Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1517 online users.
» 0 Member(s) | 1513 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  A do te rikthehet NiP ?!
Posted by: Donnie! - 09-30-2020, 01:04 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Sipas webfaqes poljake cybersport.pl thuhet se NiP ka shanca te rikthehet ne vitin 2011.Pasi qe Andreas "moddi" Fridh dhe Dennis "walle" Wallenberg u larguan nga SK Gaming thuhet se ato do te vazhdojn me NiP.Por kjo nuk eshte e gjitha , thuhet se edhe Emil "HeatoN" Christensen dhe Abdisamad "SpawN" Mohamed do ti rikthehen perseri skenes nderkombatare te gejmingut.Sipas cybersport.pl thuhet se ky do te jete Line-Up i NiP.


NiP - Ninjas In Pyjamas

Kristoffer "Tentpole" Nordlund
Emil "HeatoN" Christensen
Abdisamad "SpawN" Mohamed
Andreas "moddi" Fridh
Dennis "walle" Wallenberg


Gjithashtu thuheshte se edhe Marcus "zet" Sundström mund ti rikthehet perseri skenes nderkombetare.Por ai ka deklauar sepse nuk ka shum kohe me edhe nuk e ka motivin.



Shkruar nga : Donnie

Print this item

  fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt
Posted by: XLN7 - 09-29-2020, 05:50 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

fnatic kanë njoftuar marrjen e Marcus "Delpan" Larsson dhe Richard "Xizt" Landström.

Duke u bazuar në raportin e djeshëm, i cili thoshte se Marcus "Delpan" Larsson do të lëvizte drejt fnatic, organizata sot ka konfirmuar nënshkrimin me ish-lojtarin e MYM.

Larsson do t'i bashkangjitet edhe Richard "Xizt" Landström, i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Lions.

[Image: 1273830236.06.jpeg]

Me fnatic që i tha lamtumirë Christopher "GeT_RiGhT" Alesund, Rasmus "Gux" Ståhl dhe Patrik "f0rest" Lindberg,ky i fundit pjesë e ekipit që nga viti 2005, skuadra mbeti pa lojtarin e pestë.

Megjithatë, postimi fillestar i fnatic.com në lidhje me përbërjen e re vuri në dukje se bashkëlojtari i Landström, Niklas "niko" Johansson, gjithashtu do të bashkohej me ekipin, siç tregon pamja e mëposhtme:

[Image: 1291747304.4.jpeg]

Themeluesi dhe drejtori menaxhues i fnatic, Sam Mathews, tha se ata kishin mundësi të merrnin skuadrën e sapo formuar të SK, por e lanë këtë shans të kalojë.

"Ne kishim mundësi të merrnin këtë ekip me Robban, dhe ne zgjodhëm të lëmë këtë mundësi të kalojë. Ne ndjejmë se cArn është një lider i lindur, dhe do të jetë gjatë në fnatic, ne besojmë në aftësinë e tij dhe aftësinë e Harley për të ndërtuar një ekip fitues. Në anën tjetër, është gjithmonë dëshpëruese të shohim veprimet e lojtarëve, të cilët kanë qenë për pesë vite me ekipin, të vendosin t'i bashkohen një organizate për arsyet e gabuara", tregoi ai për fnatic.com.

fnatic aktualisht ka:

[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sattermon
[Image: se.gif] Harley "dsn" Orwall
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landstorm

Print this item

  SK njofton skuadrën e re
Posted by: XLN7 - 09-29-2020, 05:38 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (30)

SK Gaming kanë siguruar dyshen e fnatic, Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Patrik "f0rest" Lindberg.

Lajmët e para u shfaqën dje, kur rakaka.se raportoi se disa lojtarë të fnatic kanë shprehur deshirën për të sjellur Robert "RobbaN" Dahlström dhe Jimmy "allen" Allen nga SK Gaming.

Fnatic fuqishëm kundërshtuan lëvizjen, dhe zgjodhën që të mbesin me udhëheqësit e ekipit, Patrick "cArn" Sättermon dhe Harley "dsn" Örwall. Organizata gjermane pastaj hapi dyert e saj për dyshen e fnatic për të formuar një ekip të tillë, duke lënë lojtarët e fnatic të tregojnë vetën diku tjetër.

Pavarësisht që Alexander "TheSlaSH" Müller-Rodic, drejtor menxhues i SK Gaming, mohoi raportet në blogun e tij, në të cilin ai theksoi: "asnjëra nga ato nuk është e vërtetë dhe ne nuk kemi hapur asnjë derë për askënd", ekipi i ri u zbulua sot.

[Image: 1254390174.34.jpeg]

Dy ish-bashkëlojtarët e fnatic, Alesund dhe Lindberg, kanë nënshkruar kontratat me SK, por Ståhl nuk është përfshirë në këtë kalim. Ndoshta jo befasi e madhe, duke pasur parasysh grindjen e tyre të mëparshme.

SK tani ka:

[Image: se.gif] Robert "RobbaN" Dahlström
[Image: se.gif] Jimmy "allen" Allen
[Image: se.gif] Johan "face" Klasson
[Image: se.gif] Patrik "f0rest" Lindberg
[Image: se.gif] Christopher "GeT_RiGhT" Alesund

Këto lajme tani kompletojnë përbërjen e SK roster, por lënë boshllëk te fnatic si dhe te Lions. Me Dennis "walle" Wallenberg që është lidhur me daljen e mundshme në pension, Andreas "moddii" Fridh dhe Rasmus "Gux" Ståhl qëndrojnë si lojtarë të lirë. Ndoshta topi tani është në fushë të Lions?

Print this item

  Lexon!
Posted by: ToniMontana - 09-27-2020, 02:05 PM - Forum: Punimet - Replies (7)

A mundet dikush mem ndihmu me mbo logo per internet internet&langames BOTEX Tongue pershembell


[Image: 1232132.png]

Print this item

  04.12.2010 - 3000 Antarë
Posted by: iRuLe - 09-26-2020, 01:08 PM - Forum: Diskutime rreth eSportsKosova - Replies (39)

Pershendetje esK

Veq dashta me mburrje me ju tregu qe sot u bon 3000 antarë"

Total posts 20291 • Total topics 1630 • Total members 3000 • Our newest member enisa
[Image: 3000antar.png]


Ky eshte nje rezultat i Punes tone si Staf si antare si FORUM si ESK Smile.

ky eshte nje fakt qe 3000 antar jon ba dhe po mburrem me ket se nga 3000 antar nuk eshte ardh deri te nevoja me banirat as1 dhe nuk eshte ardh deri te naj keqkuptim ndermjet antarve e shum ma shum ndermjet stafit.

Krejt ca du me than qe jem nje Forum i shkelqyer dhe nje forum pa xhelozi dhe inat ndaj njeri tjetrit ju pergezoj edhe 1 her antar se jeni mat mirt ne bot dhe me kta po e deshmoni veten sa Gammera te mir jeni ne qdo aspekt dmth jeni Cool si ne forumat nderkomtar.

Kam nderin qe jom pjes e keti forumi.

Me Respekt Hajrullah "war_ning" Makolli

Print this item

  Statistikat e eSportsKosova
Posted by: WeapoN - 09-23-2020, 10:40 AM - Forum: Të rejat & Info - Replies (29)

Ne kete topic do ta vreni dallimin e shikueshmeris se webit tone nga data e lansimit e deri sot.

1.(23790 vizitor unik, 18857 vizita vetem ne muajin nentor, 9.7 miljon faqe te vizituara ne ESK, 20miljon klikime te subforumeve linqeve etj, dhe nje shpenzim i bandwithit 70% vetem ne muajin nentor)
[Image: esktotal.png]


2.(Statistikat e vijushmerise vetem per muajin nentor vereni ritjen e aktivitetit ne ditet e funit te muajit si dhe hargjimin e bandwithit)
[Image: esktotal1.png]



3.(Statistikat se ne cilen ore te dites vizitohet me se shumti faqja jone duke e perfshire Portalin dhe Forumin)
[Image: esktotal2.png]



4.(top 10 web-shfletuesit te cilet e perdorin antaret tone per ta vizituar eSK`n)
[Image: esktotal4.png]


5.(Dhe per fund komplet lista e shteteve nga te cilet eshte vizituar faqja jone si dhe bandwithi i hargjuar nga secili shtet)
Per shkak se fotoja i ka 6.2 MB duhet qe ta shkarkoni per ta shikuar duke klikuar ketu

Kuptohet se kto gjera qe i kemi aritur deri tash dhe jemi gjithmone ne ritje duhet qe tju faleminderojme juve antareve qe jeni gjithmone aktiv, e poashtu edhe ne stafi besoj qe jena duke e kryer punen ashtu siç duhet.

Sille ka te sillsh eSportsKosova vazhdon te mbetet komuniteti i vetem shqiptar pa reklama (ads) ne web, pra pa kurrfar perfitimi personal dhe me ritjen me te shpejt.
Komentet jane te mirseardhura nga te gjith.
eSportsKosova staff.
WeapoN

Print this item

  Na`Vi ka fituar $220,000 në 2010
Posted by: XLN7 - 09-23-2020, 10:11 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

Pa diskutim ekipi i vitit 2010, Natus Vincere ka thyer rekordin e përfitimeve të fnatic nga viti 2009, duke fituar një total prej $221,550.

Turneu i fundit i madh për vitin 2010 përfundoi javën e kaluar, kur Natus Vincere fitoi finalen e madhe të DreamHack Winter kundër mTw. Me këtë fitore, skuadra ukraniane ka tejkaluar $200,000 dhe ka thyer rekordin e vendosur nga fnatic në 2009, ku suedezët kishin fituar $189,000 në total.

Mëposhtë është lista e turneve, ku Na´Vi arritën të fitojnë para, një përmbledhje që tregon se sa para kanë fituar ukrainasit gjatë muajve të vitit 2010.

Renditja - Turneu - Fitimet
1. [Image: se.gif] DreamHack Winter -- $28,200
4. [Image: cn.gif] World e-Sports Masters -- $7,500
1. [Image: us.gif] World Cyber Games -- $25,000
3. [Image: ua.gif] ASUS Summer -- $3,000
3. [Image: cn.gif] IEM5 GC Shanghai -- $5,000
3. [Image: es.gif] GameGune -- $4,000
1. [Image: us.gif] Arbalet Cup Dallas -- $25,000
1. [Image: fr.gif] ESWC -- $36,000
1. [Image: ua.gif] CGL Ukraine Season -- $1,800
2. [Image: se.gif] Arbalet Cup Europe -- $10,000
1. [Image: ua.gif] Arbalet Cup Best of Four -- $12,000
1. [Image: ua.gif] Arbalet Cup Ukraine -- $3,000
1. [Image: de.gif] IEM4 World Championship -- $50,000
1. [Image: kz.gif] Arbalet Cup Asia -- $10,000
5. [Image: de.gif] IEM4 EU Championship -- $1,250

Total : $221,750

* Duke përfshirë edhe çekun në vlerë $14,100

Na´Vi gjithashtu ka siguruar $2,500 duke fituar pesë ndeshjet e tyre grupore në European Championship për IEM5 si dhe $750 për kualifikim në finale. Tre lojtarë të Na´Vi gjithashtu kanë fituar para jashtë Na´Vi, të tilla si duke përfaqësuar skuadrën e Ukrainës dhe ekipet all-star gjatë Arbalet Cup Asia.

Përmbledhja e mëposhtme tregon se sa kanë fituar lojtarët e Na`Vi në mënyrë individuale gjatë vitit 2010.

Fitimet me Na`Vi - Fitimet tjera - Totali
[Image: ua.gif] Arseny "esenin" Trynozhenko -- $45,000 -- $0 -- $45,000
[Image: ua.gif] Danylo "Zeus" Teslenko -- $45,000 -- $0 -- $45,000
[Image: ua.gif] Ioann "Edward" Sukhariev -- $45,000 -- $989 -- $45,989
[Image: ua.gif] Sergey "starix" Ischuk -- $45,000 -- $1,289 -- $46,289
[Image: ua.gif] Yegor "markeloff" Markelov -- $45,000 -- $989 -- $45,989

Aleksandr "ZeroGravity" Kohanovskiy ka informuar HLTV.org se ekipi ende ka çmime të papaguara nga IEM4 EU Finals, IEM4 World Championship, IEM5 GC Shanghai, WEM, WCG dhe GamGune si dhe fitorja e fundit në DreamHack Winter. HLTV.org gjithashtu e di që ukrainasit do të duhet të paguajnë taksa për disa prej përfitimeve të tyre, pasi organizatorët e disa turneve nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë sipas ligjit.

[Image: 1267900838.74.jpeg]

Pavarësisht çmimeve të papaguara dhe që duhet të paguajnë taksa për përfitimet e tyre, ukrainasit kanë vendosur rekord të ri në aspektin e përfitimeve si ekip i Counter-Strike. Me Murat "Arbalet" Zhumashevich që nuk do të financoj më turne të tjerë, duket e dyshimtë që ndonjë ekip mund ta thyej këtë rekord në vitin 2011.

Print this item

  TyLoo mbyll ekipin .raw
Posted by: XLN7 - 09-22-2020, 09:31 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Sipas cnFrag.com, TyLoo ka mbyllur ekipin e dytë të Counter-Strike, TyLoo.raw.

Ekipi kinez ka qenë në radhët e TyLoo që nga dhjetori, kur ata vendosën të ndërrojnë shtëpi pas skadimit të kontratave me wNv.cn.

Me kontratat një-vjeçare të lojtarëve të .raw të cilave po i vie fundi, TyLoo ka zgjedhur të mos i ofroj atyre marrëveshje të re, në përpjekje për të balancuar llogaritë e tyre.

"Shpenzimet e këtij viti kanë tejkaluar buxhetin tonë, kështu që duke marrë parasysh zhvillimin afatgjatë të klubit, klubi ka vendosur të mbajë vetëm një skuadër të CS," thuhet në deklaratën e TyLoo.

Ndërkohë, TyLoo kanë bërë të ditur se ata kanë marrë Bin "Savage" Liu nga ekipi tashmë i shpërbërë .raw dhe Yangbo "P1rate" Dai, ish-lojtarin e wNv.cn dhe SC.United.

Dy lojtarët e rinj do të hynë në vend të të pensionuarit Zhengwei "alex" Bian dhe Chao "GoodRifle" Xue, i cili është larguar nga posti i tij në mungesë të motivimit.

TyLoo do të ketë përbërjen e mëposhtme në vitin 2011:

[Image: cn.gif] BingYuan "tb" Li
[Image: cn.gif] Xi "karl" Wang
[Image: cn.gif] XueFeng "xf" Lai
[Image: cn.gif] Bin "Savage" Liu
[Image: cn.gif] Yangbo "P1rate" Dai

E ardhmja e lojtarëve të tjerë të cilët ishin pjesë e TyLoo.raw tani është në dyshime, por me IEM5 Asian Championship Finals vetëm dy muaj larg, besohet se ata do të lidhen me ndonjë projekt tjetër. Lojtarët në vijim janë aktualisht pa ekip:

[Image: cn.gif] Jiang "Virgo" Qian
[Image: cn.gif] Biaohong "rita" Huan
[Image: cn.gif] Wang "prom1se" Nan
[Image: cn.gif] Xue "xiaoe" Ye

Print this item

  Gjëegjeza.
Posted by: danger man. - 09-20-2020, 07:32 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (27)

Djem ktu postoni Gjëegjeza amo me rregull une e postoj qitasht 1 kush e din poston mas meje edhe e thot 1 tjeter.

Zhytet e mytet del e rrezitet.

Print this item

  starix emërohet MPV i DH Winter
Posted by: XLN7 - 09-19-2020, 10:42 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

Sergey "starix" Ischuk nga Natus Vincere është zgjedhur lojtari më i vlefshëm(MVP) i DreamHack Winter 2010.

Vlerësimi zyrtar për lojtarin më të mirë të DreamHack Winter 2010 shkoi për lojtarin e Natus Vincere, Sergey "starix" Ischuk. Ai shfaqi performancë të shkëlqyer gjatë turneut dhe shkëlqeu edhe në finale kundër mTw, ku ai ishte lojtari më i dalluar në të dy mapat, duke ndihmuar ekipin e tij të fitoj turneun.

Kanë qenë edhe disa pretendues tjerë për këtë çmim, më së shumti Martin "trace" Heldt nga mTw dhe Niklas "niko" Johansson nga Lions, të cilët që të dy udhëheqen ekipet e tyre drejt medaljeve të fituara.

Ky është titulli i dytë për Ischuk këtë vit, pasi ai ishte emëruar lojtari më i mirë i Arbalet Cup Dallas 2010 më parë në korrik.

Print this item