Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,854
» Latest member: kqkt
» Forum threads: 38,150
» Forum posts: 351,858

Full Statistics

Online Users
There are currently 634 online users.
» 0 Member(s) | 631 Guest(s)
Baidu, Bing, Google

Latest Threads
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 23
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 38
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 220
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 577
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 568
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 391
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,370
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 108,992
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 163
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 7,056

 
  Supersonic Magnum super i shpejtë
Posted by: iceboy - 01-02-2021, 11:12 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 09-Supersonic4.jpg]

Kompania amerikane “Patriot” ka prezantuar në panairin CeBIT pasardhësin e USB memories së shpejtë Supersonic, tani me performansa edhe më të larta. Supersonic Magnum është linjë e USB memorieve e cila vjen me kapacitet deri 128 GB, ndërsa kjo kompani blerësit potencialë nuk do t’i zhgënjejë as sa u përket performansave.
Memoria përkrah interfejsin USB 3.0, që në kombinim me kontrollorin 8-kanalesh i mundëson Supersonic Magnumit shpejtësi të leximit të të dhënave prej 200 MB/s dhe të shkrimit prej 110 MB/s. Çmimet tani për tani nuk dihen. “Patriot” ka prezantuar edhe versionet e SSD-ve të veta të bazuara në kontrollorin SandForce SF-2200, linjën e re Wilffire të zgjidhjeve me kapacitet deri 256 GB dhe shpejtësi të leximit dhe shkrimit të të dhënave prej 500 MB/s.

Print this item

  Japonezët krijuan robotin më real në botë (video)
Posted by: iceboy - 01-02-2021, 11:11 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 10-roboti,-rrotulluese,-ne-vend-te-sportit4.jpg]

Shkencëtarët japonezë kanë arritur të krijojnë robotin Geminoid, i cili duket pothuaj njëjtë si njeriu. Ai është krijuar sipas pamjes së profesorit Henrik Scharfe, nga universiteti Alborg në Danimarkë dhe duket identik me të. Ky robot, pos që ka dukej më reale të njeriut, mundet edhe të lëvizë dhe të flasë. Shkencëtarët shpresojnë se pikërisht ky robot do të japë përgjigjë në pyetjet më themelore: çka është njeriu, çka është prania, çka është marrëdhënia dhe çka është identiteti.
Në Geminoid janë përdorur softuerë të avancuar që mundësojnë lëvizjen e fytyrës dhe të folurit, ndërsa është krijuar me qllim të avancimit të shkencës dhe të filozofisë se androidit.
Para gjashtë vjetëve ishte krijuar geminodi i parë, i pagëzuar HI-1, kurse ai i ngjante ideatorit të tij profesorit Hiroshito Ishigura.
Në pranverë të vitit 2010 u krijuar roboti femër Geminoid F, i cili ishte version më i thjeshtë i origjinalit. Tashti mund të pritet versioni i avancuar edhe i robotit femër. Duke e njohur këmbëngulësinë dhe fanatizmin e japonezëve, për këtë sipas të gjitha gjasave nuk do të pritet gjatë.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=uzwK02OYrTk[/youtube]

Print this item

  3 video | AfterEffects | SMmedia
Posted by: fREELife - 01-02-2021, 09:56 AM - Forum: Punimet - Replies (8)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=rB0nZt8BHxY[/youtube]

ktu osht i njejti njeri ne 2 vende.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=T-c97PAW9ww[/youtube]

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=G59fpgnOr_Q[/youtube]

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=qgFz5y_g4wI[/youtube]

Print this item

  CeBIT: Samsung prezanton një LCD transparent
Posted by: iceboy - 01-01-2021, 06:25 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: Samsunga_123369936.jpg&size=article_medium]

Divizioni i kompontenteve i Samsung ishte një prej stendave më tërheqëse për vizitorët e panairit të teknologjisë CeBIT, dhe këtu rol të madh pati njësia transparente LCD me madhësi 46 inç, e cila mund të thuhet se është e para e llojit të vet në tregun botëror.

E prezantuar para PC Advisor si “diçka argëtuese”, ekrani disi duket sikurse një dritare me elemente të ekranit që lëvizin përreth xhamit. Ju mund të shihni në ekran çdo gjë në formë të qartë, por ju gjithashtu mund të shihni edhe çka po ndodh prapa; ndoshta një pamje të bukur drejt qytetit.
Reflektimet në kuadër të CeBIT shkaktojnë konfuzion, megjithatë kolegu ynë David Price nga PC Advisor, thekson se modeli i krijuar nga Samsung aranzhohet mirë dhe mban elementet të duken qartë.

Ideja është e tillë që gjatë ditës ndriçimi të mos bëhet me ndriçim nga prapa, por me depërtimin e rrezeve të diellit drejt njësisë (paramendoni një dritare që shërben edhe si TV). Një përfaqësues i Samsung ka theksuar se 90% e konsumimit të rrymës së një LCD monitori thithe prej ndriçimit nga prapa, duke e bërë kështu këtë teknologji të re një faktor kyç në terme të reduktimit të kostos dhe ruajtjes së ambientit.

Në momentin që bie muzgu ekrani transparent mund të bëhet më pak i dukshëm por në këtë pikë ju mund të vëni në funksion ndriçimin nga prapa. Samsung gjithashtu ka demonstruar edhe dy anele solare që mund të ruajnë energji gjatë ditës dhe të vënë në funksion gjërat gjatë natës.

Zyrtarët e kësaj kompanie po mbajnë shpresa të larta për të ardhmen me teknologjinë e tyre dhe prodhimi në masë pritet që të fillojë gjatë këtij viti. Prototipi është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe detajet tjera ishin mjaft të mangëta – si rezolucioni apo edhe çmimi. Megjithatë pritet që pas disa javëve të kemi më shumë informata për ju. /pcworldalbanian

Print this item

  HP Omni Pro 110 është produkti i ri për biznese
Posted by: iceboy - 01-01-2021, 06:23 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: thumbnail.php?file=HP_Corp_logo_39229401...cle_medium]

HP ka prezantuar gjatë ditës së sotme një model të ri në kuadër të linjës së saj Omni të orientuar kah bizneset, përkatësisht modelin HP Omni Pro 110.
Njësia e re “Të-Gjitha-Në-Një” ofron të gjitha aftësitë e nevojshme për produktivitet dhe përpunim të detyrave të shumta për një përdorues të zakonshëm të nivelit të biznesit, e në anën tjetër gjithashtu eliminon rrëmujën e panevojshme nga tavolina, meqenëse dizajni i tij është i tillë që nuk ka nevojë për shtëpizë të ndarë.


Kombinuar me një monitor atraktiv, tavolina nuk do të jetë aq e ngarkuar dhe gjithashtu do të ofrohen të njëjtat kombinime dhe veçori sikurse për një desktop PC. Omni Pro 110 veçohet me një ekran 20 inç (anti-glare) që ka rezolucion 1,600 x 900 piksela, dhe që është në gjendje të lëshojë video në format 720p. Përdoruesit mund të përzgjedhin konfigurime të ndryshme, përfshirë procesor Intel Pentium ose Intel Core 2 Duo, deri në 4GB RAM, dhe hard disqe me kapacitet deri në 1TB.

Në dizajnin “Të-gjitha-në-një” janë të integruara veçoritë për rrjet dhe bashkëpunim, kartela për wireless 802.11 b/g/n, ueb kamera, altoparlantët dhe një mikrofon. Gjithashtu përdoruesit do të gjejnë edhe një LightScribe DVD Writer, një lexues 6-në-1 për kartela të memories dhe një përzgjedhje të sistemeve operative si Windows 7, RedFlag Linux dhe FreeDos.

Omni Pro 110 do të veçohet gjithashtu edhe me menaxhim të energjisë, dhe me softuerin opsional HP Power Assistant që do të reduktojë shpenzimin e panevojshëm të energjisë. Omni Pro 110 gjithashtu ka versione të kualifikuara me Energy Star.

Omni Pro 110 do të paraqitet në treg me një çmim prej 640 dollarë dhe do të mund të porositet nga ueb faqja e HP-së, ndërsa vlen të theksohet se pavarësisht se ka dizajn “të-gjitha-në-një” ai do të mund të avancohet dhe riparohet me pjesë me shumë pak mundim. /pcworldalbanian

Print this item

  AMD lanson kartelë të re grafike, me dy GPU
Posted by: iceboy - 01-01-2021, 06:22 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: radeonHd6990_277154556.jpg&size=article_medium]

AMD ka paraqitur në treg një kartelë të re grafike të nivelit të lartë të cilën e ka emërtuar HD 6990 dhe që në fakt paraqet një fuqi monstruoze për kompjuterin tuaj, po që se ai ka shtëpizë me madhësi të mjaftueshme për t’i bërë vend asaj.
Kartela grafike zë dy vende në pllakën amë të kompjuterit tuaj por në anën tjetër sjell dy GPU 6970 në një vend dhe 4GB GDDR5 (2GB për GPU). Keni parasysh se ju duhet të keni një furnizues të rrymës që do të jetë në gjendje të përballojë kërkesën e rrymës prej 375 vat, ndërsa në anën tjetër AMD ka ofruar mundësinë edhe të përdorimit të një butoni që esencialisht rrit kapacitetin e kartelës grafike dhe në këtë rast kërkohet 450W energji elektrike.


E nëse dëshironi t’ia nxirrni yndyrën KEK-ut atëherë dhe kompjuterit tuaj atëherë HD 6990 mund të përdoret edhe me dy monitorë në të njëjtën kohë, dhe në këtë formë ju mund të përdorni teknologjinë Eyefinity me një kartelë të vetme.

Tech Report ka bërë një analizë të kartelës dhe në bazë të asaj që shihet mund të thuhet lirisht se është pothuajse kartela më e mirë në treg, në kategorinë e solo-kartelave. Vetëm zgjidhja e NVIDIA-së, GeForce GTX 580 SLI, renditet para saj.

Kostoja e kartelës është 699.99 dollarë kështu që mendohuni mirë para se të investoni në kompjuterin tuaj (e mendoni edhe për faturën tuaj të rrymës). E nëse i keni të hollat atëherë nuk keni se çfarë të mendoheni, sepse do t’ju sjellë në tërësi atë që kërkoni. /pcworldalbanian

Print this item

  Patrik "f0rest" Lindberg GameGune 2010 Highlights
Posted by: AuloN- - 01-01-2021, 03:07 PM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=7Kfnl49VAqc[/youtube]

Print this item

  Të mësojmë rreth Tokës
Posted by: AuloN- - 01-01-2021, 12:19 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (8)

-Toka-

-Toka është planeti i tretë i sistemit diellor.Toka është rreth 4,55 Miliard vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka një satelit i cili quhet Hënë. Supozohet që toka u formua si rezultat i shpërthimit të një ylli të madh. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen.

Forma dhe Madhësia e Tokë

-Aristoteli(Mendimtar i shquar) me zenien e henes ne te pa nje hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme te rrumbullaket mirepo i pari qe e vertetoi se toka eshte e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhtoi me anije rreth tokes.Toka e ka përafërsisht formën e topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka eshtë deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianeve pret një elipsë.Tani egzistojne mjete te shumta qe e vertotojne se toka ka forme te rrumbullaket si p.sh fotografite nga satelitet,udhtimi me tren etj. Forma elipsoide e tokes eshte marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit G qe e kishte zbuluar shkenctari anglez Isaac Newton ushtrohen ne te dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundervepron me forcen G te jugut ose anasjelltas per kete arsye toka nuk ka form plotesisht rrethore por Elipsoide.Madhesia e tokes eshte 510.000.000km².360.000.000km² prej tyre jane te mbuluara me uje kurse 150.000.000km² jane te mbuluara me toke.Rrethi i ekuatorit te tokes eshte pak me i madh se 40.000km.Rrezja ekuatoriale eshte 6378km kurse ajo polare 6357km.

Lëvizjet e Tokës dhe rrjedhojat e tyre

-Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit të vet që sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucion si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit.Rruga te cilen e pershkon toka quhet Orbit.

Ndërtimi i brendshëm i Tokës

-Edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e brndshëm të Tokës është pranuar ndarja e ndërtimit të brendshëm të saj në tri mbështjellje-gjeosfera: korja e Tokës ose litosfera,mbështjellësi i bërthamës ose (mantia-manteli) dhe bërthama e Tokës..

Relievi i Tokës

-Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentet e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit , gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf- formë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene).

Popullsia në Botë - Demografia
[Image: 500px-World_population.PNG]
Popullsia në botë sipas vendeve

Regards
deccLinne

Print this item

  Si Te Hapni Server Falas !
Posted by: dante - 12-31-2020, 04:45 PM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks - Replies (13)

Shkoni iTu <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.gameservers.com/free/" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.gameservers.com/free/</a><!-- m --> !! dhe skeni nevoj mu rregjistru e asisen vec kur e qet aty : Avaible. Claim Now ! Shtypeni ju kerkon me shkrujt ato numrat e shkronjat qe jep ne Foto ... Shkruni e-mail ku te merrni configurimet dhe zgjedhni sa e doni te zgjas (deri ne 3 h mundesh)... Pastaj te vjen messagi me link ku ke te dhenat ! ...
PS : E provova itash dhe ... Ishte me Steam Dhe Kjo Cry

Print this item

  Antonio 'cyx' Daniloski
Posted by: AuloN- - 12-31-2020, 01:15 PM - Forum: Zbavitje - Replies (15)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=QP2UIocwnko[/youtube]
R.I.P cyx Cry

Print this item