![]() |
|
Mrekullia e Kuranit Famëlartë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Feja Islame (https://esportskosova.com/forum-34.html) +--- Thread: Mrekullia e Kuranit Famëlartë (/thread-78.html) |
Mrekullia e Kuranit Famëlartë - Big-SMoke - 04-03-2020 Ky zbulim e nxiti që të vazhdojë duke hulumtuar temat tjera dhe vërejti harmoni mahnitëse në mes disa termeve dhe fjalëve kuranore... Gjatë studimit të Kuranit fisnik, dr. Tarik Es-Suvejdan në versetet kuranore zbuloi mrekulli mahnitëse. Bëri komparacione dhe vërejti që fjala "er-rrexhul" - burrë në Kuran përmendet po aq herë sa përmendet edhe fjala "el-mer'eh" - gruaja. Që këto dy fjalë në Kuran përmenden 24 herë. Ky zbulim e nxiti që të vazhdojë duke hulumtuar temat tjera dhe vërejti harmoni mahnitëse në mes disa termeve dhe fjalëve kuranore. Ja rezultatet e këtij hulumtimi: ![]() Mrekullia e Kuranit fisnik fshihet edhe në shënimet vijuese: Es-Salat (namazi) përmendet 5 herë, Esh-Shehr (muaji) 12 herë, El-Jeum (dita) 365 herë. El-Bahr (deti) përmendet 32 herë, ndërsa El-Erd et-Jebithat (toka) 13 herë. Deti + Toka = 32 + 13 = 45 Deti = 32 / 45 x 100 = 71.11111111% Toka = 13 / 45 x 100 = 28.88888889% Detë + Tokë = 100.00 % Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se uji përfshin 71.111% të rruzullit tokësor, ndërsa toka 28.889% - ka vërtetuar dr. Tarik Es-Suvejdan. Çfarë përputhshmërie. Shtrohet pyetja: A thua të gjitha këto Muhammedi s.a.v.s. ka mundur t'i dijë para 14 shekujve? Kjo është ajo ku ka arritur shkenca e sotme. Përkujtojmë versetin e Kuranit fisnik: ". . . Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot . . ." (Ali Imran, 191) Andaj, mesazhi i tij është i përhershëm për çdo brez: "Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?" (El - Kamer 40) |