Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1514 online users.
» 0 Member(s) | 1510 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, DuckDuckGo

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 191
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 461

 
  Austria konfirmon përbërjen për NC
Posted by: XLN7 - 11-18-2020, 10:20 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Austria ka emëruar skuadrën prej tetë lojtarëve për edicionin e ardhshëm të ClanBase NationsCup.

Përbërja e Austrisë për këtë garë përmban lojtarë nga pesë ekipe të ndryshme dhe dy që aktualisht janë duke shpresuar të gjejnë një shtëpi.

Ish-talenti i mousespots, Michael "PapsT" Schmidt, i cili ka njoftuar rikthimin e tij më herët këtë muaj me ieS, është pjesë e përbërjes, së bashku me bashkëlojtarin Franz "headi" Langthaler.

Ralph "nokz" Quidet, i cili ka bërë kalimin nga plan-B te n!faculty, i ka gjetur gjithashtu vetës një vend në ekipin e Austrisë.

Austria ra në fazën e grupeve në edicionin e fundit të NationsCup, duke përfunduar prapa Francës, Suedisë dhe Ukrainës, por gjithsesi ka bërë mjaftueshëm për një vend direkt në grupet e këtij edicioni.

Lojtarët në vijim do të përfaqësojnë ngjyrat e Austrisë në NationsCup:

[Image: at.gif] Michael "PapsT" Schmidt (ieS)
[Image: at.gif] Franz "headi" Langthaler (ieS)
[Image: at.gif] Martin "ideNt" Publig from (TheyKickAss)
[Image: at.gif] Lukas "luuk" Greilinger (plan-B)
[Image: at.gif] Ralph "nokz" Quidet (n!faculty)
[Image: at.gif] Hristo "icho" Anastassov (Arsenix)
[Image: at.gif] Vladimir "vLad1r0x j." Garbeshkov (Free agent)
[Image: at.gif] Mohammed "HadeN" Kaddouhah (Free agent)

Print this item

  project_kr shtojnë enemy në përbërjen e tyre
Posted by: XLN7 - 11-18-2020, 10:11 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Ekipi Jugo-Korean tani i njohur si project_kr ka sjellur në përbërje ish-lojtarin e Lunatic-hai, Young Mo "enemy" Ahn, për të zëvendësuar largimin e Sun Ho "termi" Pyun, të cilin e raportuam më herët.

Ish-skuadra WeMade Fox, duket se kanë bërë një tregti ironike, pasi Pyun është i detyruar t'i bashkohet shërbimeve ushtarake, ndërsa Ahn vetëm sa ka përfunduar qëndrimin e tij në ushtri. Ahn megjithatë nuk është i huaj në skenën ndërkombëtare, ai ka një vend në top pesë të ESWC dhe CPL, por fama e tij më e madhe erdhi kur ai publikoi disa POV demo të tija duke luajtur në servera publik.

Ahn ishte parë më parë duke luajtur në një garë koreane të njohur si "KCL2010 Winter" bashkë me liderin aktual të project_kr, Geun Chul "solo" Kang.

Përbërja tani e kompletuar e project_kr përmban:

[Image: kr.gif] Min Soo "glow" Kim
[Image: kr.gif]Sung Jae "bail" Lee
[Image: kr.gif]Bum Gi "peri" Jung
[Image: kr.gif]Geun Chul "solo" Kang
[Image: kr.gif]Young Mo "enemy" Ahn

Print this item

  UCP ANTICHEAT 6.5 & 7.4.1 Server Install
Posted by: iRuLe - 11-17-2020, 08:43 PM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks - Replies (45)

Djem po e shoh qe disa spo din me instalu ucp anticheat ne servera te vet.
per ata qe sdin jom mundu sa ma thjesht me ba qe me instalu:

cka duhet me bo vetem me downloadu ket rar file edhe fajllin cstrike dhe dproto.cfg mi qit te hl.exe ose ne linux tek hlds_run.

dmth e keni thjesht fare vetem drag and drop.

pasi ti keni qit te gjitha ne hlds folder apo ne ftp folder ateher ndalne serverin lshone apet dhe shkrun ne console ucp_mode (qe ta qet ucp_mode 1 ose zero eshte mir qe sta qet ateher si ka marr addonsat mir dhe veproni keshtu:
tek hlds\cstrike\addons\amxmodx\configs e keni nje fajll plugins-war.ini (hapne me notepad dhe merrni qato 2 rreshta copy) shkoni te plugins.ini dhe futni ne fund kurse ket fajllin plugins-war.ini bone delete.

Restart serverit dmth SHUT DOWN edhe lshone apet edhe ka me ju punu 100% e ne rast qe jet ucp_mode 0 ateher te amxx.cfg shkrune ne fund ucp_mode 1 edhe save res server dhe u kry.



Shkarko nga :

FreeLink :

<!-- m --><a class="postlink" href="http://goo.gl/1Moec" onclick="window.open(this.href);return false;">http://goo.gl/1Moec</a><!-- m -->

ose nga Rapidshare:

Code:
http://rapidshare.com/files/444530517/UCP_SERVER_INSTALL_6.5.rar

Kush don me dal me UCP 7.4.1 ateher shkarkone kete:

<!-- m --><a class="postlink" href="http://goo.gl/Pg39S" onclick="window.open(this.href);return false;">http://goo.gl/Pg39S</a><!-- m -->

Ne qoft se dicka nuj ju shkon ok me lajmroni ne ket Topic.

me Respekt

Hajrullah Makolli.

Print this item

  1 video (SLOWMOTIONmedia)
Posted by: fREELife - 11-17-2020, 11:52 AM - Forum: Punimet - Replies (6)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=IPsQT52EJFQ[/youtube]

Muni me kshyr ne HD

Programet: Adobe Affter Effect CS4, Adobe PhotoShop CS3

Print this item

  Wow Cataclysm
Posted by: Qpuff_ - 11-16-2020, 10:11 PM - Forum: WoW - Replies (26)

Ka ka bre najkush qe e lun World Of Warcraft Cataclysm (NEW)

Pse e qela Temen : Sepse dashta me i pyet ata qe lujn Diqka lidhje me BattleNet

Print this item

  Lituania zbulon përbërjen për NC
Posted by: XLN7 - 11-12-2020, 06:20 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Lituania ka prezantuar ekipin kombëtar për NationsCup XIV.

Ekipi, i cili është kompozuar nga kapiteni i Lituanisë, Kęstutis "kestylo" Kucinas, përmbanë tre lojtarë të phasmatis, një të FoE dhe tre lojtarë të lirë.

Lituania dështoi të kalojë nga Rundi i 16-të gjatë edicionit të kaluar të turneut NationsCup, duke humbur 2-0 nga Suedia.

Për shkak të renditjes së vitit të kaluar, ekipi automatikisht ka hyrë në rundin kryesor të turneut.

Lituania përmbanë këtë ekip:

[Image: lt.gif] Kęstutis "kestylo" Kucinas
[Image: lt.gif] Ričardas "Veeker" Vismantas (phasmatis)
[Image: lt.gif] Vadim "dARKIe" Lapin (phasmatis)
[Image: lt.gif] Giedrius "psich" Petkelis (phasmatis)
[Image: lt.gif] Justas "DUKi" Kašėta (FoE)
[Image: lt.gif] Tomas "daG" Kreipavičius
[Image: lt.gif] Darius "kamilka" Vasiliauskas

Print this item

  Turqia prezanton përbërjen për NC
Posted by: XLN7 - 11-12-2020, 05:48 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (2)

Ekipi i katërt që do të prezantoj sot skuadrën për NationsCup është Turqia, e cila do të përfaqësohet nga pesë lojtarë.

Kapiteni i ekipit të Turqisë, Salih "marqnue" Onaran ka përpiluar me kujdes një ekip të përbërë nga lojtarë të Adeks, DarkPassage dhe Hardware4u, për ta përfaqësuar kombin në NationsCup XIV.

I vetmi lojtar që nuk banon në Turqi e që është thirrur në ekip është Aykut "RapeN" Saracoglu, i cili aktualisht jeton në Gjermani.

Turqia nuk është përfaqësuar në NationsCup që nga edicioni i nëntë, kur ekipi u pozicionua në vendin e fundit në grup me katër humbje.

Turqia do të paraqes këtë përbërje:

[Image: tr.gif] Salih "marqnue" Onaran (Adeks)
[Image: tr.gif] Dogukan "prostar" Erel (Adeks)
[Image: tr.gif] Berkhan "velixa" Ferizcan (Adeks)
[Image: tr.gif] Can "corvinus" Kılıç (DarkPassage)
[Image: tr.gif] Aykut "RapeN" Saracoglu (You Don't Know Me)

Print this item

  Spanja emëron skuadrën për NationsCup
Posted by: XLN7 - 11-12-2020, 05:39 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Kapiteni i Spanjës, Eduardo "msk" Sánchez ka paraqitur përbërjen e skuadrës për edicionin e ardhshëm të ClanBase NationsCup.

Me lojtarët e x6tence dhe Wizards që kanë vendosur kundër pjesëmarrjes në garë, Sánchez ishte i detyruar të thërras lojtarë, të cilët aktualisht janë të lirë, në mënyrë që të kompletoj ekipin për këtë turne.

Atij do t'i bashkohen ish-treshja e x6tence, Victor "xikii" García, Raúl "hankey" Fernández dhe Francesc "donQ" Savall, me lojtarin e fundit që është Roberto "eviden" Gomez

Spanja, e cila arriti semi-finalen në edicionin e fundit të turneut, ka të garantuar një vend në garë dhe nuk do të ketë nevojë të kalojë nëpër procesin e kualifikimit.

Lojtarët në vijim do ta përfaqësojnë Spanjën në NationsCup XIV:

[Image: es.gif] Eduardo "msk" Sánchez (Free agent)
[Image: es.gif] Victor "xikii" García (Free agent)
[Image: es.gif] Raúl "hankey" Fernández (Free agent)
[Image: es.gif] Francesc "donQ" Savall (Free agent)
[Image: es.gif] Roberto "eviden" Gomez (Free agent)

Print this item

  Maqedonia gati për NationsCup
Posted by: XLN7 - 11-12-2020, 05:27 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (7)

Kapiteni i Maqedonisë, Aleksandar "helius" Kiselinov ka mbledhur një përbërje prej pesë lojtarëve për të përfaqësuar kombin në NationsCup XIV.

Ekipi - i cili është i njëjtë me atë që mposhti Full-Gaming me 19-11 në World Cyber Games 2010 në Los Angeles - është i përbërë nga katër lojtarë të Gamersject dhe nga Kiril "kIRIL" Ognenov.

Herën e fundit kur Maqedonia ishte përfaqësuar në NationsCup ishte edicioni i trembëdhjetë i kualifikimeve, në të cilin ata dështuan të kalojnë më tutje.

Për sezonin aktual, Maqedonia është vendosur në rundin e parë të kualifikimeve, ku ata do të duhet t'i kryqëzojnë shpatat me Kroacinë.

"Vitin e kaluar ne nuk patëm fat të kalojmë dy rundet e kualifikimeve dhe me një fitore dhe një humbje, ne u eleminuam nga gara. Këtë vit, ne synojmë të hymë në grupe dhe nëse e bëjmë këtë, do të vendosim një qëllim të ri varësisht nga kundërshtarët tanë", tha Kiselinov për HLTV.org.

"Ky ekip është me të vërtetë i mirë dhe e tregoi këtë në WCG, ku mungesa e përvojës pati efektin e vet. Ekipi mësoi shumë atëherë dhe ky është një mjedis i ri për të treguar cilësitë tona"


Maqedonia do të ketë përbërjen e mëposhtme për NationsCup XIV:

[Image: mk.gif] Jovan "KaLaN" Kalanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Anel "NeNo" Cekovic (Gamersject)
[Image: mk.gif] Jovan "N1GHTMARE" Derebanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Vlatko "CI@" Sekovski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Kiril "kIRIL" Ognenov

Print this item

  Estonia paraqet përbërjen për NationsCup
Posted by: XLN7 - 11-12-2020, 05:15 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Kapiteni i Estonia, Keit "turbz" Mölder me kujdes ka orkestruar formacionin e ekipit kombëtar për NationsCup XIV.

Estonia, të cilës i është garantuar kyqje direkte në rundin kryesor, ka bashkuar një ekip në formën e gjithë skuadrës së aNimus dhe tre lojtarëve të lirë, duke prodhuar një përbërje me 8 lojtarë.

Lojtarët e lirë, Janar "janz" Sits dhe Rainer "Dodz" Trossek, janë të dy ish-lojtarë të sYnck, derisa Igor "RaizeN" Babii ishte së fundi pjesë e NLG, ekip i cili u shua dje.

Estonia do të ketë përbërjen në vijim për NationsCup XIV:

[Image: ee.gif] Keit "turbz" Mölder (aNimus)
[Image: ee.gif] Rainer "Dodz" Trossek
[Image: ee.gif] Erik "viski" Põldmets (aNimus)
[Image: ee.gif] Raino "Soulz" Siidirätsep (aNimus)
[Image: ee.gif] Hans "bitch" Tint (aNimus)
[Image: ee.gif] Janar "janz" Sits
[Image: ee.gif] Rait "FORTE" Mölder (aNimus)
[Image: ee.gif] Igor "RaizeN" Babii

Print this item