ai,dashuria e të cilit,frika,shpresa dhe qëllimi janë për All llahun e Lartësuar,do të realziojë mirësinë e tij të përhershme,ëmbëlsinë,gëzimin dhe lumturinë.
|
|
|
| Alarm Ummetit *Paraqitja e DEXHALLIT* |
|
Posted by: Dnz GL - 04-02-2020, 08:07 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (13)
|
 |
Es selamun Alejkum We rahmetullahi we berekatuhu
Ekzistojnë 90% e mundësive që ky shekull të ketë mysafir dexhallin..
Vëllezër dhe motra, do t`ua tërhjek vëmendjen me diçka shumë të rëndësishme.
Po jetojmë në vitet e fundit të botës. Ne më vetëm se i kemi përjetuar shenjat e vogla të kijametit që i paraprijnë shenjave të mëdha. Me fjalë tjera, është konfirmuar se 95 % e shenjave të vogla i kemi përjetuar, dhe shumë befas po ndeshemi me shenjat e mëdha dhe njëkohësisht alarmuese për fundin e kësaj bote.
Midis shenjave të mëdha është edhe paraqitja e dexhallit, i cili do të jetë aq i rrezikshëm, keqbërës, saqë nuk ka Pejgamber të All-llahut prej të parit e deri te Pejgamberi i fundit që nuk ka paralajmëru ummetin për ardhjen e dexhallit.
Kjo krijesë do të ketë mundësi të mashtrojë çdokënd që mendon se ka sadopak iman në zemrën e tij.
Mendohet se kjo gjeneratë ka shumë shansa të njoftoj këtë krijesë.
Pejgamberi s.a.v.s thotë: Ai që dëgjon se është paraqitë dexhalli le të largohet se betohem në Allahun do të vijë njeriu tek ai e mendon se është besimtar dhe e pason atë…. 768
Në prag të ditës së kijametit, do te paraqiten dexhalle dhe gënjeshtar që do t`ju rrëfejnë për atë që kurrë se keni ndëgjuar, as ju e as baballarrët tuaj, ruhuni prej tyre që të mos ju largojnë nga rruga e drejtë dhe t'ju mashtrojnë… 1973
Poashtu Pejgamberi s.a.v.s i lajmëroi shokët e tij duke ju thënë:
"Kur do të paraqitet dexhalli do ta shëtisë të gjithë sipërfaqen e tokës, e nuk do të le asnjë fshat pa shkuar për dyzet ditë përveç Mekkes dhe Medines, sa here do të tentoj të hy në Medine, do të jetë një melek me shpatë në dorë që do ta pengoj, dhe në çdo cep është e rrethuar me melaike "…759 Medina do të tronditet tre herë e do të dalin në shesh hipokritët..765
Enes ibn Malik transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: Dexhalli do të dalë nga çifutët e Asbahanit dhe do të ketë shtatëdhjetë mijë çifutë që do e ndjekin…
Poashtu Pejgamberi a.s ka lajmëruar se në kohën kur do të paraqitet dexhalli do të ekzistojnë shtatë hyrje ( porta ) kryesore për në qytetin e Medines.
Nëse shikojmë vëmendshëm hartën e Medines do të vërejmë mu ato shtatë rrugët kryesore që çojnë në Medine. Njëra port është prej Xhiddes, njëra është prej Mekkes, e treta portë vjen prej qytetit Rabig, e katërta rrugë është nga aeroporti, dhe rrugët tjera janë nga rajoni më i afërt…
Ebu Umameh transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thënë " Dexhalli do të ju thotë se është Zoti juaj, por dijeni se ju nuk do ta shihni Zotin tuaj derisa të vdisni. Dexhalli është me një sy, dhe dijeni se Zoti juaj nuk është i verbër. Ai në ballë e ka të shkruar " Kafir " e do ta lexoj çdo besimtar që di të lexoj. Ai ka dy lumenj, një prej zjarri dhe një prej uji, dhe dijeni se uji është zjarrë dhe zjarri është ujë. Kush sprovohet me këtë le ti kërkoj ndihmë Allahut duke lexuar fillimin e sures " Kehf " ( ajete që të mbrojnë nga dëmi i dexhalit ).
Këto janë disa nga shenjat e mëdha që pohojnë se: " Edhe kësaj bote i erdhi fundi "
Zgjohuni o Musliman. Mos vallë presim diellin të na thotë mirmëngjesi nga perendimi???
"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë."
|
|
|
| Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit |
|
Posted by: ATOMIX - 04-02-2020, 07:46 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (1)
|
 |
Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit
Shtyllat e Islamit dhe Parimet e Islamit
Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin parësor të dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij me fjalët: “Me të vërtetë jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit.” Transmeton Maliku
Kjo, sikur edhe misioni i cili e shënoi rrjedhën e vet në historinë e jetës dhe bartësi i të cilit dha mund të madh në përhapjen e rrezeve të tij dhe tubimin e njerëzve rreth tij, nuk pretendon më tepër se mbështetjen e vlerave të tyre dhe ndriçimin e horizonteve të përsosmërisë para syve të tyre, ashtu që të ecin në të me dituri.
Ritualet fetare të miratuara në Islam, të cilat u konsideruan kondita të besimit në të, nuk janë ceremoni dogmatike të llojit i cili e lidh njeriun me metafizikën e padukshme dhe e obligon atë të kryejë vepra dhe lëvizje të cilat nuk kanë kuptim. Jo, assesi, por detyrat obligative, me të cilat Islami e obligoi çdo pjesëtar të vet, janë stërvitje e përsëritur me qëllim të adaptimit të njeriut që të pajiset me vlera të shëndosha dhe të jetë konsekuent në këto vlera, kushedi sa të ndërrohen para tij rrethanat. Këto më së shumti u ngjajnë stërvitjeve fizike, të cilave njeriu iu qaset me dëshirë të madhe, duke pretenduar nga prak¬tika e tyre e vazhdueshme shëndetin e trupit dhe jetën stabile.
Kur’ani Famëlartë dhe Suneti i pastër i shpalojnë qartë këto të vërteta. Allahu i Madhërishëm kur na detyroi me namazin obligativ, e tregoi edhe urtësinë e kryerjes së tij, duke thënë:
“… fal namazin, vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…” (El-Ankebut: 45)
Pra, largimi nga mbrapshtitë dhe pastrimi nga fjala e keqe dhe vepra e keqe janë esenca e namazit. Në hadithin e transmetuar nga Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nga Allahu i Madhërishëm përmendet:
“Unë e pranoj namazin e Atij që me të më është nënshtruar Mua, nuk u sjell të këqija krijesave të Mia, nuk është transparent në mëkate, tërë ditën më përmend Mua dhe e mëshiron të ngratin, udhëtarin, të vejat dhe nevoj-tarin.” /Transmeton Bezzari/
Zekati i obliguar nuk është tatim i cili rrëmbehet prej xhepave, por ai në radhë të parë është mbjellje e ndjenjave të mëshirës dhe butësisë dhe forcim i lidhjeve të njohjes reciproke dhe dashurisë në mes shtresave të ndryshme. Qëllimin e nxjerrjes së zekatit Kur’ani e ka theksuar me fjalët:
“Merr prej pasu-risë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) …” (Et-Teube: 103)
Urtësia parësore, pra, qenka pastrimi i shpirtit nga njollat e mospërsosmërisë dhe ngritja e shoqërisë në piedestale më të larta.
Për këtë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i dha një kuptim më të gjerë domethënies së fjalës lëmoshë, të cilën duhet ta japë muslimani, dhe thotë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka (lëmoshë), ta udhëzosh një njeri që e ka humbur rrugën është lëmoshë, ta largosh një pengesë, ferrë dhe asht nga rruga është lëmoshë, t’i ndihmosh një vëllai të nxjerrë ujë është lëmoshë dhe t’i ndihmosh një njeriu me të parë të dobët është lëmoshë.” /Transmeton Buhariu/
Këto instruksione në mjedisin shkretinor, i cili me shekuj jetoi në hasmëri dhe mendjelehtësi, tregojnë për qëllimet të cilat i trasoi Islami dhe në të cilat i priu arabët në injorancën e errët.
Po ashtu, Islami e obligoi edhe agjërimin. Islami këtë nuk e konsideron abstenim të përkohshëm nga disa ushqime dhe pije, por e konsideron një hap kah ndalimi i njeriut nga epshet e ndaluara dhe pasionet e shëmtuara.
Si konfirmim të këtij kuptimi, Pejgamberi [sal-lAllahu alej¬hi ve sel-lem] thotë: “Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimet sipas tyre, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë hajen dhe pijen.” /Transmeton Buhariu/
Pejgam¬beri [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] po ashtu thotë: “Agjërimi i vërtetë nuk është të ndaluarit prej hajes dhe pijes, por agjërimi i vërtetë është të ndaluarit nga fjalët e kota dhe punët e ndyta; nëse të shan dikush, apo tregohet ndaj teje injorant, thuaj: Unë jam agjërue-shëm.” /Transmeton Ibën Huzejme/
Kur’ani Famëlartë e përmend frytin e agjërimit në ajetin: “… agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183)
Ndoshta njeriu mund të kujtojë se shkuarja në vendet e shenjta, me të cilën është obliguar ai që ka mundësi dhe konsiderohet prej detyrave islame për disa pjesëtarë të tij, është thjesht një udhëtim i zbrazët nga kuptimet etike dhe shembull i ritualeve metafizike të cilat ndonjëherë i përmbajnë fetë. Kjo është gabim, pasi që Allahu i Madhërishëm lidhur me këtë ritual thotë: “Haxhi është në muajt e caktuar, e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t'i afrohet gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, Allahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (El-Bekare: 197)
Nga ky prezantim i përgjithësuar i disa ritualeve me të cilat u identifikua Islami, dhe të cilat u njohën se janë shtyllat e tij themelore, e kuptojmë qartë fuqinë e raporteve të cilat e lidhin fenë me karakterin. Po, këto janë rituale të ndryshme në formën dhe mënyrën e vet, por të gjitha bashkohen në qëllimin të cilin e theksoi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] me fjalët: “Unë jam dërguar t’i plotësoj vlerat e moralit.”
Namazi, agjërimi, zekati, haxhi dhe mësimet e tjera islame të ngjashme me këto rituale fetare janë pidestalet e përso-smërisë së dëshiruar dhe bartësit e pastërtisë që mbrojnë jetën dhe lartësojnë vlerën e saj. Ndërkaq, këtyre vetive fisnike, të cilat lidhen me to apo zhvillohen prej tyre, u është dhënë pozitë e lartë në fenë e Allahut.
Për atë, nëse njeriu nuk i shfrytëzon ato që ta pastrojë zemrën, ta kullojë qenien dhe t’i kalitë lidhjet e tij me Allahun dhe njerëzit, ai ka devijuar. Allahu i Madhërishëm thotë: “Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka Xhehenemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar, e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta. (do ta presin) Xhenete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblim i atij që është pastruar nga mosbesimi.” (Ta Ha: 74-76)
|
|
|
| KUSHTET BAZË PËR MUSLIMANËT! |
|
Posted by: bunn. - 04-02-2020, 04:29 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (1)
|
 |
Selam Alejkum.
33 FARZET(OBLIGIMET)QË DUHET T'I DIJË ÇDO MUSLIMAN
GJASHTË KUSHTET E IMANIT(BESIMIT)
1. Besimi në ekzistencën dhe njësinë e Allahut
2. Besimi në librat e Allahut
3. Besimi engjëjt e Allahut
4. Besimi në të dërguarit [profetët] e Allahut
5. Besimi në ringjalljen dhe jetën pas saj
6. Besimi në kaderin dhe kazanë(vendimin dhe caktimin në të mirë dhe të keqen prej Allahut.
PESË KUSHTET E ISLAMIT
1. Shprehja e Fjalës së Dëshmisë(Shahadeti)
2. Falja e pesë kohëve namaz
3. Agjërimi i muajit ramazanit
4. Dhënia e zekatit [për te pasurit 1/40 e pasurisë një herë në vit]
5. Shkuarja në haxh [një herë në jetë per ata që kan mundsi]
KATËR KUSHTET E ABDESTIT
1. Larja e duarve dhe fytyrës
2. Larja e parakrahëve deri në bërryla
3. Fërkimi me dorë të lagur 1/4 së kokës
4. Larja e këmbëve bashkë me themrat
TRI KUSHTET E GUSLIT
1. Larja e gojes
2. Tërheqja e ujit ne hundë
3. Larja e plotë e trupit
TRI KUSHTET E TEJEM-MUMIT
1. Nijeti (vendosja)
2. Prekja e dy shuplakave të dorës në dhe të paster dhe fërkimi i fytyres
3. Prekja e shuplakave të dorës ne dhe të pastër dhe fërkimi i krahëve gjer në bërryla: me dorën e majtë fërkojmë krahun e djathtë, kurse me dorën e djathtë krahun e majtë.
DYMBËDHJETË KUSHTET E NAMAZIT
Gjashtë para se të hyjmë në namaz:
1. Marrja e abdestit
2. Të jenë të paster trupi, rrobat dhe vendi ku do të falemi
3. Të mbulohet avreti (pjesa e turpshme e trupit)
4. Drejtimi kah Kibla dmth kthimi me fytyrë kah Qabeja
5. Namazi të bëhet në kohë të caktuar
6. Nijeti
Gjashtë pasi të hyjmë në namaz:
1. Tekbiri i fillimit : fillimi i namazit me tekbir
2. Qëndrimi në këmbë : për ata që kan mundësi
3. Leximi nga Kur'ani
5. Sexhdeja
6 .Qëndrimi ulur ne perfundim te namazit sa për të kënduar lutjen "Ettehijjetu"
|
|
|
| Rregulla(UPDATE) |
|
Posted by: uno1 - 04-02-2020, 11:45 AM - Forum: Feja Islame
- No Replies
|
 |
Hi, kjo eshte nje rregull e vogel ju kisha lut qe ti permbaheni.
1. Debati duhet te jete ne frymen e mirekuptimit dhe tolerances
2. Te mos postohen tema qe nxisin percarje ne mes anetareve dhe me gjere.
3. Anetaret qe dalin jasht temes do u fshihen postimet, pa as me te voglin arsyetim
4. Anetaret qe fyejn personin tjeter ne baza kombetare, krahinore, fetare, raciale, personale etj., do te ndeshkohen me ban dhe fshirje te postimit.
5. Anetaret qe provokojne direkt apo indirekt qellimisht per te nxitur ndjenja armiqesore do te ndeshkohen me heqje pikesh dhe do tu fshihet postimi.
6. Te mos hapen tema ku behet krahasimi i dy feve duke paraqitur ne kete menyre pikat e dobeta te njeres dhe pikat e mira te tjetres me qellim qe te tregohet se njera fe eshte me e mire.
7. Ndalohet postimi i fjaleve banale.
8. Ndalohet postimi me permbajtje erotike apo pornografike.
9. Ndalohet fyerja e anetareve dhe fjalosja ndermjet tyre.
10. Ndalohen postet e panevojshme qe konsiderohen si SPAM
11. Kur te merrni naj burim a najsen tjeter e postoni edhe ku e keni marr at lajm, dmth prej cilit web.
12. Rreptsisht ndalohet hapja e topicav prej antarve.Kur doni me qel topic, mos qelni pa u konsultu me moderatort.Si t'qelet meniher mirren masa!!!Qe keni me qel naj topic, qona pm, tani kqyrum!!
Verejte:
-Kur te shkruni fjalen Allah, shkrujeni me A t'madhe ose krejt tmdhaja, kjo vlen edhe per fjalen Kur'an!7.
Kush nuk i respekton kto rregulla, mirren masa te rrepta.
|
|
|
| All Videos |
|
Posted by: XLN7 - 04-02-2020, 11:13 AM - Forum: Zbavitje
- Replies (1347)
|
 |
Ketu postoni te gjitha videot ne lidhje me Counter Strike, qofshin ato strats, frag apo edhe videot e juaja personale.
|
|
|
| Rregullat! [UPDATE] |
|
Posted by: XLN7 - 04-02-2020, 11:10 AM - Forum: Zbavitje
- Replies (1)
|
 |
- Ndalohet postimi i videove qe nuk kane te bejne me Counter-Strike.
- Ndalohet hapja e temave te reja per antar te thjesht. (VETEM STAFI KA DREJTEN PER HAPJEN E TEMAVE)
- PROGAMER-s kan drejt te postojn vetem nje her ne dit dhe vetem videot e tyre.
- Per Antart e thjesht mundeni te postoni ne All Videos.
|
|
|
|