Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1507 online users.
» 0 Member(s) | 1503 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Gamersject shtojnë dreadon
Posted by: XLN7 - 09-14-2020, 06:08 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

Gamersject kanë bërë të ditur largimin e Kiril "kIRIL" Ognenov, derisa në të njejtën kohë kanë futur Dime "dreadon" Jovanovich si zëvendësuesin e tij.

Ognenov ka qenë me Gamersject, më parë të njohur si ENTiTY, që nga kalimi nga simpleX në Maj të këtij viti.

Lojtari maqedon mori pjesë në World Cyber Games 2010 në Los Angeles muajin e kaluar me ekipin, ku ata u bënë të njohur pasi mposhtën Full-Gaming në fazën e grupeve.

Megjithatë, Ognenov tani ka vendosur t'i jap fund karierës së tij në gamingun profesional, pasi ai planifikon të fokusohet më shumë në studimet e tij. Zëvëndësues i 24 vjeçarit është ish-lojtari i ENTiTY, Dime "dreadon" Jovanovich.

"E kam të vështirë t'i them lamtumirë Kiril "kIRIL" Ognenov. Ai ka nevoj për më shumë kohë për vetën dhe pas 9 vitesh me turne të CS dhe vizitave në shumë shtete gjatë kësaj kohe, ai ka vendosur të largohet. Nga ana tjetër, një mirëseardhje e ngrohtë për ish-shokun tim të ekipit, Dime "dreadon" Jovanovich, me të cilin kam kaluar mjaft kohë duke luajtur dhe e gjitha çfarë mund të them është se ai është zëvendësimi më i përshtatshëm, tha menagjeri i ekipit Aleksandar "helius" Kiselinov për HLTV.org

Ne kemi dy turne rajonal LAN së shpejti, ku dreadon do të ketë mundësinë të tregoj vetën. Gjithashtu, falenderim i madh për organizatën tonë të re Gamersject dhe sponzorin tonë SpiN-cs."


Gamersject tani ka:

[Image: mk.gif] Jovan "KaLaN" Kalanoski
[Image: mk.gif] Anel "NeNo" Cekovic
[Image: mk.gif] Jovan "N1GHTMARE" Derebanoski
[Image: mk.gif] Vlatko "CI@" Sekovski
[Image: mk.gif] Dime "dreadon" Jovanovich

Print this item

  CS:S Weapons Models
Posted by: rapha - 09-14-2020, 12:39 PM - Forum: CS - Skin's (Models) - Replies (9)

Kto Jane modelsat e Counter Strike Source.
Bojn edhe per CS 1.6 por me UCP jo.
E bon install tek C:/Program Files/Counter Strike LH/apo ku e keni

ScreenShot

[Image: screenshotsourceweaponsdn6.jpg]

Link :
http://www.filefront.com/8180120/CSS-Tra...Pack-v1.3/

Print this item

  Counter-Strike 1.6 ESK
Posted by: LongHorn - 09-12-2020, 07:02 PM - Forum: Applications - Replies (61)

Counter-Strike 1.6 ESK

Pershendetje djem ktu e kom bo nje Counter-Strike 1.6 per ESK ky eshte CS me e vogel qe kom mendu mi bo per arsye se dikush nuk po ka koh me download ka 200MB ose 300MB e kjo eshte e bone me nji madhsi me te vogel, me posht do tju trregoj qa permban ky CS

Kjo me teper eshte bo per ata qe lujn CleanMeatch

* Protocol 48
* Map (de_dust2, de_inferno, de_nuke, de_train)
* Background ESK
* Clean (seshte e modifikune as 1 file as GUI as san)
* Punon AntiCheats UCP, Sxe Injected (ska nevoj per FIX)
* KeyBoard ( ka disa komanda te CPL) mundesh mi modifiku BIND


ScreenShot

[Image: backgroundyo.png][Image: multiplayerp.png]
[Image: keyboardk.png][Image: videoe.png]

Pra djem ky eshte Counter-Strike ESK dmth ky CS bon edhe me UCP vetem e instaloni ket CS edhe UCP (skeni nevoj per FIX)
dmth eshte i bon ne madhsi shum te Vogel 134MB edhe per kete arsye ka vetem 4 map, dmth eshte i bon per Tournament Online qe mahen edhe per ata qe kan Rrjetin shum te dopt

Download

Code:
http://www.mediafire.com/download/1id0kjwfacwewi9/Counter+Strike+1.6+ESK+%28By%3A+tinzo%29.exe

Regards
LongHorn & ESK Staff

Print this item

  Kapio dhe gob b konfirmojnë pensionimin
Posted by: XLN7 - 09-12-2020, 02:21 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

mousesports është e sigurt se do të humbin Navid "Kapio" Javadi dhe Fatih "gob b" Dayik pas sezonit të EPS Germany.

HLTV.org muajin e kaluar kishte raportuar se Navid "Kapio" Javadi ishte në prag të daljes në pension, me të ardhmen e shokëve të tij, Fatih "gob b" Dayik dhe Manuel "Tixo" Makohl, gjithashtu duke qenë në një gjendje të pasigurt.

Pas raportit të lartëpërmendur, HLTV.org mësoi se Makohl ka mundësi të mos e përfundoj karierën e tij akoma, por dy lojtarët tjerë të mousesports, Javadi dhe Dayik pa dyshim do të hedhin peshqirin e tyre pas EPS Germany.

[Image: 1278074331.29.jpeg]

Sipas fragster.de, thirrja për pensionim e dy lojtarëve është konfirmuar dje në një intervistë që ESL TV e bëri me Dayik, në të cilën lojtari i mouseports theksoi se të dy, ai dhe Javadi do të largohen nga gamingu profesional pas këtij sezoni të EPS.

Në intervistë, Dayik tregoi se ai pa dyshim do të ndaloj së luajturi për mousesports pas këtij sezoni, në mënyrë që të fokusohet në studimet e tij.

[Image: 1267698618.97.jpeg]

Pavarësisht nga braktisja e skenës profesionale, lojtari turk, është duke menduar të paraqitet në sezonin e ardhshëm të EPS, me disa shokë nga Frankfurti, por vetëm për argëtim.

mousesports muajin e kaluar kishin ftuar Christian "Blizzard" Chmiel të luaj në EPS si zëvendësues, pozitë të cilën besohet se ai do t'a mbajë pas këtij sezoni, por vetëm si një zgjidhje rezervë.

Duke u bazuar në informacionet që HLTV.org ka mbledhur, ekipi nuk do t'i nënshtrohen ndryshimeve tjera shtesë, meqë zyrtarët e mousesports na kanë informuar neve se dy lojtarë gjerman do t'i bashkohen ekipit gjatë vitit 2011.

Tani për tani, mousesports ka:

[Image: de.gif] Manuel "Tixo" Makohl
[Image: de.gif] Roman "roman" Ausserdorfer
[Image: tr.gif] Fatih "gob b" Dayik
[Image: de.gif] Navid "Kapio" Javadi
[Image: de.gif] Christian "Blizzard" Chmiel
[Image: dk.gif] Finn "karrigan" Andersen

Print this item

  Falja e namazit PËR FILLESTARË (1)
Posted by: singi - 09-10-2020, 10:46 PM - Forum: Feja Islame - No Replies

Ka shum nejrz ne botë te cillet nuk kan vullnet te shkojn ne Xhami pasi qe nuk din te Falen dhe te thëjn Dovat , Por Fal vëllezerve tanë Musliman Tani kjo punë është shum ma e leht vetem duke shkarkuar kete Porgram te vogel ju mund te mesoheni te Flisni Arabisht Dhe perkthimin ne SHQIP , mund te mesoni te gjitha Levizjet si faljet e - SABAHUT - DREKES - IKINDIA - AKSHAMI - JACIA

Linku:

Code:
http://www.sendspace.com/file/iayyhz

Tek Tema Falja e Namazit Per FIllestaret Gjithashtu Egziston Ky program por e pash me te arsyeshme ta postoj ta hap nje tem te rre ne menyr qe per ata te cillet nuk e kan par deri me sod te njoftohen me kete program ta shkarkojn dhe te Mesohen se si te Falen

Lus Te gjith Muslimanet qe e Vizitojn kete Tem mos ta injorojn Kete program dhe ta SHkarkojn.

SHTES: PER ATA QE SDIN ME MAR ABDES , SI TE MAR ABDES -

Code:
http://www.radio-pendimi.com/Shkarkime/software/abdesi.swf

Print this item

  de_mirage në listen e mapave për DH Winter
Posted by: XLN7 - 09-09-2020, 10:37 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

Organizatorët e DreamHack kanë prezantuar listen e mapave zyrtare për edicionin e dimrit, në të cilën është shtuar de_mirage.

Me DreamHack Winter 2010 që do të zhvillohet vetëm pas një jave, organizatorët janë në aktivitet të plotë, duke ftuar ekipe dhe duke u përgatitur për turneun më të madh në botë LAN. Përditësimi i fundit për sot, është lista e mapave që do të luhen në turne.

Ndoshta një erë e re nga mapat e zakonshëm, me shtimin e de_mirage në fazën e grupeve. Mapi është pothuajse një ribërje e de_cpl_strike, me Bombsite B që është vënë nën ndryshim.

"Ne e kemi vlersuar situatën aktuale në CS 1.6 dhe në përpjekje për të riaktivizuar Counter-strike dhe gjithashtu për t'i dhënë turneut një dimension shtesë, mapi i ri është i nevojshëm", thuhet në një deklaratë zyrtare nga DreamHack.

[Image: 1289989096.45.jpeg]
Bombsite B - de_cpl_strike

[Image: 1289989101.33.jpeg]
Bombsite B - de_mirage

Lista zyrtare e mapave për DreamHack Winter 2010:


de_dust2
de_train
de_nuke
de_inferno
de_tuscan
de_mirage

Krijuesi i mapit, ka publikuar një video në kanalin e tij të Youtube, të cilën mund ta shihni mëposhtë:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=lhTlR5zHKMQ[/youtube]


Download de_mirage

Print this item

  Alternative përjashtohen nga EPS Germany
Posted by: XLN7 - 09-09-2020, 09:47 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Electronic Sports League ka njoftuar se Alternative.Gaming janë larguar nga EPS, pasi kanë thyer limitin e pikëve të ndëshkimit.

Ekipi gjerman ka mbledhur 27 pikë të vogla ndëshkimi, për veprime të tilla si fyerje, settings të gabuar të lojtarëve dhe mungesë të llogarive Premium, si dhe një pikë të madhe dënimi, për përdorje të lojtarit të paregjistruar në ndeshje të ligës.

Si rezultat, Alternative.Gaming kanë shkuar përtej limitit të ndëshkimeve, e cila i zbret për 35% fitimet e ekipit, dhe kështu janë përjashtuar nga liga.

Ky është tani ekipi i dytë që diskualifikohet nga sezoni aktual i EPS, pas mystical Lambda që u hedhën jashtë, për shkak se Gracjan "kappp" Weber ishte kapur duke luajtur me cheats.

Largimi i Alternative, që ishin në vendin e tetë në ligë, do të rezultoj me disa ndryshime në renditjen tabelare, pasi do t'i mundësoj ekipeve si mTw dhe You Don't Know Me, të cilat kishin humbur ndeshjet e tyre kundër Alternative, të jenë më afër vendeve të larta.

Print this item

  mythiX ndërron dy
Posted by: XLN7 - 09-09-2020, 09:29 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Sipas team-aaa.com, mythiX eSport kanë shtuar Najim "moderatioN" Mounib dhe Rodolphe "Diodel" Verloës në skuadren e tyre të CS.

Ekipi francez kishte bërë bujë vetëm muajin e kaluar, kur ata morën Rémi "loduN" Colas dhe Warren "CosMo" Boisnard.

Megjithatë, duket se lëvizja e tillë nuk ishte e mjaftueshme për mythiX që të ndjekin qëllimet e tyre, pasi ekipi ka vendosur të lejoj largimin e Romain "kDj" Lopez dhe Alexandre "maLou" Male, për t'i bërë vend lojtarëve të ri.

[Image: 1277028657.3.jpeg]

Sa i përket Rodolphe "Diodel" Verloës, ish-lojtari i aAa ka qenë jashtë veprimit që nga shpërbërja e Fair Frag në verë.

Ende nuk dihet se kë do të përdorin mythiX si lojtarin e pestë për në IEM5 European Championship, pasi Verloës është i përjashtuar nga të gjitha garat e ESL deri në vitin 2011.

mythiX tani ka:

[Image: fr.gif] Rémy "RevZ" Prieur
[Image: fr.gif] Rémi "loduN" Colas
[Image: fr.gif] Warren "CosMo" Boisnard
[Image: fr.gif] Najim "moderatioN" Mounib
[Image: fr.gif] Rodolphe "Diodel" Verloës

Print this item

  Konfirmohet ekzistenca e PSP2
Posted by: SkilleR - 09-08-2020, 06:31 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: psp_2_495648152.gif&size=article_medium]
Përveç fotove që me sa duket kanë vazhduar të rrjedhin për PlayStation Phone, thashethemet për PSP 2 kanë qenë të shfaqura gjatë gjithë vitit.

Këtë javë, një drejtues i kompanisë së madhe duket se ka njoftuar që pajisja në fakt ekziston dhe që zhvilluesit tashmë janë duke e ekspozuar atë.

Dje, uebfaqja e bazuar në lojëra, CVG, ka nxjerrë detaje nga një intervistë me Patrick Soderlund, zëvendës presidentin e lartë të operacioneve të Electronic Arts në Evropë. Gjatë bisedës, intervistuesi e pyeti zëvendës presidentin nëse EA kishte pasur “së paku një ekspozim në PSP2?”

“E po, pardyshim, si zhvillues ne e kemi pasur atë,” e pranoi ai, duke iu referuar studios gjigante të EA në Evropë. Pastaj ai shtoi shpejt, “Por unë nuk jam i lejuar të flasë për këtë.” Në shtator, një raport i pakonfirmuar në revistën Develop ka shtuar se Sony ka tashmë të shpërndarë njoftime të zhvillimit të PSP2.

Thashethemet për PSP2 kanë pushtuar rrethinën që nga muajt e hershëm të vitit 2009, kur raportet e një pajisjeje të re UMD-less kanë përmendur edhe ardhjen e PSP Go që u zbulua në Electronic Entertainment Expo. Më shumë raporte kohëve të fundit kanë të bëjnë me pajisjet e reja për një ekran më të madh se i kaluari, shkopinjë analog të dyfishtë, një jastëk me prejke të ndjeshme etj. Edhe pse Sony nuk do të komentoj mbi ndonjë raport të PSP2, ka shumë zëra të përhapura se ajo do të arrijë gjatë sezonit të pushimeve të vitit 2011.

E nëse ju jeni kurreshtar për këtë model të kësaj pajisje të mrekullueshme për lojëra, sigurohuni të qëndroni në <!-- w --><a class="postlink" href="http://www.gameworld.al" onclick="window.open(this.href);return false;">www.gameworld.al</a><!-- w --> për detaje të reja në të ardhmen.

Print this item

  SHBA synon rikthimin e kurorës së superkompjuterit më të shp
Posted by: iceboy - 09-08-2020, 10:25 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: supercomputer_center_servers_ibm_4477687...cle_medium]

Kina ka thyer rekordin e shpejtësisë kompjuterike, duke krijuar një superkompjuter që llogaritë në 2.57 petaflops. Tani SHBA është duke punuar në krijimin e dy superkompjuterëve që punojnë në 20 petaflops (40 petaflops fuqi në tërësi).
Superkompjuteri i jashtëzakonshëm dhe rekord-mbajtës i tanishëm i Kinës, Tianhe-1A që punon në 2.57 petaflops, zyrtarisht ka thyer rekord botëror për shpejtësi kompjuterike të premten e kaluar, dhe në anën tjetër SHBA veçse ka filluar të punojë në diçka shumë më të madhe. Kolegët tanë nga ComputerWorld kanë bërë të ditur se dy super kompjuterë me fuqi prej 20 petaflops janë në zhvillim në SHBA.
Oak Ridge National Laboratory është duke ndërtuar një prej super-kompjuterëve. Superkompjuteri Cray XT5 Jaguar ka mbajtur më parë rekordin me një shpejtësi prej 1.75 petaflops. Kompjuteri i ri në anën tjetër do të jetë tetë herë më i shpejtë sesa Tianhe-1A i Kinës, dhe ai do të debutojë me 2012. IBM është duke ndërtuar sistemin e vetë me fuqi prej 20 petaflops pranë Lawrence Livermore National Laboratory. Ai do të duhej të jetë n skenë gjithashtu më 2012. Japonia është duke punuar gjithashtu në një sistem 10 petaflopësh.

E ardhmja me super-super-kompjuterë...

Superkompjuterët e ekzo-shkallës mund të jenë e ardhmja e radhës në vitet e ardhshme. Këta kompjuterë me fuqi të jashtëzakonshme janë veçse të futura në projekte dhe plane, dhe ka gjasa që të ofrojnë deri në 1000 herë rritje në fuqi në krahasim me superkompjuterët e peta-shkallës që po zhvillohen sot. Me kompjuterë që kanë nivel të këtillë të fuqisë, shkencëtarët spekulojnë se ata mund të bëjnë gjëra si “simulimin e një qelize të gjallë në detaje të atomit”./pcworld.al

Print this item