eSportsKosova - Gaming Community
Maqedonia gati për NationsCup - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: Maqedonia gati për NationsCup (/thread-1651.html)



Maqedonia gati për NationsCup - XLN7 - 11-12-2020

Kapiteni i Maqedonisë, Aleksandar "helius" Kiselinov ka mbledhur një përbërje prej pesë lojtarëve për të përfaqësuar kombin në NationsCup XIV.

Ekipi - i cili është i njëjtë me atë që mposhti Full-Gaming me 19-11 në World Cyber Games 2010 në Los Angeles - është i përbërë nga katër lojtarë të Gamersject dhe nga Kiril "kIRIL" Ognenov.

Herën e fundit kur Maqedonia ishte përfaqësuar në NationsCup ishte edicioni i trembëdhjetë i kualifikimeve, në të cilin ata dështuan të kalojnë më tutje.

Për sezonin aktual, Maqedonia është vendosur në rundin e parë të kualifikimeve, ku ata do të duhet t'i kryqëzojnë shpatat me Kroacinë.

"Vitin e kaluar ne nuk patëm fat të kalojmë dy rundet e kualifikimeve dhe me një fitore dhe një humbje, ne u eleminuam nga gara. Këtë vit, ne synojmë të hymë në grupe dhe nëse e bëjmë këtë, do të vendosim një qëllim të ri varësisht nga kundërshtarët tanë", tha Kiselinov për HLTV.org.

"Ky ekip është me të vërtetë i mirë dhe e tregoi këtë në WCG, ku mungesa e përvojës pati efektin e vet. Ekipi mësoi shumë atëherë dhe ky është një mjedis i ri për të treguar cilësitë tona"


Maqedonia do të ketë përbërjen e mëposhtme për NationsCup XIV:

[Image: mk.gif] Jovan "KaLaN" Kalanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Anel "NeNo" Cekovic (Gamersject)
[Image: mk.gif] Jovan "N1GHTMARE" Derebanoski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Vlatko "CI@" Sekovski (Gamersject)
[Image: mk.gif] Kiril "kIRIL" Ognenov


Re: Maqedonia gati për NationsCup - Lizardi - 12-05-2020

CI@ NENO ajde qarrtnu Smile


Re: Maqedonia gati për NationsCup - uranglobal - 12-05-2020

GOGOGOGOGOGO!


Re: Maqedonia gati për NationsCup - jazon - 12-06-2020

po shum kan mrrri kta dostat Tongue\\

NENO & NIGHTMARE (L)


Re: Maqedonia gati për NationsCup - shadowi - 03-25-2021

hf.


Re: Maqedonia gati për NationsCup - Jo :) - 03-25-2021

shadowi Wrote:hf.
O "spammer" me plote kuptimin e fjales.. Kqyre kur u bo ky post niher, edhe moti u kry ky event qe i thush hf. Kadal po vdek per poste e per 1 grad "Antari i muajit".. Edhe niher qishtu i kthen n`top temat me poste palidhje, ki mu denu.


Re: Maqedonia gati për NationsCup - swed - 03-25-2021

gogo
hajde c!@


Re: Maqedonia gati për NationsCup - wam - 07-29-2021

GOGOGO