eSportsKosova - Gaming Community
fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt (/thread-1232.html)



fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - XLN7 - 09-29-2020

fnatic kanë njoftuar marrjen e Marcus "Delpan" Larsson dhe Richard "Xizt" Landström.

Duke u bazuar në raportin e djeshëm, i cili thoshte se Marcus "Delpan" Larsson do të lëvizte drejt fnatic, organizata sot ka konfirmuar nënshkrimin me ish-lojtarin e MYM.

Larsson do t'i bashkangjitet edhe Richard "Xizt" Landström, i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Lions.

[Image: 1273830236.06.jpeg]

Me fnatic që i tha lamtumirë Christopher "GeT_RiGhT" Alesund, Rasmus "Gux" Ståhl dhe Patrik "f0rest" Lindberg,ky i fundit pjesë e ekipit që nga viti 2005, skuadra mbeti pa lojtarin e pestë.

Megjithatë, postimi fillestar i fnatic.com në lidhje me përbërjen e re vuri në dukje se bashkëlojtari i Landström, Niklas "niko" Johansson, gjithashtu do të bashkohej me ekipin, siç tregon pamja e mëposhtme:

[Image: 1291747304.4.jpeg]

Themeluesi dhe drejtori menaxhues i fnatic, Sam Mathews, tha se ata kishin mundësi të merrnin skuadrën e sapo formuar të SK, por e lanë këtë shans të kalojë.

"Ne kishim mundësi të merrnin këtë ekip me Robban, dhe ne zgjodhëm të lëmë këtë mundësi të kalojë. Ne ndjejmë se cArn është një lider i lindur, dhe do të jetë gjatë në fnatic, ne besojmë në aftësinë e tij dhe aftësinë e Harley për të ndërtuar një ekip fitues. Në anën tjetër, është gjithmonë dëshpëruese të shohim veprimet e lojtarëve, të cilët kanë qenë për pesë vite me ekipin, të vendosin t'i bashkohen një organizate për arsyet e gabuara", tregoi ai për fnatic.com.

fnatic aktualisht ka:

[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sattermon
[Image: se.gif] Harley "dsn" Orwall
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landstorm


Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - gambler - 09-30-2020

ishalla apet gux e marin se edhe aj i mir eshte TongueS:


Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - Lizardi - 09-30-2020

qtash e marrin edhe modin edhe bohet loqk <3


Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - jazon - 09-30-2020

moddi n`NiP Smile po shpresoj qe pom marrin mu hehe


Re: fnatic konfirmon Delpan dhe Xizt - Donnie! - 09-30-2020

kisha ftes prej fnatic por refuzofa se sluhet me tulifar nobi tash ....
fnatic down Sad 2low Tongue