Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1507 online users.
» 0 Member(s) | 1503 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Çfarë është Linux?
Posted by: jazon - 10-11-2020, 03:38 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, në një mënyrë të ngjashme siç janë edhe Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative për kompjuterin tuaj. Megjithatë Linux është shumë i ndryshëm.

Linux ka nisur në vitin 1992 nga atëkohë një student universitar me emrin Linus Torvalds, i cili liroi softuerin e tij pa pagesë, përfshirë edhe kodin burimor të plotë. Për shkak se Linus e vendosi kodin e tij burimor tërësisht në dispozicion, mijëra zhvillues të programeve në mbarë botën e shkarkuan atë, bën ndryshime dhe i dërguan përmirësimet prapë tek ai!

Për shkak të kësaj përpjekjeje për bashkëpunim global, Linux është stabil, jashtëzakonisht fleksibil dhe i mbështetur mirë. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë në botë dhe është në dispozicion pa pagesë që ju ta instaloni atë në kompjuterin tuaj! Po tingëllon mirë? Edhe ashtu është!

[Image: linustorvalds1.jpg]

Linux vjen me mijëra aplikacione të lira, të cilat mirëmbahen nga mijëra vullnetarë anekënd botës. Këto projekte gjithashtu lirojnë kodin e tyre burimor, që nënkupton se ato janë gjithashtu “burim i hapur”.

"Por si mund ta bëjnë ata tërë këtë gjë pa pagesë?", pyesni veten. Komunitetet Linux dhe burim i hapur e bëjnë këtë pa pagesë sepse ata i duan softuerët, jo pse dëshirojnë të bëjnë para prej tyre. Ata e bëjnë këtë për prestigj, nder dhe sepse besojnë në idealet e burimit të hapur.

Është e rëndësishme të vihet re se për shkak të natyrës së softuerit me burim të hapur (mundësisë për ta përshtatur si t’ua do shpirti) ka shumë versione të Linux. Kjo është shumë e mirë sepse mund të gjeni një version i cili ju përshtatet ju më së miri! Këto versione të ndryshme të Linuxit quhen “shpërndarje”. Kjo ndodhë sepse krijuesit e versioneve të ndryshme e marrin Linuxin dhe i bëjnë ndryshimet e veta në të, i shtojnë paketat e tyre dhe e shpërndajnë pa pagesë. Mund të tingëllojë paksa e komplikuar, por nuk është.

Softuerë që ju veçmë mund të jeni duke përdorë

A e keni ditur se ju mund të jeni duke përdorur softuerë të lirë dhe hapur duke mos e ditur këtë fare? Aplikacionet me burim të hapur nuk janë vetëm për Linux, por operojnë në një numër të ndryshëm të sisteme operative përfshirë edhe Windows e OSX.

[Image: linux1.jpg]

Këtu është një listë e softuerëve dhe produkteve që përdorin teknologjinë e burimit të hapur që ju mund të jeni veçmë duke i përdorur:

● Mozilla Firefox
● Mozilla Thunderbird
● Openoffice.org
● 7-zip

Pse duhet që unë të kaloj në Linux?

● viruset dhe spyware
● siguria dhe stabiliteti
● menaxhimi i paketave
● tiparet
● kompatibiliteti
● i lirë (si në liri/jo si në çmim)
● i lehtë dhe intuitiv
● zgjedhje dhe kontroll
● komunitet
● kënaqësi!

Çfarë për të dhënat e mia?

Një nga pengesat kryesore kur kalohet nga softueri me kod të mbyllur është kompatibiliteti. Kompanitë shpesh krijojnë formatet e tyre me kod të mbyllur dhe i bëjnë virtualisht të pamundura për këdo që të dijë se si funksionojnë formatet e tyre. Përkundër kësaj, Linux është kompatibil me pothuajse të gjitha formatet e të dhënave që ekzistojnë dhe në përgjithësi ka një program të lirë në dispozicion që do të lexojë të dhënat tuaja. Për shembull, dokumentet e Microsoft Office janë të mbështetur në paketën OpenOffice.org dhe dosjet e Adobe Photoshop janë të mbështetura në Gimp.

Linux mbështet dhe inkurajon përdorimin e dosjeve me format të burimit të hapur. Aktualisht shumica e dokumenteve janë të krijuara nga Microsoft Office, megjithatë këto formate janë burim i mbyllur dhe të patentuara. Duke përdorur këto formate ju vendoseni para tekave të Microsoftit i cili mundet (dhe bën) t’i bëj formatet e dosjeve të tij jokompatibile me aplikacionet tjera, përfshirë versionet më të vjetra të Microsoft Office!

Për faktin se këto dosje janë burim i mbyllur, njerëzit janë të shtyrë të blenë versione të reja të Microsoft Office. Derisa paketa për zyre me burim të hapur mund të lexojnë dhe shkruajnë formatet e Microsoftit, rezultatet nganjëherë nuk janë të përsosura sepse nuk e kemi kodin për të parë se funksionojnë formatet. Prapëseprapë Linux bën një punë të madhe me dosjet e Microsoft Office dhe sigurisht që ju do ta kuptoni se do të mund të përdorni dhe ndryshoni ato prej njërës në tjetrën pa ndonjë problem.

Elementet tjera

● Softuerët Windows
● Rivalët e Windows
● Lojërat
● Kompatibiliteti i Microsoft Office
● Harduerët
● Kodet

Nisjani– Provoni disa softuerë me burim të hapur! – Provoni Linux!

Print this item

  Cs Lindi Bunny Hop [Video]
Posted by: piti> - 10-11-2020, 02:14 PM - Forum: Zbavitje - Replies (20)

Enjoy :
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=LvkF_NtbMPQ[/youtube]

Print this item

  Kompjuterë më të shpejtë Mac para verës
Posted by: jazon - 10-10-2020, 03:37 PM - Forum: IT Zone - No Replies

Në pjesën e parë të vitit të ardhshëm kompania Apple ka për qëllim të paraqesë modelet e reja të iMac e MacBook Pro, pohojnë burimet e afërta me prodhuesit.

Përditësimi harduerik i kompjuterëve të Apple do të bëhet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, shkruan portalit teknologjik DigiTimes. Burimet e afërta me prodhuesit e harduerëve kanë thënë se Apple do të paraqes laptopët e rinj MacBook Pro dhe kompjuterët e tavolinës iMac para verës, me gjasë të pajisura me procesorët e Sandy Bridge të Intel.

Flitet për së paku katër modele të reja MacBook Pro me shtëpizë paksa të ridizajnuar, e në plan është edhe iMac me diagonale të re të ekranit dhe çmim paksa më të përshtatshëm. R

Kompjuterët do të pajisen me sistemin operativ MacOS X 10.7 Lion, të cilin Apple planifikon ta lansojë gjatë verës së vitit 2011, e ata do të prodhohen nga kompanitë Foxconn e Quanto Computer.

Print this item

  Përfundohet PCI Express 3.0
Posted by: SkilleR - 10-10-2020, 11:54 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Shoqata PCI Special Interest Group publikoi versionin final të specifikimit për PCI Express 3.0. Standardi i ri premton brez më të gjerë në krahasim me PCI Express 2.0, e certifikimi zyrtar i pajisjeve do të nis gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.
PCI Express 3.0 përdor kodimin 128- dhe 130-bitësh dhe në rastin e sllotit PCIe x16 ofron brez prej 32 GB/s (së bashku në të dyja anët), derisa standardi aktual ofron 16 GB/s. Një brez të këtillë të parët shpresohet se do të dinë të përdorin prodhuesit e pajisjeve të rrjetës për shfrytëzuesit ndërmarrës (siç është rasti me Ethernetin 40-gigabitësh) dhe ata të kartelave grafike. Standardi PCI Express 3.0 ka kompatibilitet të prapmë me versionet e mëhershme 2.x dhe 1.x të këtij standardi.
[Image: 240x159-images-stories-2010_46-perfundoh...ss-3.0.jpg][Image: 213x135-images-stories-2010_46-perfundoh...-3.0-2.jpg]

Print this item

  Dominatorët më të shpejtë dhe më kursyes
Posted by: SkilleR - 10-10-2020, 11:52 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Corsair paraqiti DDR3 memorien interesante Dominator GT (CMT4GX3M2B2133C9), e cila ofron takt të lartë me tensione më të ulëta. Dominator GT vjen në kompletin me kapacitet prej 4 GB (2 x 2 GB) dhe momentalisht paraqet memorien më të shpejtë me tensionin prej 1.5 V – kompania garanton takt të punës prej 2,133 MHz.
[Image: 390x241-images-stories-2010_50-dominator...ursyes.jpg]
Me specifikat e dhëna modulet përdorin latencat prej 9-11-9-27, ndërsa shiten me ftohës kualitativ pasiv DHX+ dhe garanci të përjetshme. Çmim i këtij kompleti në SHBA është 169.99 dollarë.

Print this item

  Paraqiten Caymanët
Posted by: SkilleR - 10-10-2020, 11:49 AM - Forum: IT Zone - No Replies

Në përputhje me pritjet, AMD sot lëshoi në shitje kartelat grafike Radeon HD 6950 dhe 6970, të bazuara në procesorët grafik me emër të koduar Cayman. Për këto kartela kemi shkruar edhe shumë herë më parë, e të dy modelet kanë nga 2 GB të memories GDDR5 të ndërlidhur me GPU-në përmes mbledhëses së memories me gjerësi prej 256-bitësh.
[Image: 390x264-images-stories-2010_50-paraqiten-caymanet.jpg]
Kartelat natyrisht përkrahin edhe DirectX11, derisa procesi prodheus i procesorit grafik ka mbetur ai prej 40-nanometrave. Më i dobëti Radeon HD 6950 ka 1440 shader të cilët punojnë në takt prej 800 MHz, derisa takti efektiv i memories është 5 GHz. TDP-ja maksimale e kësaj kartele është rreth 200 W, derisa tek modeli 6970 kjo shifër është pak më e lartë, respektivisht 250 W.
[Image: 200pxx150px-images-stories-caymanet-para...ymanet.jpg][Image: 200pxx150px-images-stories-caymanet-para...anet-5.jpg][Image: 200pxx150px-images-stories-caymanet-para...anet-3.jpg][Image: 200pxx150px-images-stories-caymanet-para...anet-4.jpg]
Më i fuqishmi Radeon HD 6970 ka edhe numrin më të madh të shaderëve, rreth 1600 sosh, derisa taktet e procesorit grafik dhe memories janë në të njohurat 880 MHz dhe 5.5 GHz. Çmimet e AMD Radeon HD 6950 do ë duhej të jenë në mes 250 dhe 275 euro, derisa modeli më i fuqishëm pritet të jetë rreth dhjetë për qind më i lirë se GeForce GTX 570, me të cilin ka performancat e ngjashme

Print this item

  Tërhiqen grupet për IEM5 European Finals
Posted by: XLN7 - 10-10-2020, 08:12 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

Grupet për Intel Extreme Masters 5 European Championship Finals janë tërhequr.

Grupi A
[Image: ru.gif] MYM
[Image: fr.gif] eSahara
[Image: de.gif] mousesports
[Image: se.gif] SK Gaming
[Image: pl.gif] Frag eXecutors
[Image: dk.gif] mTw

Grupi B
[Image: dk.gif] Cph Wolves
[Image: dk.gif] Full-Gaming
[Image: de.gif] Alternate
[Image: ua.gif] Natus Vincere
[Image: se.gif] fnatic
[Image: se.gif] Lions

Këto dymbëdhjetë ekipe do të luajnë për një çmim total prej $50,000 USD, me shtatë nga këto ekipe fatlume që do të avancojnë për në Intel Extreme Masters Season 5 World Champinoship.

Fituesi i secilit grup do të shkojë drejt në semi-finale. Ekipi i renditur në vendin e dytë nga secili grup do të luaj me ekipin e e vendit të tretë nga grupi tjetër dhe anasjelltas. Fituesi i këtyre ndeshjeve pastaj do të luaj me secilin që përfundon në vendin e parë në semi-finale.

Që kur shtatë vende të lira ofrohen për IEM5 World Championship, ekipi i katërt në çdo grup gjithashtu do të luaj në playoff, për të vendosur se kush merr vendin e fundit të lirë.

Print this item

  Gux i bashkohet Lions
Posted by: XLN7 - 10-10-2020, 07:37 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Rasmus "Gux" Ståhl ka kompletuar kalimin te Lions, konfirmon Niklas "niko" Johansson.

Njoftimi ishte bërë dje nga Johansson në një video intervistë me rakaka.se.

Ståhl ishte lidhur fuqishëm me një kalim te Lions pasi dështoi për t'iu bashkuar SK Gaming, pas largimit të tij nga fnatic dhe storie të tilla ishin ushqyer nga vetë Johansson, i cili tha se "do të ishte zbavitëse" të luaj së bashku me ish-lojtarin e EYEballers sërish.

[Image: 1270992081.57.jpeg]

Ai do të futet në vendin e Richard "Xizt" Landström, që la Lions për fnatic dy javë më parë.

Ndërkohë, Johansson ka zbuluar se të gjithë lojtarët e Lions tash e tutje do të marrin një pagë, e cila do t'i vë ata në nivel të njëjtë me SK dhe fnatic.

Lions tani ka:

[Image: se.gif] Niklas "niko" Johansson
[Image: se.gif] Frej "kHRYSTAL" Sjöström
[Image: se.gif] Emil "FYRR73" Karlsson
[Image: se.gif] Björn "threat" Pers
[Image: se.gif] Rasmus "Gux" Ståhl

Print this item

  mouz nënshkruan me approx
Posted by: XLN7 - 10-07-2020, 05:32 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (4)

mousesports kanë bërë të ditur se kanë marrë Manuel "approx" Zeitz nga Team ALTERNATE.

Lojtari gjerman ishte lidhur fuqishëm me një kalim te mousesports, pasi të dy, Navid "Kapio" Javadi dhe Fatih "gob b" Dayik kishin paralajmëruar se do të lënë ekipin në fund të vitit.

Zeitz ka ushqyer këto lajme më parë këtë muaj, kur ai nuk e ka fshehur se ishte gati për të braktisur ALTERNATE për të nisur një udhëtim të ri.

Ai ka vendosur t'i jap fund periudhës katër vjeçare të kaluar me ALTERNATE, kur iu bashkua nga SK Gaming në janar 2007.

[Image: 1250930973.78.jpeg]

Kjo lëvizje lë mousesports me vetëm edhe një vend për t'u mbushur para vitit të ri, me raportet që sugjerojnë kapitenin e ekipit TBH.ASUS, Thanh Vinh "ninja" Bui si favorit për pozitën e pestë.

"Pas katër viteve të gjata me aTTaX, ishte koha për ndryshim në skenar. Unë gjithashtu kam dashur, si dy vjet më parë, të luaj prapë me roman, për të cilën kam menduar se do të ishte e pamundur vitin e kaluar, kur ai u largua nga aTTaX për mouz," tha Zeitz për faqen zyrtare të mousesports.

"Tani unë luaj me Tixo, roman, karrigan dhe mendoj se do të funksionojë me të vërtetë mirë.

"Ne kemi punuar shumë dhe ekipi do të përmirësohet në javët e ardhshme."


mousesports do të bëjnë paraqitjen e tyre të parë me përbërjen e re në IEM5 European Championship Finals në Kiev, nga data 20 deri më 23 janar, ku ata do të paraqesin:

[Image: de.gif] Manuel "Tixo" Makohl
[Image: de.gif] Roman "roman" Ausserdorfer
[Image: de.gif] Manuel "approx" Zeitz
[Image: dk.gif] Finn "karrigan" Andersen

Print this item

  cArn: " Do të jemi më të motivuar"
Posted by: XLN7 - 10-05-2020, 10:31 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

HLTV.org është ulur së bashku me kapitenin e fnatic Patrik "cArn" Sättermon dhe ka biseduar me të për ndryshimet e fundit që kanë prekur ekipin e tij.

Ekipi suedez ishin së fundi dëshmitarë të largimit të Patrik "f0rest" Lindberg, Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Rasmus "Gux" Ståhl, me dy të parët që emigruan në SK Gaming, derisa i fundit është akoma duke provuar të gjej një zgjidhje.

Për të zëvendësuar këta lojtarë, fnatic menduan për Richard "Xizt" Landström dhe Faruk "pita" Pita, nga Lions dhe RAGE, respektivisht dhe lojtarin e lirë Marcus "Delpan" Larsson.

Në këtë intervistë mjaft interesante, Sättermon adreson problemet me të cilat fnatic është ndeshur këto javët e fundit, arsyjen pse Ståhl dhe Andreas "moddii" Fridh nuk janë pjesë e përbërjes së re dhe gjithashtu ndryshimet të cilat do t'i sjellin lojtarët e ri me vete. Ai gjithashtu thekson Natus Vincere si një nga dy arsyet si pasojë e të cilave fnatic nuk ka arritur sukses në vitin 2010.

Kur mësuat ju se tre nga bashkëlojtarët tuaj ishin duke konsideruar mundësinë për krijimin e një ekipi, ku ju dhe Harley "dsn" Orwall nuk do të bënit pjesë?

Ne kishim planifikuar të mbanin një takim menjëherë pas Dreamhack pavarësisht rezultateve që do t'i kishim atje. Gjatë këtij takimi ne jemi informuar se ish-bashkëlojtarët tanë kishin kontaktuar më parë lojtarët e SK, për të krijuar një skuadër të re në 2011.

Si reagut ju?

Lojtarët të cilët e lanë FnaticMSI kishin ardhur tek unë pas WEM dhe më informuan se ata duan të zëvendësojnë dsn, diçka e cila mua mu dukë qesharake, pasi ne kishim paraqitje jo të mirë vetëm në një turne dhe gjithashtu sepse unë besova se ai nuk ishte përgjegjës për problemet e brendshme që ne kishim në ekip. Ky është gjithashtu një opinion që ishte shpërndarë midis drejtuesve të fnatic, kështu që ne të gjithë vendosëm për t'i folur këto gjëra më pas dhe të fokusoheshim në DreamHack.

Nga kjo që u tha, pas humbjes nga Na'Vi në çerekfinale, unë e dija që ne do të mbanin një takim me kuptime të ndryshme, në atë se si të zgjedhim problemet e tanishme, por unë isha i befasuar që u informova se ata i kishin dhënë fnatic një ultimatum se ata do të lënë ekipin, nëse dsn dhe unë nuk do të zëvendësoheshim me RobbaN dhe allen.

Përveç befasisë që ndjeva, unë gjithashtu gjeta pak zbavitje me atë që unë dhe Harley do të duhej të zëvendësohemi me lojtarë të cilët nuk kanë fituar asgjë për një kohë të gjatë. Do të ishte shumë më e lehtë të kuptonim situatën, nëse ata do të sugjeronin talent të rinj për t'u lidhur me Fnatic, por jo lojtarë të të njejtës moshë si unë dhe Harley, por me një dosje shumë më pak mbresëlënëse.

Si ishin këto muajt e fundit në fnatic? A kishte ndonjë problem, a keni vërejtur që disa nga lojtarët nuk janë angazhuar sa duhej?

Unë gjithmonë kam menduar se ne kishim ekipin më të mirë në letër, me lojtarë të jashtëzakonshëm të kombinuar me një sniper i cili mund të kthente ndeshjet në disa sekonda. Ajo që unë mendoj se na ka munguar në fund ka qenë loja ekipore, ne kemi luajtur vetëm sipas performancave tona dhe komunikimi në lojë nuk ka bërë punë për të gjithë, me disa iniciatiava të marra nga lojtarët.

A mendoni se ekipi mund të kishte mbijetuar ashtu siç ka qenë, apo ndryshimet në përbërje ishin të nevojshme?

Unë mendoj se ndryshimet në përbërje ishin të nevojshme pas DreamHack, sigurisht, por kjo nuk ka kuptim në këtë pikë të zbulojë atë që mendova se do të jetë më e mirë për ekipin e mëparshëm. Çfarë ndodhi, ndodhi.

Çfarë mendoni ju se shkoi keq dhe pengoi fnatic për të pasur suksesin me të cilin ishim mësuar, këtë vit??

Ne vetë dhe Na'Vi. Ka vetëm dy gjëra të cilat unë pendohem këtë vit, por do ta publikoj vetëm njëren. E vetmja arsye që ne humbëm nga Na'Vi në IEM4 finals ishte se ne i nënçmuam ata. Dhe pse e bëmë këtë? Pra, askush nuk i pa ata si problem, pasi ata nuk kishin bërë ndonjë gjë të veçantë në atë kohë, kështu që ne vetëm ushtruam kundër tyre çdo ditë para Hannover, pa ruajtur asnjë strategji. Kur ne në fund gjetëm vetën në përballje me ta në finalen e madhe, ne ishim thjeshtë krejtësisht të lexuar pasi ne kishim përdorur të gjitha taktikat tona ditë më parë, gjatë ushtrimeve. Unë personalisht mendoj që loja që e kemi luajtur në IEM4, nësë e përjashtoni finalen e madhe, ishte një nga ndeshjet më të mira që ne kemi luajtur në Fnatic, me ekuilibër të shkëlqyer të lojes ekipore.

Unë nuk jam një djal që pendohet, por nëse do të mund të ktheja kohën pas, ne nuk do të ushtronim kundër Na'Vi dhe çfarë e bënë këtë storie edhe më interesante, është se këto ditë Na'Vi asnjëherë nuk duan të ushtrojnë kundër nesh, prandaj mendoj se duhet t'ju them që shpresoj të jenë kënaqur me mësimet dhe falemnderit që nuk keni dhënë asgjë në këmbim, përgëzime djema!

[Image: 1290849636.93.jpeg]

Si kapiten i ekipit, a keni ndjerë ndonjëherë që pas humbjes së mbështetjes nga tre lojtarët tuaj, ishte koha për dorëheqje?

Humbja e mbështetjes si kapiten nuk është e mirë dhe të bënë të analizosh vetën tënde në mënyra të ndryshme. Mendoj që forca ime (dhe dobësia) si udhëheqës është se unë i ndëgjoj lojtarët dhe i përshtatem atyre, nëse ata vërtetë duan të bëjnë diçka, unë nuk do të ulem dhe të them "-Jo" edhe nëse mendoj se është kundër taktikave të mija, sepse në botën time një lojtar i lumtur është më mirë sesa një lojtar i parehatshëm.

Siç deklarova më parë, mendoj që dobësia jonë më e madhe si ekip nuk ishin taktikat dhe aftësia, por loja ekipore. Loja ekipore është përgjegjësi e çdo lojtari dhe ishte kjo ku ne dështuam. Ne gjithashtu bëmë eksperimente për të ndryshuar udhëheqësin e lojës në disa mapa dhe ajo nuk funksionoi. Për t'u përgjigjur nëse kam menduar të tërhiqem, mund të them haptas jo, pasi unë besoj se jam i shkëlqyer në atë që bëj, por si gjithë të tjerë mund të kem ditë/turne jo të mira.

Cila ishte arsyeja për fnatic të preferojnë projektin tuaj mbi atë i cili ishte duke u orkestruar nga këta tre lojtarë?

Unë mendoj se ata shkuan nga mentaliteti që "gjaku ujë nuk bëhet". Gjithashtu ata janë të vetëdijshëm se CS mund të ketë vetëm edhe një apo një vit e gjysmë si titulli kryesor i lojërave elektronike, prandaj nuk do të ishte e drejtë të dorëzonin trashëgiminë, që mori vite për t'u krijuar, ish-lojtarëve të SK. Unë personalisht mendoj se vendimi i tyre për të hedhur poshtë projektin e ish-bashkëlojtarëve të mi, është vërtetuar të jetë gjëja e duhur, pasi ata asnjëherë nuk ishin aq besnik, siç kishin deklaruar. Kjo ishte vërtetuar javën e kaluar kur dy prej tyre u bashkuan me SK, për të lënë vetëm Gux prapa.

Si ju bënë të ndjeheni humbja e dy pjesëve të rëndësishme si GeT_RiGhT dhe f0rest drejt SK, me të cilët ekipi juaj ka qenë duke u ndeshur aq shumë gjatë viteve?

Nuk është vërtetë aq e vështirë të imagjinohet, sikur Osama bin Laden të hante drekë në shtëpinë e bardhë me presidentin amerikan, por gjithsesi është e çuditshme, pasi të dy Gux dhe GeT_RiGhT ishin trajtuar keq nga ata kur kanë luajtur për ta. Por, unë mendoj se ishte e vetmja zgjidhje për f0rest and GTR.

Si është marrëdhënia juaj me ta, tani?

Unë respektoj përpjekjet dhe punën e madhe që ata kanë bërë për fnatic. Ne mund të arrimë deri te bisedimet gjatë turneve të ardhshem, por kjo është ndoshta ajo.

Gux la fnatic, por nuk iu bashkua SK dhe aktualisht është pa ekip. A ka ndonjë arsye që ju nuk e ktheni atë prapë?

Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe do të përshtatej në çdo ekip nëse në pyetje janë aftësitë, por ne (dsn dhe unë) nuk ishim siç duket shumë të mirë për të, kështu që shpresoj se ai do të gjej shokë më të mirë në ndonjë ekip tjetër.

Shumë njerëz kanë komentuar në përbërjen e re të fnatic, duke thënë se duhej të kishit shtuar Andreas "moddii" Fridh. Pse nuk e bëtë ju?

Në qoftë se ne do të dëgjonim mendimet e të githëve në drejtim të lojtarëve të përshtatshëm, ne do të përfundonim me një ekip prej 25 lojtarëve. Njerëzit duhet të kuptojnë që kur krijoni një ekip, ju nuk shiqoni vetëm për aimer, por gjithashtu dhe më me rëndësi, lojtarë shoqëror dhe të përkushtuar, me të cilët punohet lehtë. Mund të tingëlloj sikur unë jam duke e përjashtuar moddii për këto arsye, por ky nuk është realiteti, pasi unë nuk e njoh atë personalisht. Unë vetëm po ndëgjoj atë se çfarë njerëzit rreth meje thonë dhe këtu duhet të ketë një aryse pse Moddii ishte përjashtuar nga MYM dhe asnjëherë nuk mori kontratë nga SK, meqë ai ka aftësi të mëdha.

[Image: 1280630411.72.jpeg]

niko tha se ai kishte refuzuar mundësinë për t'iu bashkuar ekipit tuaj. A ka dëmtuar planet tuaja vendimi i tij?

Ai ishte në planet tona të hershme, po, por pasi ai ka kaluar një kohë të gjatë me lojtarët e tij, ai ka menduar se duhet të qëndroj me ata dhe unë e kuptoj atë pse. Për ne, ishte një problem i vogël, pasi ne kishim kanditatë të tjerë. Siç e dini, Pita është shtuar në ekip dhe unë mendoj se ai do të ketë ndikim aq sa do të kishte edhe Niko, të paktën.

Si do ta krahasonit ekipin tuaj të ri me atë të vjetrin?

Ne do të jemi me më pak përvojë, por më shumë të motivuar dhe gjithashtu më të vështirë për t'u parashikuar, pasi ne tani jemi të detyruar të krijojmë një arsenal të ri taktikash, të bazuar në lojtarët e ri që vinë me opinione të reja.

Duke shikuar përbërjen e SK dhe të fnatic, cila do të thoni ju se duket më e fortë?

Ata janë më të fortë në disa aspekte, ne në disa tjera.

A mendoni se ju jeni më të motivuar për të mposhtur SK tani?

Natyrisht.

IEM5 European Championship Finals do të jetë testi i parë i madh i ekipit tuaj. Si do të përgatiteni ju për këtë turne dhe cilat janë synimet tuaja?

Posa krishtëlindjet të jenë festuar me familjen, ne do të fillojmë sezonin e ushtrimeve, ku unë llogaris të luajmë rreth 8 orë në ditë. Synimi ynë është normalisht ta fitojmë atë, por unë e di që kjo është shumë për një ekip të ri, vetëm shikoni Fnatic në 2009 dhe NaVi 2010, është dashur kohë që të ndjehen rehat me njëri-tejtrin para se suksesi të vinte.

A ka ndonjë gjë që ju dëshironi të shtoni?

Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të dërguar falenderimet më të mëdha tek të gjithë adhuruesit tanë që kanë qenë mbështetës gjatë kësaj kohe, ne do të bëjmë atë për ju!
Gjithashtu dashuri për Fnatic dhe sponsorët tanë: MSI,SteelSeries, Bigfoot networks, Slappa dhe Ugame.net. Përfundimisht, ndjehuni të lirë për të vizituar fnatic.com për më shumë informata rreth ekipit më të suksesshëm!

Print this item