eSportsKosova - Gaming Community
Kompjuterë më të shpejtë Mac para verës - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Kompjuterë më të shpejtë Mac para verës (/thread-1315.html)



Kompjuterë më të shpejtë Mac para verës - jazon - 10-10-2020

Në pjesën e parë të vitit të ardhshëm kompania Apple ka për qëllim të paraqesë modelet e reja të iMac e MacBook Pro, pohojnë burimet e afërta me prodhuesit.

Përditësimi harduerik i kompjuterëve të Apple do të bëhet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, shkruan portalit teknologjik DigiTimes. Burimet e afërta me prodhuesit e harduerëve kanë thënë se Apple do të paraqes laptopët e rinj MacBook Pro dhe kompjuterët e tavolinës iMac para verës, me gjasë të pajisura me procesorët e Sandy Bridge të Intel.

Flitet për së paku katër modele të reja MacBook Pro me shtëpizë paksa të ridizajnuar, e në plan është edhe iMac me diagonale të re të ekranit dhe çmim paksa më të përshtatshëm. R

Kompjuterët do të pajisen me sistemin operativ MacOS X 10.7 Lion, të cilin Apple planifikon ta lansojë gjatë verës së vitit 2011, e ata do të prodhohen nga kompanitë Foxconn e Quanto Computer.