![]() |
|
Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? (/thread-2496.html) |
Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? - iceboy - 01-02-2021 ![]() Përparimi teknologjik i mjeksisë është shum i rëndësishëm veçanërisht viteve të fundit. Tani, ka shpresa për ato të cilët kohë më parë kanë humbur shikimin, që përsëri të shohin dritën e diellit. Bëhet fjalë për një retinë artificiale, përmes së cilës, personit të cilit i është vendosur kjo gjë mund të shikojë një fotografi të “dobët” prej 60 pikave të dritës, krahasuar me miliona të cilat mund ti shikojnë personat e shëndoshë. Por, sigurisht pajtoheni që së paku është diçka se sa asgjë apo jo? Edhe me retinë artificiale të vendosur, ato të cilët kanë të integruar këtë gjë nuk mund të shohin përmes syve të tyre natyral. Këto persona mbajnë paisje, në formë të syzave të diellit me një formë pak më të madhe, në të cilën është vendosur një kamerë, ku pastaj impulsat dërgohen dhe transmetohen deri tek pjesa tjetër e syzave. Transmetuesi pastaj dërgon impulsa deri më 60 elektroda të cilat në mënyrë hirurgjike janë ndërtuar në pjesën e pasme të syrit(në videon më poshtë mund të shihet si është bërë kjo gjë), kurse këto elektroda kalojnë përmes qelizave të dëmtuara të retinës dhe në mënyrë direkte stimulojnë qelizat nervore të cilat janë të lidhura me qendrën vizuale të trurit. Ndoshta ato të cilët do të kenë fatin të fitojnë këtë paisje nuk do të shohin si më parë botën me gjith ato ngjyra të mrekullueshme, por çdo rreze e vogël atyre do ju vjen mirë. Kjo paisje është miratuar në Europë tash më një kohë të gjatë, por furnizimi i saj aspak nuk është e lirë, diku 100.000 dollarë për një paisje./itshqip.com Video Re: Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? - uranglobal - 01-06-2021 Veq dashta me vet a osht e vertet ? Re: Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? - Lizardi - 01-07-2021 po po kom ni motii per kit pun se ka me ndertu diqka qe edhe verbrit me mujt me pa ! Re: Paisje që mundëson të verbërit të shohin përsëri? - Mister-X - 01-07-2021 Lajm i mir . Amo me mujt me ja rregullu qarkun me pa te pakten 50 % cka shohim na te shendoshit
|