![]() |
|
Spanja emëron skuadrën për NationsCup - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html) +--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html) +--- Thread: Spanja emëron skuadrën për NationsCup (/thread-1652.html) |
Spanja emëron skuadrën për NationsCup - XLN7 - 11-12-2020 Kapiteni i Spanjës, Eduardo "msk" Sánchez ka paraqitur përbërjen e skuadrës për edicionin e ardhshëm të ClanBase NationsCup. Me lojtarët e x6tence dhe Wizards që kanë vendosur kundër pjesëmarrjes në garë, Sánchez ishte i detyruar të thërras lojtarë, të cilët aktualisht janë të lirë, në mënyrë që të kompletoj ekipin për këtë turne. Atij do t'i bashkohen ish-treshja e x6tence, Victor "xikii" García, Raúl "hankey" Fernández dhe Francesc "donQ" Savall, me lojtarin e fundit që është Roberto "eviden" Gomez Spanja, e cila arriti semi-finalen në edicionin e fundit të turneut, ka të garantuar një vend në garë dhe nuk do të ketë nevojë të kalojë nëpër procesin e kualifikimit. Lojtarët në vijim do ta përfaqësojnë Spanjën në NationsCup XIV: Eduardo "msk" Sánchez (Free agent) Victor "xikii" García (Free agent) Raúl "hankey" Fernández (Free agent) Francesc "donQ" Savall (Free agent) Roberto "eviden" Gomez (Free agent)
|