![]() |
|
Përfundohet PCI Express 3.0 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Përfundohet PCI Express 3.0 (/thread-1314.html) |
Përfundohet PCI Express 3.0 - SkilleR - 10-10-2020 Shoqata PCI Special Interest Group publikoi versionin final të specifikimit për PCI Express 3.0. Standardi i ri premton brez më të gjerë në krahasim me PCI Express 2.0, e certifikimi zyrtar i pajisjeve do të nis gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. PCI Express 3.0 përdor kodimin 128- dhe 130-bitësh dhe në rastin e sllotit PCIe x16 ofron brez prej 32 GB/s (së bashku në të dyja anët), derisa standardi aktual ofron 16 GB/s. Një brez të këtillë të parët shpresohet se do të dinë të përdorin prodhuesit e pajisjeve të rrjetës për shfrytëzuesit ndërmarrës (siç është rasti me Ethernetin 40-gigabitësh) dhe ata të kartelave grafike. Standardi PCI Express 3.0 ka kompatibilitet të prapmë me versionet e mëhershme 2.x dhe 1.x të këtij standardi. |