| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 446 online users. » 0 Member(s) | 444 Guest(s) Applebot, Google
|
| Latest Threads |
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 322
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 87,997
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
|
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,197
|
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 675
|
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645
|
|
|
| Top 20 lojtarët e vitit 2010: face(16) |
|
Posted by: XLN7 - 10-29-2020, 05:51 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (15)
|
 |
Ne kemi arritur vendin e 16-të në listën tonë Top 20 lojtarët e vitit 2010 dhe kjo pozitë i takon lojtarit të SK Gaming, Johan "face" Klasson, lojtarit më të qëndrueshëm të ekipit suedez gjatë gjithë vitit.
Informacion bazë
![[Image: 1263481040.9.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2422-medium/1263481040.9.jpeg)
Lojtari: Johan "face" Klasson
Ekipi: SK Gaming
Mosha: 22
Arritjet ekipore në 2010:
1st - SEC 2010, IOL FINAL4 Season 2, CB Nations Cup XIII
2nd - ESWC 2010, WEM 2010, Arbalet Best of Four
3rd - IEM4 World Championship, EPS Nordic II
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.73
Vdekje për rund: 0.62
Vlerësimi: 1.10
Mapat e luajtura: 93
Njeriu i ndeshjes: 9 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: IEM4 World Championship
Mapi më i mirë: de_train
SK Gaming nënshkruan me Johan "face" Klasson në shtator 2009 nga H2k dhe vetëm pak kohë pasi u bashkua, së bashku me Frej "kHRYSTAL" Sjöström, ata fituan disa turne duke përfshirë turneun e fundit të madh në 2009, Arbalet Cup Europe. Prandaj, ata kishin shpresa të mëdha nga përbërja e tyre për vitin 2010. Por, nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar përshkak të lëkundjeve dhe problemeve në ekip në finalizimin e përbërjes kur ndryshimet filluan të zënë vend. Megjithatë, Klasson ishte lojtari më stabil i ekipit dhe me sa duket nuk ishte pjesë e problemit, i cili ka reflektuar në faktin që ai do të mbetet në përbërje për vitin 2011.
Fillim i dobët dhe ndryshim në përbërje
Turneu i parë për Klasson dhe SK Gaming në 2010 ishte IEM4 European Championship Finals, ku ata përfunduan në një vend të 4-të relativisht dëshpërues, duke humbur nga kampionët mousesports në semi-finale dhe më pas nga befasia më e madhe e turneut, Ravens në ndeshjen për vendin e 3-të. Performanca e Klasson nuk ishte shumë e kënaqshme me vlerësim 0.94, me vetëm një shkëndijë të rrallë kundër Millenium, ku ai pati rezultatin personal 31-19 në ndeshjen e fazës së grupeve.
Pas këtij turneu, u ngrit mundësia për SK të sjellin Rasmus "Gux" Ståhl dhe ata vepruan kështu duke zëvendësuar Sjöström në pritje të rezultateve më të mira. Ndalesa e parë për përbërjen e re ishte Hannover dhe IEM4 World Championship, që sjelli lojë më të përmirësuar nga SK si dhe nga Klasson. Përderisa ekipi përfunduan në vendin e 3-të, Klasson ishte lojtari i tyre më i mirë me vlerësim të shkëlqyer 1.19, që gjithashtu e bëri atë lojtarin e 4-të më të vlerësuar në këtë turne të mbushur me lojtarë yje.
![[Image: 1267875250.9.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2504-medium/1267875250.9.jpeg)
Në turneun e radhës për SK, Arbalet Cup Best of Four, Klasson ishte lojtari i dytë më i mirë i ekipit, me paraqitje të mira por jo të shkëlqyeshme (1.02 vlerësim) ndërsa ata përfunduan të dytët pas Na`Vi, por para fnatic. Në javën tjetër, Klasson bëri disa paraqitje për ekipin nacional të Suedisë në semi-finale dhe finale të ClanBase Nations Cup XIII, duke ndihmuar ata për të fituar titullin, edhe pse ai nuk shkëlqeu në asnjërën nga ndeshjet.
Në Maj, ai që erdhi ishte ndoshta turneu më i dobët për SK dhe për Klasson individualisht, në 2010, Arbalet Cup Europe. Në këtë turne që u zhvillua në shtëpinë e tyre në Stockholm, SK nuk kaluan fazën e grupeve, derisa Klasson pati vetëm vlerësimin 0.90.
Pas kësaj performance, SK u rikthyen një muaj më vonë dhe arritën të fitojnë IOL FINAL4 Season 2 para fnatic, derisa Klasson pati disa performance të mira.
DreamHack Summer ishte vetëm disa ditë larg dhe SK u kthyen me formën e tyre të dobët pasi përfunduan në vendin e 4-të, edhe pse ata patën momentin e tyre të ndritshëm duke mposhtur Na`Vi në çerekfinale. Klasson ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit, por vetëm me vlerësim mesatar 1.00 dhe pa ndeshje të mira.
Ngritje në pjesën e dytë të vitit
Suedezët pastaj u konsoliduan dhe vetëm dy javë më vonë arritën sukesin e tyre më të madh në 2010, që ishte përfundimi në vendin e 2-të në ESWC në Paris, Francë. Klasson ishte në kulmin e formës së tij, pasi përsëriti performancat e mira nga IEM4 World Championship në një tjetër turne të madh, duke përfunduar me vlerësim 1.17 (lojtari i dytë më i mire në ekip). Ai luajti shkëlqyeshëm në çdo ndeshje, ndërsa SK ishin të pamposhtur në rrugëtimin e tyre drejt finales, si në playoff ashtu dhe në fazën e grupeve. Ndeshja e tij më e mire ishte ndoshta ajo kundër compLexity në çerekfinale, ku ai pati rezultatin 20-8 në mapin e dytë.
Vetëm pas suksesit të tyre më të madh, shtimi i tyre i fundit, Ståhl vendosi të ndërrojë ekip dhe u kthye në fnatic, ku kaloi vitin e kaluar. Arbalet Dallas ishte vetëm disa ditë larg, prandaj SK e rekrutuan Andreas "moddii" Fridh si zëvëndësim. Ekipi luajti çuditërisht mirë, edhe pse ata u mposhtën nga H2k në çerekfinale, derisa Klasson ishte lojtari i tyre më i mirë me vlerësim të mrekullueshëm 1.20 (lojtari i 8-të më i mirë i turneut).
Në radhë për SK ishte WCG Nordic i mbajtur në Finlandë, të cilin ata e fituan pa probleme, duke qenë të pamposhtur në 8 mapa dhe duke siguruar të gjitha shpenzimet e paguara për WCG në Los Angeles. Klasson ishte sërish ylli i parë i ekipit me një vlerësim mbresëlënës 1.39 dhe ishte lojtari më i mirë i turneut. Ai gjithashtu regjistroi performancën e tij më të mirë individuale të vitit në ndeshjen kundër Playzone.fi me rezultat 26-5.
Koha erdhi për SK që të finalizojnë paraqitjen e tyre në EPS Nordic II, ku ata përfunduan në vendin e 3-të. Klasson ishte lojtari më i mirë i ekipit në këtë ligë online dhe gjithashtu lojtari i 6-të më i vlerësuar në përgjithësi me vlerësim 1.16. Ai pati disa ndeshje mbresëlënëse gjatë gjithë sezonit, veçanërisht kundër H2k kur ai vendosi rezultatin 33-9, si dhe një tjetër në ndeshjen për vendin e 3-të kundër MYM me rezultat 30-12 në mapin e dytë. Gjithashtu, ai bëri rundin e tij më të mirë të vitit në një ndeshje kundër Playzone.fi.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=ue7SWp2pUn0[/youtube]
Turneu i radhës LAN për SK ishte SEC, ku ata arritën të fitojnë titullin e tyre të vetëm ndërkombëtar për vitin 2010, pasi mposhtën mTw në finale. Klasson edhe njëherë luajti shkëlqyeshëm dhe ishte lojtari i 2-të më i mirë i ekipit me vlerësim 1.19 (lojtari i 4-të më i mirë në turne).
Pastaj erdhi koha për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për turneun WCG, ku Klasson filloi vërtetë mirë, duke vendosur rezultatin personal 36-11 kundër ekipit Indian ATE dhe më pas 33-12 kundër rusëve të MYM në fazën e grupeve. Megjithatë, ekipi pastaj u ndal nga Frag eXecutors në rundin e pare të playoffit, në një nga ndeshjet më interesante të vitit. Klasson nuk zhgënjeu në atë ndeshje, duke luajtur veçanërisht mirë në mapin e 3-të, që ekipi tij e humbi me 15-19, pavarësisht rezultatit të tij personal 31-21. Ai përfundoi turneun me një vlerësim të pabesueshëm 1.42, vlerësimi i tij më i mirë i vitit.
World e-Sports Masters ishte turneu i radhës ku SK morën pjesë, ndonëse ata u detyruan të përdorin një (tjetër) zëvendësim për turneun kinez. Pavarësisht kësaj, ata arritën vendin e 2-të, duke iu falenderuar disa performancave të mira të Klasson. Në ndeshjen e tyre të parë kundër Power Gaming, ai pati rezultat të shkëlqyeshëm 21-9 në fitoren e tyre 16-3, ndërsa ndeshja e tyre e radhës kundër Na`Vi vërtetë sjelli më të mirën e tij. Pasi u mposhtën 3-12 në pjesën e parë, SK arritën të kthehen me 13-0, derisa Klasson ishte forca udhëheqëse e ekipit me rezultatin personal 20-3 si CT, duke ndikuar drejtpërdrejt në fitimin e më shumë se disa rundeve. Ai përfundoi si lojtari i 4-të më i vlerësuar i turneut me vlerësim 1.19.
![[Image: 1288873965.83.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3055-medium/1288873965.83.jpeg)
Në fund të nëntorit, pjesëmarrjes së SK në ligat online po vinte fundi, pasi ata përfunduan në vendin e 5-të në EPS Nordic III, duke humbur LAN Finals. Klasson pati një sezon mesatar këtë herë, me vlerësim 1.00, ndërsa ai ishte më i mirë në IEM5 European Championship duke regjistiruar vlerësimin 1.13 derisa SK sigiruan një vend në Finals të këtij turneu.
Në turneun e fundit të madh për vitin 2010, DreamHack Winter, Klasson nuk luajti në nivelin e njëjtë si nga korriku dhe ESWC, duke regjistruar disa performance mesatare ( 1.01 vlerësim), përderisa ekipi i tij përfunduan pjesëmarrjen e tyre në çerekfinale pas humbjes nga mTw.
Lojtari më i qëndrueshëm i SK Gaming për vitin 2010
SK nuk fitoi asnjë nga turnet e mëdhenj në vitin 2010, por sa herë që ata u pozicionuan mirë në një nga ta, Klasson luajti shkëlqyeshëm, gjithmonë ose si lojtari më i mire i ekipit (si në IEM4 World Championship) apo si lojtari i dytë më i mirë (ESWC, WEM). Përveç kësaj, ai ishte vlerësuar mbi 1.00 në 9 nga 11 turnet ndërkombëtar LAN ku ai kishte marrë pjesë dhe luajti mirë pa marr parasysh ndryshimet në përbërje që e goditën ekipin.
Ndonëse ai nuk ishte lojtari më me ndikim për ekipin e tij, me vlerësimin më të mirë në 9 prej 93 mapave që ai ka luajtur, ai ishte një lojtar në të cilin SK gjithmonë mund të mbështeteshin dhe për këtë arsye ai i ka siguruar vetës një tjetër kontratë për vitin 2011 si pjesë e përbërjes së re dhe gjithashtu një vend në listen tonë Top 20 lojtarët e vitit 2010.
|
|
|
| Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama |
|
Posted by: SkilleR - 10-28-2020, 11:56 PM - Forum: IT Zone
- Replies (14)
|
 |
![[Image: thumbnail.php?file=intel_48core_80883284...cle_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=intel_48core_808832844.jpg&size=article_medium)
Vitin e kaluar, u pa një procesor Intel me 48 bërthama në një çip të vetëm, por tani një prototip i ri këtë që u tha e bënë të tingëllojë si fuqi qesharake.
Hulumtuesit nga Skocia kanë ndërtuar një procesor me 1,000 bërthama që punon 20 herë më shpejtë sesa çipat e tanishëm dhe përdor më pak energji. Për të na befasuar për së mbari, ky çip i qaset diametrit maksimal të rrjetës në atë mënyrë që të mos ndikohet negativisht rrjeti që lidh bërthamat. Hulumtuesit besojnë se kjo teknologji e re do të bëhet më e zakonshme dhe do të ndihmojë që të përshpejtohen kompjuterët gjatë viteve të ardhshme.
Hulumtuesit kanë ndorur një FPGA (Field Programmable Gate Array), një çark të integruar specifik që zakonisht konfigurohet nga konsumatori pas prodhimit, për të ndërtuar çipin. Pasi që konsumatorët mund të konfigurojnë FPGA-në, hulumtuesit ishin në gjendje të përdorin një program kreativ për të integruar 1,000 bërthama dhe për të ndarë ngarkesën e përpunimit në mes 1,000 bërthamave. Duke pasur parasysh natyrën unike të procesorëve me 1,000 bërthama, në fakt është e mundur që të arrihet një CPU me shumë bërthama që është shumë më efikase sesa ata që ofrohen sot.
Në nëntor, Intel pati thënë se procesori me 1,000 bërthama mund të ndërtohet, por shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow ia tejkaluan Intel-it dhe dolën të parët me një të tillë.
|
|
|
| Sure nga Kur'ani |
|
Posted by: Fatbardh M. - 10-28-2020, 01:11 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (14)
|
 |
Sure të shkurtëra Kur´anore me shkronja latine
Sure Fatiha
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
Elhamdu lil-lahi Rabbil alemin.Err-rrahmanirr-rrahim.
Maliki jevmiddin. Ijjake na'budu ve ijjake nestein.
Ihdinas-siratal mustekim.Siratal-ledhine en'amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ve led-dalin.''AMIN
PËRKTHIMI I SURE EL-FATIHA
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
1 . Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
2 . Falënderimi i takon vetëm All-llahut , Zotit të botërave!
الرَّحْمـنِ الرَّحِيمِ
3 . Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ
4 . Sunduesit të ditës së Gjykimit!
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
5 . Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!
اهدِنَــــا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ
6 . Udhëzona në rrugën e drejtë!
صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ غَيرِ المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ
7 . Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe që kanë humbur !
SURE EDH-DUHA
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Ved-duha.Vel-lejli idha sexha.Ma vedde'ake rabbuke ve ma kala.
Velel-ahiretu hajrun leke minel ula.Ve le seufe ju'tike rabbuke fe
terda. Elem jexhid ke jetimen fe ava.Ve vexhedeke dal-len fe heda.
Ve vexhedeke ailen fe agna.Fe emmel jetime fe la tekhar.
Ve emmessa'ile fe la tenhar.Ve emma bi ni'meti rabbike fe hadith.''
PËRKTHIMI I SURES EDH-DUHA
وَالضُّحَى
1 . Pasha paraditën!
وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى
2 . Pasha natën kur shtrinë errësirën!
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى
3 . Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَّكَ مِنَ الْأُولَى
4 . Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى
5 . E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيماً فَآوَى
6 . A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
وَوَجَدَكَ ضَالّاً فَهَدَى
7 . Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.
وَوَجَدَكَ عَائِلاً فَأَغْنَى
8 . Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ
9 . Pra, mos e përul jetimin!
وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ
10 . As lypësin mos e përzë!
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
11 . E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
SURE EL-INSHIRAH
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Elem neshrah leke sadrek.Ve vada'na anke vizrek.
El-ledhi enkada dhahrek.Ve refa'na leke dhikrek.
Fe inne me'al usri justra.Inne me'al usri jusra.
Fe idha feragte fensab.Ve ila rabbike fergab.''
PËRKTHIMI I SURES EL-INSHIRAH
أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ
1 . A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ
2 . Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde
الَّذِي أَنقَضَ ظَهْرَكَ
3 . E cila shtypte shpinën tënde.
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ
4 . Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً
5 . E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً
6 . Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ
7 . E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
وَإِلَى رَبِّكَ فَارْغَبْ
8 . Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
SURE ET-TIN
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Vet-tini vez-zejtun.Ve turi sinin.Ve hadhel beledil emin.
Lekad haleknel-insane fi ahseni takvim.Thumme redednahu
esfele safilin.Il-lel-ledhine amenu ve'amilus-salihati fe lehun
exhrun gajrun memnun.Fe ma jukedh-dhibuke ba'du bid-din
elejsall-llahu bi ahkemil-hakimin.''
PËRKTHIMI I SURES ET-TIN
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ
1 . Pasha fikun dhe ullirin!
وَطُورِ سِينِينَ
2 . Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ
3 . Dhe këtë qytet të sigurisë!
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
4 . Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ
5 . Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
6 . Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ
7 . E pas gjithë kësaj, ç'të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ
8 . A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?
SURE EL-KADR
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Inna enzelnahu fi lejletil-kadr.Ve ma endrake ma lejletul-kadr
Lejletul-kadri haj-run min elfi shehr.Tenez-zelul-melaiketu
verruhu fiha bi idhni rabbihim min kul-li emr.Selamun hije
hatta matle'il fexhr.''
PËRKTHIMI I SURES EL-KADR
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ
1 . Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ
2 . E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit?
لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
3 . Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ
4 . Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ
5 . Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
SURE EL-ZELZELE
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Idha zulziletil-erdu zilzaleha ve ehrexhetil-erdu ethkaleha.
Ve kalel-insanu ma leha.Jeumeidhin tuhaddithu ahbareha.
Bi enne rabbeke eu haleha.Jeumeidhin jesdurun-nasu eshtaten
lijureu a'malehum.Femen ja'mel mithkale dherretin hajren jereh.
Ve men ja'mel mithkale dherretin sherren jereh.''
PËRKTHIMI I SURES EL-ZELZELE
إِذَا زُلْزِلَتِ الْأَرْضُ زِلْزَالَهَا
1 . Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
وَأَخْرَجَتِ الْأَرْضُ أَثْقَالَهَا
2 . Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
وَقَالَ الْإِنسَانُ مَا لَهَا
3 . Dhe njeriu të thotë: "ا'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا
4 . Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَى لَهَا
5 . Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë
يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ أَشْتَاتاً لِّيُرَوْا أَعْمَالَهُمْ
6 . Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْراً يَرَهُ
7 . E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرّاً يَرَهُ
8 . Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
SURE ET-TEKATHUR
BISMIL-LAHIR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''El hakumut-tekathur. Hatta zurtumul-mekabir.Ke-la seufe ta'lemun.
Thumme kel-la seufe ta'lemun.Kel-la leu ta'lemune ilmel jekin.
Letereunnel-xhahim.Thumme letereunneha' ajnel jekin.Thumme
le tus'elunne jumeidhin anin-naim.
PËRKTHIMI I SURES ET-TEKATHUR
أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ
1 . Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)!
حَتَّى زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ
2 . Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ
3 . Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
ثُمَّ كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ
4 . Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
كَلَّا لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ الْيَقِينِ
5 . Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
لَتَرَوُنَّ الْجَحِيمَ
6 . Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ الْيَقِينِ
7 . Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ
8 . Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).
SURE EL-ASR
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIR-RRAHIM
''Vel-asr.Innel insane lefi husr.Il-lel-ledhine amenu ve'amilus-salihati
ve tevasav bil-hakki ve tevasav bi-sabr.''
PËRKTHIMI I SURES EL-ASR
وَالْعَصْرِ
1 . Pasha kohën!
إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ
2 . Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ
3 . Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin
t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.
SURE EL-HUMEZE
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Vejlun likul-li humezetin lumezeh.El-ledhi xheme'a ma la ve' addedeh.
Jahsebu enne ma leuhu ehledeh.Kel-la lejunbedhenne fil-hutameh. Ve ma edrake mel-hutameh.
Narull-llahil-mukadeh.El-leti tetali'ualel-ef ideh.Innehaa alejhim mu'sadeh.
Fi amedin mumeddedeh.''
PËRKTHIMI I SURES EL-HUMEZE
وَيْلٌ لِّكُلِّ هُمَزَةٍ لُّمَزَةٍ
1 . Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
الَّذِي جَمَعَ مَالاً وَعَدَّدَهُ
2 . Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ
3 . E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
كَلَّا لَيُنبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ
4 . Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ
5 . E çka din ti se ç'është Hutame?
نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ
6 . ثshtë zjarri i All-llahut i ndezur fort.
الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ
7 . Që depërton deri në loçkë të zemrës.
إِنَّهَا عَلَيْهِم مُّؤْصَدَةٌ
8 . Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
فِي عَمَدٍ مُّمَدَّدَةٍ
9 . Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
SURE EL-FIL
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Elem tere kejfe feale Rabbuke bi as'habil fil. elem jexh'al kejdehum
fi tadlil.Ve ersele alejhim tajren eba bil.Termihim bi hixharetin min
sixh-xhil.Fe xhealehum ke asfin me'kul.''
PËRKTHIMI I SURES EL-FIL
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ
1 . A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ
2 . A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْراً أَبَابِيلَ
3 . Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
تَرْمِيهِم بِحِجَارَةٍ مِّن سِجِّيلٍ
4 . Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَّأْكُولٍ
5 . Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
SURE KUREJSH
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Li ilafi kurejsh.ilafihim rihletesh-shitai vessajf.Fe ja'budu
rab-be hadhel bejt.El-ledhi et-amehum min xhu-in ve amenehum
min hauf.''
PËRKTHIMI I SURES KUREJSH
لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ
1 . Për hirë të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاء وَالصَّيْفِ
2 . Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimërit dhe verës!
فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَذَا الْبَيْتِ
3 . Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
الَّذِي أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍ وَآمَنَهُم مِّنْ خَوْفٍ
4 . I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
SURE EL-MAUN
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Er-ejtel-ledhi jukedh-dhibu bid-din. Fedhalikel-ledhi jedu-ul jetim.
Ve la jehud-du ala ta-amil-miskin.Fe vejlun-lil-musal-lin.
El-ledhine hum an salatihim sahun.El-ledhine hum juraun.
Ve jemme unel-maun.''
PËRKTHIMI I SURES EL-MAUN
أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ
1 . A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
فَذَلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ
2 . Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ
3 . Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ
4 . Pra shkatërrim është për ata që falen,
الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
5 . të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
الَّذِينَ هُمْ يُرَاؤُونَ
6 . Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ
7 . Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
SURE EL-KEVTHER
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Inna eatajnakel-keuther.Fe sal-li li rabbike venhar.
Inne shanieke huvel ebter.''
PËRKTHIMI I SURES EL-KEVTHER
إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ
1 . Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ
2 . Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!
إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
3 . E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.
SURE EL-KAFIRUN
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Kul ja ejjuhel-kafirun.La eabudu ma teabudun. Ve la entum
abidune ma eabud.Ve la ene abidun ma abedtum.Ve la entum
abidune ma eabud.Lekum dinukum ve lije din.''
PËRKTHIMI I SURES EL-KAFIRUN
قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ
1 . Thuaj: "O ju jobesimtarë!
لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ
2 . Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ
3 . As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ
4 . Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ
5 . Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ
6 . Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
SURE EN-NASR
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Idha xhae nasrull-llahi vel fet-h.Ve rejeten-nase jed-hulune
fi dinil-lahi efvaxha.Fe sebbih bi hamdi rabbike vestagfirhu,
innehu kane tev-vaba.''
PËRKTHIMI I SURES EN-NASR
إِذَا جَاء نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ
1 . Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجاً
2 . Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّاباً
3 . Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
SURE EL-MESED
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Tebbet jeda ebi Lehebin ve tebb.Ma agna anhu ma luhu ve ma
keseb.Se jesla naren dhate leheb.Vemre-etuhu ham-maletel.
hatab. Fi xhidiha hablun min mesed.''
PËRKTHIMI I SURES EL-MESED
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
1 . Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
مَا أَغْنَى عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ
2 . Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
سَيَصْلَى نَاراً ذَاتَ لَهَبٍ
3 . Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ
4 . E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ
5 . E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
SURE EL-IHLAS
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Kul huvall-llahu ehad.All-llahus-Samed.Lem jelid ve lem juled.
Ve lem jekun lehu kufuven ehad.''
PËRKTHIMI I SURES EL-IHLAS
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
1 . Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
اللَّهُ الصَّمَدُ
2 . All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ
3 . As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُواً أَحَدٌ
4 . Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
SURE EL-FELEK
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Kul eudhu bi rabbil felek.Min sherri ma halek.Ve min sherri gasikin
idha vekab.Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad.Ve min sherri
hasedin idha hased.''
PËRKTHIMI I SURES EL FELEK
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ
1 . Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
مِن شَرِّ مَا خَلَقَ
2 . Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ
3 . Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ
4 . Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
5 . Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
SURE EL-NAS
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
''Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas.
Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas
Minel-xhin-neti ven-nas.''
PËRKTHIMI I SURES EL-NAS
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ
1 . Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
مَلِكِ النَّاسِ
2 . Sunduesin e njerëzve,
إِلَهِ النَّاسِ
3 . Të adhuruarin e njerëzve,
مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ
4 . Prej të keqes së cytësit që fshihet.
الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ
5 . I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
مِنَ الْجِنَّةِ وَ النَّاسِ
6 . Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".
|
|
|
| Top 20 lojtarët e vitit 2010: peri(17) |
|
Posted by: XLN7 - 10-28-2020, 01:00 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (7)
|
 |
Në numrin 17-të ne kemi një emer tjetër relativisht të ri në 2010, këtë herë nga Korea. Bum-Ki "peri" Jung iu bashkua WeMade FOX në prill dhe vetëm 7 muaj më vonë ata arritën qëllimin që iu shmang atyre me vite, që ishte fitimi i një titulli të madh ndërkombëtar.
Informacion bazë
![[Image: 1277989932.27.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2697-medium/1277989932.27.jpeg)
Lojtari: Bum-Ki "peri" Jung
Ekipet: WeMade FOX
Mosha: 19
Arritjet ekipore në 2010:
1st - WEM 2010
2nd - e-Stars (King of the Game)
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.75
Vdekje për rund: 0.59
Vlerësimi: 1.13
Mapat e luajtura: 46
Njeriu i ndeshjes: 7 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: WEM 2010
Mapi më i mirë: de_inferno
Statistika më e rëndësishme: Fraggeri më i mirë në WEM 2010 (118 vrasje)
Në fund të prillit 2010, WeMade FOX vendosën që ishte koha për të bërë një ndryshim në përbërje përshkak të performancave jo të mira të Seungwook "lsw" Lee. Ata vendosën ta sjellin Bum-Ki "peri" Jung, i cili për të parën herë u paraqit në skenën ndërkombëtare në vitin 2009 me ekipin e tij esq.wind dhe luajti mjaft mirë në World Cyber Games e atij viti.
Debutim mbresëlënës në skenën e madhe
Menjëherë pasi Jung iu bashkua WeMade FOX, ata ishin gati për një udhëtim në Suedi për Arbalet Cup Europe. Në ndeshjen e tij të parë në ekipin e ri, Jung duhej të ballafaqohej me SK, në ndeshjen e tij më të madhe të karierës deri ne atë moment. WeMade FOX arritën të fitojnë ndeshjen me rezultat të ngushtë 16-14, ndërsa Jung doli të ishte lojtari kryesor në ekipin e tij me një rezultat mbresëlënës 32-20. Pjesa tjetër e turneut shkoi më e qetë për të, me një lojë solide, por jo performanca të shkëlqyera, ndonëse ai mbeti lojtari më i vlerësuar i ekipit të tij, ndërsa WeMade FOX regjistruan katër barazime dhe një humbje 14-16, që i ndaloi ata për të vazhduar në fazën e dytë të grupeve.
![[Image: 1273835099.5.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2606-medium/1273835099.5.jpeg)
Dy muaj më vonë, koreanët vizituan Francën për të marrë pjesë në ESWC. Jung pati një paraqitje të mrekullueshme në secilen prej gjashtë ndeshjeve të tij dhe përfundoi me vlerësim 1.32, lojtari i dytë më i mirë në turne pavarësisht faktit që ekipi i tij edhe njëherë u ndalua në fazën e dytë të grupeve pas disa humbjeve me rezultat të ngushtë. Me këtë lloj të performancës në Paris, ai treoi qartë se është i menduar për gjëra të mëdha dhe ai gjithashtu forcoi vendin e tij në përbërjen e WeMade FOX.
Turneu i radhës për Jung dhe ekipin e tij ishte IEM5 Global Challenge Shanghai, ku ai nuk luajti aq mirë, duke përfunduar me vlerësim 0.91, përderisa ekipi i tij nuk kaluan fazën e grupeve në garë me Na`Vi dhe TyLoo.
Pas kësaj, ishte koha për WeMade FOX të luanin në shtëpinë e tyre në Seoul në e-Stars. Ata përfunduan në vendin e dytë në turneun King of the Game, por Jung përfundoi me një performancë nën mesatare (0.96). Megjithatë, ai e ngriti lojën e tij në kohë të rëndësishme, në mapin e 2-të të finales kundër Frag eXecutors, duke pasur rezultatin personal 25-11 në fitoren e tyre 16-8, duke ndihmuar ekipin e tij të qëndrojë në lojë, edhe pse ata e humbën mapin e 3-të.
![[Image: 1281800683.92.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2853-medium/1281800683.92.jpeg)
Kthim në formën e lartë
Turneu MSI BEAT IT ishte i radhës për koreanët dhe Jung ishte kthyer në formë të shkëlqyer, edhe pse ekipi i tij edhe njëherë u ndal në fazën e grupeve. Ai përfundoi turneun me vlerësim të mrekullueshëm 1.23, duke shkëlqyer veçanërisht në ndeshjen kundër Immunity me rezultat 23-5 gjatë fitores së tyre 16-2.
WeMade FOX pastaj u detyruan të ndërrojnë kontinent për herë të fundit në 2010 dhe udhëtuan për në Los Angeles për World Cyber Games. Jung edhe njëherë shkëlqeu në turne të madh, duke përfunduar si lojtari i 7-të më i vlerësuar i turneut (1.28) pas performancave të shkëlqyera në fazën e grupeve dhe në rundin e parë të playoffit kundër forZe, ndonëse ata u ndalën më pas nga Frag eXecutors në çerekfinale.
Turneu i fundit i 2010 për koreanët ishte WEM dhe doli të ishte më i rëndësishmi për Jung dhe ekipin. WeMade FOX më në fund fituan një turne ndërkombëtar dhe në rrugëtimin e tyre drejt vendin të parë, Jung ishte lojtari i tyre më i mirë dhe mund të themi Lojtari më i Mirë(MVP) i turneut. Ai përfundoi si lojtari i 5-të më i vlerësuar i turneut me vlerësim 1.18, por ai vërtetë shkëlqeu në finale kundër SK, ku ai ishte vlerësuar me 1.37 në të dy mapat, kur gjithashtu bëri një nga rundat e tij më të mirë të vitit. Gjithashtu, në ndeshjen e tyre të parë të turneut, ai e pati atë që ndoshta ishte performanca e tij më e mirë individuale e vitit, duke vendosur rezultatin 28-7 kundër Evil Geniuses.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=_XIMVVOPUh4[/youtube]
Solli WeMade FOX në nivelin tjetër
Në përfundim, vetëm 7 muaj me WeMade FOX, ekipi arritën diçka që ata nuk e kishin bërë kurrë më parë, e cila është fitorja e një turneu ndërkombëtar, World e-Sports Masters, ndërsa Bum-Ki "peri" Jung luajti rol të madh në këtë sukses duke qenë Lojtari më i Mirë(MVP) i turneut.
Në krye të performancës së tij në WEM, ai luajti shkëlqyeshëm në disa turne tjerë të mëdhenj si WCG dhe ESWC, si dhe për më shumë ekipi i tij përfundoi në vendin e 2-të në turneun e-Stars. E gjithë kjo, e bënë atë kandidat të denjë për listën Top 20, ndonëse përveç WEM, ai më së shumti u dallua në ndeshjet e fazës së grupeve, pasi ekipi nuk ishte shumë i suksesshëm apo ishte disi i pafat për të arritur playoffin në disa turne, kështu që ai është pozicionuar në vendin e 17-të.
|
|
|
| Si te levizim mausin me tastier |
|
Posted by: 'Bianconeri. - 10-28-2020, 07:56 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (5)
|
 |
Ndonjeher nuk punon mausi dhe qka te bejme ja pra ni trik shum i mire :
weq klikon shift+alt+num lock edhe enter edhe do ta shofesh se do te leviz me tasitier
me numrin 8 shkon nal
2 poshte
4 majtas
6 djathtas
7,9,1,3 kalon anash ..
|
|
|
| Top 20 lojtarët e vitit 2010: Xizt(18) |
|
Posted by: XLN7 - 10-26-2020, 08:25 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (6)
|
 |
Me radhë në serinë tonë Top 20 lojtarët e vitit 2010 është një lojtar i cili duke iu falenderuar performancave të tij gjatë vitit, në fund i ka siguruar vetës një vend në përbërjen e fnatic. Është Richard "Xizt" Landström ai që merr vendin e 18-të, lojtari më i mirë nga Lions në 2010 dhe njëri nga yjet e rinj të ndritur në skenë.
Informacion bazë
![[Image: 1273830236.06.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2606-medium/1273830236.06.jpeg)
Lojtari: Richard "Xizt" Landström
Ekipet: Lions, H2k
Mosha: 19
Arritjet ekipore në 2010:
1st - ASUS Summer 2010, fnatic PLAY BEAT IT finals
2nd - DreamHack Summer 2010, EPS Nordic III
3rd - DreamHack Winter 2010, MSI BEAT IT, DSRack LAN #3
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.75
Vdekje për rund: 0.64
Vlerësimi: 1.10
Mapat e luajtura: 73
Njeriu i ndeshjes: 10 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: Arbalet Cup Dallas
Mapi më i mirë: de_tuscan
Statistika më e rëndësishme: Vlerësim 1.36 në de_tuscan (Vlerësimi i dytë më i mirë i të gjithë lojtarëve)
Viti i kaluar filloi në heshtje për Richard "Xizt" Landström, pasi ai ishte lojtar i Begrip në atë kohë dhe ndoshta nuk kishte pritur që pjesa tjetër e vitit të zhvillohej ashtu siç bëri për të. Landström përfundoi si i vetmi lojtar konstant në një ekip që ishte pjesë e 2 organizatave tjera, pasi ai luajti me 11 bashkëlojtarë të ndryshëm gjatë gjithë kampanjës së tij në 2010.
Mundësia e merituar
Derisa disa lojtarë të tjerë dhe ekipe ishin duke u përgatitur dhe duke marrë pjesë në turnet e mëdhenj, Landström dhe ekipi i tij ishin në gjendje të merrnin mundësinë e tyre të vërtetë vetëm duke nënshkruar me H2k në fund të shkurtit.
Mundësia e tyre e parë për të treguar vetën e tyre erdhi në prill, kur ata vizituan një nga turnet më të mëdhenj LAN, The Gathering në Norvegji, ndonëse pa shumë emra prestigjoz të pranishëm atje. H2k përfunduan në vendin e 3-të në turne, derisa Landström pati një performancë solide me vlerësim 1.08, duke luajtur mirë veçanërisht në ndeshjen e tyre për vendin e 3-të kundër Playzone.fi.
Hera tjetër kur ne e pamë atë në veprim ishte në Swedish Championship, ku H2k fituan tiketat e tyre për në Paris dhe ESWC. Duke mposhtur ekipet si MYM në semi-finale dhe Playzone.se në finale, do të thoshte se ata ishin duke i siguruar vetës mundësinë për të qenë ekipi i 3-të më i mirë në Suedi, ndërsa Landström ishte lojtari më i mirë i ekipit në turne.
Pas kësaj, turneu i parë i madh erdhi në maj, Arbalet Cup Europe, por H2k u desh të marrin pjesë në të me një zëvendësim. Ata nuk arritën të kalojnë fazën e parë të grupeve, por Landström luajti mirë në të 3 ndeshjet e tyre.
Në kohën ndërmjet prillit dhe qershorit, H2k po merrnin pjesë në EPS Nordic II online dhe edhe pse ata përfunduan në vendin e 8-të, Landström ishte sërish lojtari më i mirë i ekipit dhe madje ishte lojtari i 6-të më i vlerësuar i gjithë turneut (1.12)
Pasuan ndryshimet në përbërje, pasi H2k shtuan 3 lojtarë të rinj, por Landström qëndroi së bashku me bashkëlojtarin e tij për një kohë të gjatë Markus "pronax" Wallsten. DreamHack Summer do të ishte testi i parë i madh për përbërjen e re dhe do të vërtetohej të ishte depërtimi i madh i tyre, pasi ata përfunduan në vendin e 2-të prapa mTw. Landström gjithashtu pati depërtimin e tij të madh në këtë turne, duke e treguar vetën kundër fnatic në çerekfinale, pasi ekipi u përkujdesen për një befasi të madhe. Ai nuk shkëlqeu në pjesën tjetër të turneut, por duke e pasur vlerësimin më të mirë (1.29) në 2 mapat e çerekfinales kundër fnatic në një turne të madh ishte e mjaftueshme tani për tani për ta bërë atë pjesë të ligave të mëdha.
![[Image: 1277382810.67.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2680-medium/1277382810.67.jpeg)
Në kulmin e formës së tij në verë
Nuk kaluan as disa javë dhe ishte koha për një tjetër turdhe të madh për H2k, kur ata morën pjesë në ESWC, ndonëse ata sërish duhej të përdornin një zëvendësim sikurse disa muaj më parë në Arbalet Europe. Ata ishin paska më të suksesshëm këtë herë, duke u eleminuar në fazën e dytë të grupeve dhe vetëm përshkak të diferencës në runde dhe disa polemikave. Landström ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij me një vlerësim mjaft të mirë 1.14.
Menjëherë pas ESWC, njëri nga turnet më prestigjoz online u zhvillua – fnatic PLAY BEAT IT finals. H2k mposhti ekipe si Cheap Times, Frag eXecutors dhe në finale mTw për të fituar vendin e parë, ndërsa Landström ishte lojtari më i mirë i turneut. Ai përfundoi me vlerësim 1.23 dhe u dallua veçanërisht në çerekfinale kundër Cheap Times. Ai pati ndoshta ndeshjen e tij më të mirë të vitit kundër danezëve, duke shënuar rezultatin e tij personal 30-19 në mapin e parë dhe më pas një 39-15 të mahnitshëm në mapin e 3-të. Gjatë mapit të parë në de_train, ai gjithashtu bëri edhe rundin e tij të vitit.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=j5sSAsJX0T8[/youtube]
Turneu i radhës ishte Arbalet Cup Dallas, ku Landström ishte sërish në kulmin e formës së tij me një vlerësim 1.14, por më e rëndësishmja duke shkëlqyer përsëri në disa ndeshje të rëndësishme. Këtë herë ishte kundër SK në çerekfinale, ku ai ktheu peshoren në favor të ekipit të tij me rezultatet personale 30-20 dhe 29-21 në mapin e 2-të dhe të 3-të, përderisa ata i fituan të dyja me rezultat 16-14. Ai vazhdoi më vonë në ndeshjen për vendin e 3-të, duke pasur rezultatin 33-19 në mapin e parë kundër Evil Geniuses në një tjetër fitore 16-14, por fatkeqësisht nuk ishte e mjafueshme pasi ata humbën dy mapat e radhës dhe përfunduan në vendin e 4-të.
![[Image: 1279315943.39.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2756-medium/1279315943.39.jpeg)
WCG Nordic u zhvillua disa javë më vonë dhe Landström pati një turne solid me vlerësim 1.06, por ishte akoma lojtari i 7-të më i mirë, përderisa ekipi përfundoi në vendin e 4-të. Ai pati një tjetër performancë të mirë kundër SK në semi-finale, me rezultat 34-24.
Në mesin e gushtit, pas disa trazirave me H2k, Lions nënshkruan me Landström dhe me ekipin e tij, ndonëse duke lënë bashkëlojtarin e vetëm që ai e pati që nga fillimi i vitit, Wallsten. Turneu i tyre i parë si pjesë e Lions ishte ASUS Summer në Kiev, ku ata përfunduan në vendin e parë dhe Landström pati vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.28) pa asnjë performancë të dobët në asnjërën ndeshje dhe përfundoi si lojtari i 2-të më i vlerësuar në përgjithësi.
Një udhëtim për në Kinë i priti Lions për MSI BEAT IT dhe Landström pati një shfaqje mesatare, me disa ulje dhe ngritje, përderisa ekipi i tij përfundoi në vendin e 3-të. World Cyber Games erdhi në fund të shtatorit dhe pjesëmarrja e Lions në një nga turnet më të mëdhenj ishte jetëshkurtër pasi ata u eleminuan nga Na`Vi në rundin e parë të playoffit. Por, Landström arriti të lë gjurmët e tij në fazën e grupeve, duke pasur rezultatin personal 33-18 në fitoren kruciale të ekipit të tij kundër Evil Geniuses, që i lejoi ata të kalojnë në grupin e vdekjes.
Në DSRack LAN #3, duke qenë se ekipi i tij morën pjesë në turne me një zëvendësim përsëri, ai ishte lojtari më i vlerësuar i tyre me vlerësim të shkëlqyer 1.20, përderisa ata përfunduan në vendin e 3-të. Performanca e tij më e dalluar ishte në ndeshjen përcaktuese për vendin e 3-të kundër mTw, ku ai u vlerësua 1.32 gjatë dy mapave. Disa ditë më vonë në KGC #2 ata u mposhtën nga fnatic, përderisa Landström luajti mesatarisht.
Gjatë muajve të fundit Lions gjithashtu morën pjesë në garat online, EPS Nordic III dhe IEM5 European Championship. Në IEM5 Landström ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit me vlerësim 1.14, me disa performanca të mira, duke përfshirë atë kundër mousesports (32-19) në mapin e dytë, që shkoi në vazhdime. The Nordic league shkoi edhe më mirë për atë dhe për ekipin e tij, pasi ata përfunduan të dytët dhe Landström si lojtari i 7-të më i mirë i sezonit (1.18).
Në turneun e fundit kryesor LAN të vitit, DreamHack Winter, Landström ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit (1.10), veçanërisht duke shkëlqyer në ndeshjen e tyre për vendin e 3-të kundër Frag eXecutors, duke ndihmuar ekipin e tij të përfundojë sërish në top 3 në një turne të madh.
![[Image: 1290849643.81.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3127-medium/1290849643.81.jpeg)
Duke bërë hapin e ardhshëm
Në dhjetor, ai përfundoi duke e lënë ekipin i të cilit ishte i vetmi lojtar konstant gjatë gjithë vitit, pasi ai pranoi një ofertë nga fnatic, të cilën ai nuk mundi ta refuzojë. Transferimi te organizata me bazë australiane në vetvete flet shumë për progresin e tij, pasi vetëm 12 muaj më parë ai ishte një lojtar i panjohur ndërkombëtarisht dhe tani është pjesë e njëres nga ekipeve më të mira në botë.
Sa i përket arritjeve individuale, edhe pse ai nuk fitoi asnjë çmim zyrtar, performanca e tij në turneun fnatic PLAY BEAT IT mund të konsiderohet e denjë për Lojtarin më të Mirë. Dhe përderisa performanca e tij në turnet LAN është ajo që na intereson, Landström ishte më shpesh sesa jo lojtari më i mirë i ekipit të tij dhe gjithashtu shpesh në mesin e lojtarëve më të mirë të një turneu në përgjithësi, me praktikisht jo performanca të këqija. Përveç kësaj, ai ka pasur shumë performanca individuale të shkëlqyera në ndeshje të rëndësishme kundër emrave të mëdhenj si fnatic, SK dhe mTw.
Gjithashtu mund të jetë interesante të përmendet loja e tij e shkëlqyer në de_tuscan, pasi vlerësimi i tij 1.36 në këtë map qëndron vërtetë lartë në krahasim me vlerësimin e tij të përgjithshëm 1.10. Vetëm një lojtar pati vlerësim më të mirë se ai në këtë map (Andreas "moddii" Fridh) dhe madje ai është më i mirë vetëm me një diferencë të vogël, që e bënë Landström njërin nga lojtarët më të mirë në botë në këtë map.
|
|
|
| e-mail@esportskosova.com |
|
Posted by: WeapoN - 10-26-2020, 08:16 PM - Forum: Të rejat & Info
- Replies (88)
|
 |
Ata qe kan qef me pas e-mail t`verifikume n`hotmail me @esportskosova.com, klikoni këtu
deri tash 313 antar kan qel add`n me @esportskosova.com.
Ju faleminderit
eSportsKosova staff.
WeapoN
|
|
|
| Top 20 lojtarët e vitit 2010: Zeus(19) |
|
Posted by: XLN7 - 10-25-2020, 01:04 PM - Forum: Skena ndërkombëtare
- Replies (2)
|
 |
Në vendin e 19-të të listes sonë Top 20 lojtarët e vitit 2010 kemi liderin më të mirë të vitit, Danylo "Zeus" Teslenko, i cili gjithashtu ka treguar që duke e pasur atë rol në ekip nuk do të thotë të humbni aftësitë tuaja për fragging.
Informacion bazë
![[Image: 1267607968.19.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2499-medium/1267607968.19.jpeg)
Lojtari: Danylo "Zeus" Teslenko
Ekipi: Na´Vi
Mosha: 23
Arritjet ekipore në 2010:
1st - IEM4 World Championship, ESWC 2010, WCG 2010, Arbalet Cup Dallas, DreamHack Winter 2010, Arbalet Cup Best of Four, Arbalet Cup Asia
2nd - Arbalet Cup Europe
3rd - GameGune 2010, IEM5 Global Challenge Shanghai
Statistika nga turnet kryesor LAN në 2010:
Vrasje për rund: 0.72
Vdekje për rund: 0.63
Vlerësimi: 1.08
Mapat e luajtura: 127
Njeriu i ndeshjes: 14 herë më i vlerësuari në ndeshje
Turneu më i mirë: Arbalet Cup Best of Four
Mapi më i mirë: de_train
Statistika më e rëndësishme: Fraggeri më i mirë i Arbalet Cup Best of Four (368 vrasje)
Kah fundi i një 2009 disi të trazuar për të, në të cilin ai ishte lojtar i disa ekipeve të ndryshme, Danylo "Zeus" Teslenko u bashkua me disa yje të tjerë ukranian dhe u caktua lider i atij ekipi.
2010 tregoi të jetë shumë më ndryshe për atë me këtë përbërje që nuk ndryshoi gjithë vitin, por në vend të kësaj ka shtyer ekipet tjera të ndryshojnë përbërjet e tyre përshkak të dominimit të ukrainasve. Bashkëlojtari i tij Sergey "starix" Ischuk së fundi ka deklaruar që guximi dhe besimi i Teslenkos ishin disa nga çelësat e suksesit të tyre në 2010 dhe pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte një nga yjet kryesore të ekipit, kontributi i tij për këtë sukses ishte i çmueshëm.
Ngritja në famë
Duke luajtur nën ngjyrat e ekipit KerchNET në turneun e tyre të parë të madh, IEM4 European Finals, ata u pozicionuan në vendin e 5-të dhe për këtë arsye arritën të kualifikohen për turneun më të madh të vitit - IEM4 World Championship. Gjatë European Finals, ata ngritën kokën lartë kur bënë një nga kthimet më të mëdha të vitit në ndeshjen e fazës së grupeve kundër mTw, duke fituar 14 runde radhazi pasi u mposhtën në pjesën e parë 3-13. Teslenko ishte njëri nga lojtarët kryesor në atë ndeshje, po ashtu edhe në ndeshjen përcaktuese për vendin e 5-të ditën tjetër kundër oXmoze, ku ai regjistroi vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.99) në mapin e dytë.
![[Image: 1264944123.23.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2453-medium/1264944123.23.jpeg)
Disa javë më vonë, në fund të janarit, ata morën pjesë në Arbalet Cup Asia, që i mbledhi ekipet më të mira nga hemisfera lindore. Këtë herë duke luajtur me emrin /A/, ata arritën të fitojnë titullin e tyre të parë të vitit dhe Teslenko mori çmimin Lojtari më i Mirë i turneut. Ai e fitoi çmimin duke iu falenderuar guximit të tij në çerekfinale kundër TyLoo.raw dhe veçanërisht në finale ndaj forZe, ku ai bëri rundin e tij më të mirë të vitit duke fituar një situatë 1me5.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=A0BmD4Xdk1M[/youtube]
Marsi erdhi dhe ishte koha për IEM4 World Championship në Hannover, ku ekipi (tani me emrin zyrtar Na´Vi), fituan titullin e tyre të parë të madh të vitit dhe u bënë një forcë për të cilën duhej menduar. Teslenko pati një turne mjaft të mirë individual, duke përfunduar si lojtari i 7-të më i vlerësuar (1.14). Kontributi i tij më i madh individual erdhi në ndeshjen kundër mousesports, ku ai ishte lojtari më i vlerësuar i ekipit në të 3 mapat.
Në turneun e radhës të ekipit, Arbalet Cup Best of Four, ku ata duhej të tregonin që suksesi i tyre i mëhershëm nuk ishte gjë që ndodh vetëm një herë, forma e Teslenkos arriti kulmin dhe ai kontriboi shumë për të fituar një trofe tjetër. Në garë me yjet nga fnatic dhe SK, si dhe nga ekipi i tij, Teslenko përfundoi si fraggeri më i mirë i turneut dhe lojtari i dytë më i vlerësuar (1.18). Ai ishte vlerësuar më së shumti në 5 ndeshje, të cilat ishin në dy ditët e para të turneut kur Na´Vi mbledhën shumicën e pikëve të tyre dhe praktikisht e siguruan fitoren në këtë turne.
![[Image: 1270906139.35.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2546-medium/1270906139.35.jpeg)
Arbalet Cup Europe erdhi më pas dhe Teslenko ishte sërish mjaft solid me vlerësim 1.10, duke u dalluar në semi-finale kundër mTw si lojtari më i vlerësuar i ekipit gjatë 2 mapave. Megjithatë, përfundoi si turneu i vetëm ku Na´Vi humbën pasi arritën finalen, duke u mposhtur nga fnatic.
Në DreamHack Summer, Na´Vi sërish u ndal, duke humbur nga SK në çerekfinale, por Teslenko nuk zhgënjeu me vlerësim 1.16 si lojtari i dytë më i mirë i ekipit, ndonëse ai shkëlqeu më së shumti në fazën e grupeve. ESWC në Paris erdhi menjëherë më pas dhe e solli ekipin prapë në krye pas një tjetër titulli të madh. Teslenko e përfundoi turneun me një vlerësim mesatar 1.00, por nëse shikojmë performancën e tij më nga afër, do të shohim se këtë herë ai u dallua në playoff, kur është më me rëndësi dhe kundër opozitës më të fortë. Edhe pse ai ishte vetëm lojtari i katërt më i mirë i ekipit në playoff, ai regjistroi vlerësim të shkëlqyer 1.14 në ndeshjet e tyre kundër fnatic, mTw dhe SK në rrugën për vendin e parë.
Arbalet Cup Dallas ishte ndalesa e tyre e radhës, një turne mesatar për Teslenko, pasi ai nuk luajti në veçanti mirë, por ai gjithashtu nuk zhgënjeu në asnjë mënyrë derisa po e udhëhiqte ekipin drejt një fitore tjetër të madhe. Vetëm disa ditë më pas në GameGune, ai regjistroi vlerësimin e tij më të mirë të vitit (1.26, lojtari i 8-të më i mirë i turneut), por ekipi përfundoi vetëm në vendin e 3-të. Këtë herë ai luajti mirë kundër disa kundërshtarëve më pak të rrezikshëm, si në fazën e grupeve ashtu edhe në playoff kundër bet4gamers dhe k1ck.
Një rënie në formë në pjesën e dytë të vitit
Menjëherë pasi vizituan Shtetet e Bashkuara dhe Spanjën, Na´Vi udhëtuan në Kinë për IEM5 Global Challenge Shanghai, ku Teslenko pati turneun më të keq të vitit. Duke regjistruar vetëm vlerësimin 0.79, ai ishte lojtari më i dobët i ekipit, por ata prapë se prapë arritën të përfundonin në vendin e 3-të. Në fund të gushtit, erdhi edhe një tjetër vend i 3-të për Na´Vi në ASUS Summer, derisa Teslenko pati një turne tjetër mesatar.
Në fund të shtatorit ishte koha për të shkuar në Shtetet e Bashkuara sërish, këtë herë në Los Angeles dhe për të marrë pjesë në World Cyber Games. Teslenko nuk zhgënjeu por as nuk u dallua shumë, me disa performanca të mira në playoff kur po udhëhiqte ekipin e tij drejt një trofeu tjetër. Ai ishte lojtari më i vlerësuar në mapin e dytë të semi-finales kundër Frag eXecutors dhe më vonë edhe njëherë në mapin e 3-të të finales epike kundër mTw, duke vendosur rezultatin 34-24 pas dy vazhdimeve.
![[Image: 1286155276.17.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/2981-medium/1286155276.17.jpeg)
Udhëtimi radhës ishte për në Kinë dhe nuk ishte shumë i suksesshëm për Teslenko dhe ekipin e tij, pasi ata përfunduan në vendin e 4-të në WEM. Ai luajti mirë në dy fitoret e tyre dhe jo shumë mirë në dy humbjet. Pas kësaj, në turneun e fundit të vitit, DreamHack Winter, ai ishte sërish, ashtu si në 3 turnet e tij të kaluar, lojtari më pak i vlerësuar në ekipin e tij, por këtë herë me një vlerësim të mirë 1.09 pasi i udhëheqi ata drejt një trofeu tjetër.
Në të njëjtën kohë, Na´Vi me lehtësi siguruan vendin e parë në fazën e grupeve online të IEM5 European Championship dhe një vend në IEM5 European Championship Finals. Teslenko luajti shumë mirë gjatë këtyre ndeshjeve me një vlerësim 1.14, edhe pse ai ishte akoma lojtari më vlerësimin më të dobët në ekip.
Lideri më i mirë i vitit
Ne mund të themi pa asnjë dyshim në mendje se Teslenko ishte lideri më i mirë në vitin 2010. Dhe kjo nuk është e bazuar vetëm në statistikat e tij individuale krahasuar me lojtarët e tjerë në atë rol, por gjithashtu në faktin që ai udhëheqi ekipin e tij drejt 8 finaleve të turneve të mëdhenj vitin e kaluar dhe e humbi vetëm njëren prej tyre. Gjatë gjithë vitit u bë një fakt i njohur se sa mirë e lexon ai lojën dhe e analizon lojën e kundërshtarit para dhe gjatë ndeshjes, kështu që ai e vendosi atë në punë kur ishte më së shumti e nevojshme, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht në fitmin e 7 prej 8 finaleve.
Përveç 7 trofeve të ekipit të tij, ai gjithashtu ka fituar një çmim individual (Lojtari më i Mirë i Arbalet Cup Asia) dhe ishte gjithashtu fraggeri më i mirë në Arbalet Cup Best of Four. Megjithatë, ai pati një rënie një formë në pjesën e dytë të vitit, që e pengoi atë të ishte më lartë në listë, meqë ai e zë pozitën e 19-të.
|
|
|
|