eSportsKosova - Gaming Community
EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë (/thread-83.html)



EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - XLN7 - 04-03-2020

Nëse ju nuk e keni pasur mundësinë të shihnit të gjitha 120 ndeshjet nga EPS Germany, sezoni i 16-të, si dhe nuk keni përcjellur renditjen tonë javore, ne kemi komplet statistikat që do t'iu ndihmojnë juve. Dhe nëse dëshironi të dini cilet ishin lojtarët më të mirë, si janë dalluar ata dhe pse ne mendojmë se nominimi i Roman Reinhardt për MVP të sezonit nuk është i justifikuar, duhet të vazhdoni të lexoni.

Ne së pari do të marrim një vështrim më të afërt për top 10 lojtarët dhe përformancën e tyre sezonale. Duke parë se mousesports kishin një sezon të shkëlqyer me të gjitha 15 fitore, nuk është shumë befasi që ata kanë 3 lojtarë në top 10, por disa lojtarë tjerë mund të mos ishin parashikuar të jenë këtu kur filloi sezoni.

Top 10 lojtarët më të mirë

[Image: 262sb3c.jpg]

5 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 1.71 vs mTw

Michele "zonixx" Köhler ka shumë sezone që është njëri nga lojtarët më të mirë, dhe ai nuk dëshproi ekipin as këtë herë, pasi ai është lojtari i 3-të më i mirë që nuk ka arritur në finale. Ai udhëhoqi Hardware4u drejt vendit të 6-të, dhe vetëm 7-të lojtarë të tjerë në ligë ishin më të rëndësishëm se ai për ekipin.

[Image: 290xa4z.jpg]

5 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 1.88 vs Tera

Lojtari që ishte më i rëndësishmi për ekipin e tij është Michael "zy" Rettig nga mTw. Duke qenë lojtari i vetëm në top 10 nga ekipi i cili frikësohej nga eleminimi, ai pothuajse i vetëm solli përbërjen e re të mTw në vendin e 9-të, pasi përformoi 22% në mesataren e ekipit. Ai gjithashtu arriti të jetë më i vlerësuari në 5 prej ndeshjeve të ekipit të tij.

[Image: 9a5o1u.jpg]

2 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 1.85 vs snook

Njëri nga shtimet e reja të Alternate para fillimit të sezonit, Direnc "seraph" Öz ka përfunduar atë duke qenë lojtari i dytë më i mirë i ekipit. Ndonëse arriti të vlerësohet vetëm në 2 prej ndeshjeve të tyre, ai kishe një sezon të shkëlqyeshëm, duke qenë i dyti me vlerësim mbi 1.00 në 11 ndeshje, derisa DPR e tij ishte në mesin e më të mirave në ligë, me 0.57.

[Image: wamzrm.jpg]

5 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 2.36 vs Nanoxia

Max "ODIE" Knappe, lojtari nga njëra prej ekipeve më të mira, n!faculty, i zgjedhur 5 herë Njeriu i Ndeshjes, duke arritur finalen nga vendi i 4-të. Ai shënoi sezonin duke regjistruar vlerësimin më të lartë për ndeshje me 2.36 kundër Nanoxia, derisa gjithashtu ka luajtur mirë me një bazë të qëndrueshme, duke u vlerësuar 11 herë me mbi 1.00. Ai gjithashtu ishte njëri prej lojtarëve më të mirë hapës i vrasjeve, pasi vetëm 4 lojtarë të tjerë janë për krah tij në këtë kategori.

[Image: 2daxh78.jpg]

4 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 1.80 vs cwG

I konsideruar nga disa si lojtari më i dobët në mesin e yjeve të ekipit të mousesports, Navid "Kapio" Javadi ka treguar vlerën e tij këtë sezon, pasi që ai ishte lojtari më i qëndrueshëm i ligës me vlerësim mbi 1.00 në 13 ndeshje. Ai është regjistruar 4 herë si Njeriu i Ndeshjes dhe gjithashtu ka qenë lojtari më i vështirë për t'u mbytur me DPR 0.56.

[Image: orqszl.jpg]

5 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 2.12 vs cwG

Dennis "seezung" Seesing vërtetë shpërtheu këtë sezon, pas një gjysmë-viti jo aq të mirë, ai pothuajse udhëhoqi Frankfurt 69ers drejt finales. Por në vend, ai do të duhet të jetë i kënaqur me të qenit njëri prej lojtarëve më të vlerësuar. Ai kishte vlerësimin e 4-të më të mirë për KPR (0.87), dhe ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e tyre me 20% në mesataren ekipore, duke qenë edhe lojtari më i mirë me M4A1. Ai gjithashtu ishte shumë i qëndrueshëm me 12 ndeshje mbi 1.00, derisa në 5 prej tyre ai ishte Njeriu i Ndeshjes.

[Image: 29dcuoz.jpg]

5 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 2.05 vs ESC

Ndoshta befasia më e madhe e sezonit ishte performanca e Kenyon "KenaN" Temmel dhe ekipit të tij TBH. Fakti se ky ishte sezoni i parë për të nuk e mërziti shumë Temmel, pasi ai regjistroi një performancë impresive me 0.90 KPR, duke ndihmuar ekipin e tij me 20% në mesataren e tyre. Ai mori vrasjen e parë në 60 runde, duke vdekur i pari në vetëm 19 prej tyre. Ai gjithashtu u nominua zyrtarisht për çmimet MVP dhe Rookie of the Year.

[Image: 2wcgt8h.jpg]

7 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 2.22 vs Frankfurt 69ers

Me sa duket gabimi më i madh nga ESL në nominimet për çmime ishte mos nominimi i lojtarit të Alternate, Manuel "approx" Zeitz për MVP. Ai udhëhoqi ekipin e tij drejt vendit të 2-të, duke u zgjedhur 7 herë Njeriu i Ndeshjes dhe i dyti me 0.57 DPR. Përveç kësaj, ai ishte pothuajse i dyti për lojtarin më të mirë në pistol round, dhe i treti në hapjen e vrasjëve, duke qenë vazhdimisht i mirë me 11 ndeshje mbi 1.00.

[Image: 2ion01.jpg]

4 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 1.96 vs Alternative

Lufta për lojtarin më të mirë zgjati deri në ndeshjen e fundit, dhe Antonio "cyx" Daniloski tërhoqi vetëm pak më pak kundrejt tani shokut të tij të ekipit që është më i vlerësuari. Por jo shumë, pasi ai ishte i dyti në KPR me 0.91, duke patur shumë paraqitje me mbi 1.40, që do të thotë se ai shkëlqeu më shpesh. Ai gjithashtu ishte lojtari i 4-të më i mirë në pistol round, si dhe i 5-ti në hapjen e vrasjëve.

[Image: j818g3.jpg]

4 x Njeriu i Ndeshjes, Vlerësimi më i lartë: 2.11 vs mystical Lambda

Shtimi i madh i ekipit mousesports në vitin 2010, që erdhi nga ekipi rival Alternate, Roman "roman" Ausserdorfer, ishte parashikuar të shkëlqente për ekipin e tij të ri, në të njejtën mënyrë siç kishte bërë për të vjetrin, dhe ai nuk dëshproi. Ai duket të ketë gjetur ekuilibrin e shkëlqyeshëm ndërmjet përsosmërisë dhe konsistencës, pasi ishte vlerësuar me mbi 1.00 në 12 prej 14 ndeshjeve të tij, 7 prej tyre mbi 1.40. Ai gjithashtu ka 0.92 KPR më të lartë në ligë, të dytën DPR 0.57, si dhe 60% të rundeve me më së paku një vrasje duke qenë më i miri me AK47. Ai gjithashtu është nominuar për çmimin zyrtar si MVP.
____________________________________________________________________________________________

Lojtarët më të mirë AWP

Nuk kishte shumë lojtarë që si armë primare kishin të gjelbertën, vetëm Paul "pwl" Woltschenko dhe Christoph "divine" Mohr, meqë lojtari i Alternate, Bastian "b4d" Gaffron përdori awp aq sa AK47. Lojtari më i mirë për awp është Woltschenko nga TBH, i cili pati më së shumti vrasje me awp për rund dhe e përdori atë më së shumti (43% e të gjitha vrasjeve të tij me të).

[Image: 2zz0t53.jpg]
____________________________________________________________________________________________

Lojtarët më të mirë të Pistol Round

Si pjesë e disa statistikave tona të reja, ne do të fusim vlerësimin për Pistol Round, i ngjashëm me gjithë të tjerat, por duke pasur parasysh vetëm pistol rounds. Dhe siç u përmend tashmë, lojtari më i mirë në këtë kategori ishte Christopher "tox" Ladas nga cwG. Shoku i tij i ekipit, Marcel "rAx" Klenner gjeti vetën në vendin e 3-të, që i ndihmoi ekipit të tyre të ishin një prej më të mirave në pistol rounds, me 60% të fituara.

[Image: dfdg5w.jpg]
____________________________________________________________________________________________

Më i rëndësishmi për ekipin

Pasi kjo u përmend shumë herë në këtë artikull, ne duhet të shikojmë se cili ishte saktësisht lojtari më i rëndësishëm për ekipin e tij, duke krahasuar vlerësimet e tyre me ato të ekipit.

[Image: 2iuwzrd.jpg]
____________________________________________________________________________________________

* Këto janë statistika dhe përzgjedhje nga HLTV.org



Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - mikE - 02-09-2022

cyx Big Grin


Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - eSK heNd - 02-09-2022

cyX ma i forti deri tash Big Grin


Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - akson007 - 02-17-2022

romannnnn


Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - V3ON - 02-17-2022

roomannn^


Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - Mister-X - 02-21-2022

Na ki pas mungu XLN Big Grin sic shihet ende mousesports ende jan 1 fabrik prodhimi e lojtarve tmir Smile


Re: EPS Germany 16: Lojtarët më të mirë - qendro_O - 05-20-2022

cyxxxxx Tongue